TAGS-AT E JAVËS

Forum 6 Mars 2025, 18:51

A e shkatërruan sanksionet ekonominë ruse siç pritej nga Perëndimi?

Shkruar nga Irena Beqiraj

A e shkatërruan sanksionet ekonominë ruse siç pritej nga

Pavarësisht sanksioneve të gjera, fabrikat ruse kanë vazhduar të sigurojnë komponentët dhe lëndët e para të nevojshme për të mbajtur makinën e luftës në punë...

Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, sanksionet më të mëdha janë vendosur ndaj Rusisë si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës. Fatkeqësisht, ky rast është bërë edhe shembulli më i madh i dështimit të sanksioneve për të arritur rezultatet e dëshiruara.

Produkti i brendshëm bruto (PBB) i Rusisë ra në -1.3% në fillim të luftës, por që atëherë është rikuperuar. Në prill 2024, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi se ekonomia e Rusisë do të rritej rreth 4% më shpejt se të gjitha ekonomitë e përparuara të botës atë vit, përfshirë SHBA-në rreth 4% , megjithëse është rritur inflacioni ne 9.5% edhe zhvlerësuar rubla .

Rusia vazhdon të ketë surplus të bilancit tregtar me rreth 130 miliardë dollarë.

Pavarësisht sanksioneve të gjera, fabrikat ruse kanë vazhduar të sigurojnë komponentët dhe lëndët e para të nevojshme për të mbajtur makinën e luftës në punë. Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen në vitin 2025 parashikohet të arrijë nivelin me të lartë prej 6% te PBB -se

Edhe ketë herë, optimizmi i madh i perëndimit tek "armët ekonomike" ishte ekzuberant duke injoruar sërisht atë qe na ka mësuar historia që sanksionet janë efektive në më pak se 10% të rasteve.

 Shumica e studimeve perëndimore mbi ekonominë ruse edhe sot fillojnë me bindjen se sa keq po ecën ekonomia ruse. Ky kuadër, i fokusuar në gjetjen e dhimbjes në ekonominë ruse duket shumë i varur nga paragjykimi i konfirmimit duke hequr dorë nga distanca intelektuale e nevojshme për të përcaktuar me saktësi rrënjët e dështimit të sanksioneve.

1. Arsyeja e parë përse saksionet nuk dhanë rezultatet e pritura është se sanksionet nuk ishin universale pra shumë vende nuk morën pjesë në regjimin e sanksioneve të Perëndimit. Sanksionet e pjesshme në një ekonomi te integruar globalisht krijojnë boshllëqe.

 Këto boshllëqe i kanë mundësuar kryesisht Rusisë të ruajë aksesin ndaj mallrave të sanksionuara dhe të vazhdojë aktivitetet e saj ekonomike. Prsh, përpara vitit 2022, Kazakistani i shiste Rusisë relativisht pak makineri elektrike. Pas pushtimit të Ukrainës, eksportet kazake u rritën më shumë se 7-fish. Si ishte në gjendje Kazakistani të rriste prodhimin kaq shpejt? Por në të njëjtën kohë ndodhi, qe importet kazake të makinerive elektrike nga BE gjithashtu u rritën ndjeshëm. Është shumë e qartë se Rusia po e përdorte këtë ish-republikë sovjetike si një mënyrë për t'iu shmangur sanksioneve. Sanksionet pjesore pothuajse gjithmonë dështojnë në arritjen e qëllimeve të tyre. Janë vetëm joefektive, por ka të ngjarë të bëhen kundërproduktive".

2. Lufta e gjeti Europën veçanërisht Gjermaninë ekonominë më të madhe europiane pa amortizatorë të sigurisë energjitike. Po ashtu rrjetet e shpërndarjes së burimeve energjetike midis shumë vendeve të BE-së ishin edhe janë të pamjaftueshme ose nuk ekzistojnë. Kanë qenë politikat e fshehta nationaliste të vendeve të ndryshme europiane të cilat kanë plotësuar dëshirat e natyrshme të kompanive kombëtare të energjisë për të monopolizuar tregjet e tyre, që kanë ndikuar qartë në kapacitetet e kufizuara të rrjeteve të shpërndarjes europiane. Pra më shumë se një treg të përbashkët energjitik europian, politikat e ndjekura kryesisht nga Gjermania në fushën energjitike krijuan Eurusinë, edhe shpallen Putinin "Perandor të Gazit". Ky konstilacion tregtar mund të funksiononte vetëm në paqe, ndaj Europa vazhdoi importoi gaz nga Rusia.

3. Burimet e bollshme natyrore të Rusisë e bënë ekonominë ruse shumë më elastike ndaj sanksioneve .

4. Jugu Botëror i lidhur që prej 2006 në një koalicion të quajtur BRICS, por jo vetëm (Turqia gjithashtu) vazhduan të mbështesin Rusinë. Gjate 3 viteve të luftës si Kina dhe India e kanë rritur sasinë e produkteve kryesisht lëndë të para te blera nga Rusia. Rusia gjithashtu ka reduktuar varësinë e saj nga importet duke rritur prodhimin në sektorë të tillë si bujqësia dhe prodhimi. Në gusht 2023, për shembull, India dhe Rusia nënshkruan marrëveshjen më të madhe ndonjëherë të drithit midis dy vendeve.

5.Qeveria ruse zbatoi masa fiskale dhe monetare të cilat kane vepruar ekonominë njësoj si dopingu në trupin e një atleti . Ato përfshijnë kontrollet e monedhës dhe subvencionet, për të stabilizuar ekonominë dhe për të mbështetur industritë kryesore, por nga ana tjetër kanë krjuar boshllëqe në kahun e investime infrastrukturore edhe në strukturën ekonomike të saj.

Ndaj paqja është e rëndësishme për Rusinë e cila edhe pse ja ka dalë të rezistojë nuk do të mund ta ushqeje ketë konflikt për kohe te gjatë.

Lini një Përgjigje