TAGS-AT E JAVËS

Forum18 Dhjetor 2025, 15:36

Sali, nuk të shpëton dot dhuna!

Shkruar nga Spartak Ngjela

Sali, nuk të shpëton dot dhuna!

Kot po lodhen ata që e mbështesin Saliun në dhunën e tij, në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.  Asgjë nuk mund të arrijnë dot....

Berisha tha sot në Parlament për Partinë Socialiste:

Socialistët janë një parti: Vidh dhe Ik.

Kurse vet Saliu është non grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për veprim antiamerikan; dhe është në proces gjyqësor në SPAK, i akuzuar për korrupsion bashkë me dhëndrin e tij.

E kuptoni se në çfarë gjendje politike ndodhet opozita sot në Shqipëri?

Asgjëkund.

Atëherë?

Janë pa shpresë, kuptohet.

Kur partia e mundur në politikë në zgjedhjet e përgjithshme, bën trazira në Parlament, të jep të kuptuar se këta ose janë të marrë, ose duan të bëjnë revolucion me karriget e sallës së Parlamentit në Tiranë.

Qesharakë.

A kanë këta përkrahje shoqërore?

Asfare.

Atëherë: pse e dëgjojnë Saliun, i cili dihet ndërkohë nga politika amerikanë se nga kush ai drejtohet?

Por Saliu është edhe në një proces gjyqësor, i akuzuar nga SPAK për korrupsion në bashkëpunim me dhëndrin e vajzës së tij.

Atëherë?

Asgjë. Sepse SPAK dihet tani që profesionalisht ka ndihmën e ekspertëve që kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prandaj, kot po lodhen ata që e mbështesin Saliun në dhunën e tij, në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Asgjë nuk mund të arrijnë dot.

Sepse gjithçka po pritet çfarë do të vendosë SPAK, për akuzën e ngritur kundër Berishës dhe dhëndrit të tij.

Por, a po shqetësohet SPAK nga gjurulldia parlamentare e njerëzve të Berishës në sallën e Parlamentit të Shqipërisë?

Aspak.

Pse vërtet do ta përfillë Uashingtoni politik Saliun, në një kohë që e ka shpallur atë non grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Fare!

Atëherë, duhet të themi shprehjen e famshme, që, përpjekja e dhunshme e Saliut, do të kalojë: Nga asgjëja, në Hiç.

Si gjithmonë...

ngjela berisha spak

2 Komente

  1. S
    Sajmiri

    Pirdh pirdh se lirohesh avokat. Non lesh grata u mor vesh tani se si ,qysh e pse u be. Akoma me keto ti ?! . Sa budallalleqe ke keput kto vite , turp qe del me ne publik.

    1. A
      Arben

      Keta skane asnje fuqi popullore,biles keta nuk e duan as njeri tjetrin, ne 34 vite ne ate parti ka mbizoteruar forca,mashtrimi,grabitjet e grabitja e parave publike,shantazhet,dhuna dhe perjashtimet.Fatkeqesisht ne ate menyre u pasua pushteti,por megjithese shume e veshtire,por nese nderrohet duhet nje klan I ri politik, qe te them te drejten po bahemi mosbesues ndaj kuadro qe po drejton kete vend.

      Lini një Përgjigje