TAGS-AT E JAVËS

Forum 6 Mars 2025, 10:54

A është Kina "armik" apo thjesht një fuqi më e madhe ekonomike se Amerika?

Shkruar nga Irena Beqiraj
A është Kina "armik" apo thjesht një fuqi më e
Trump dhe Xi Jinping

Kina është thjesht një histori e madhe suksesi. Kjo është arsyeja pse ajo shihet nga Shtetet e Bashkuara si një armik. SHBA po i reziston realitetit. Europa nuk duhet ta bëjë këtë.

Thuhet se Kina është ekonomia e dytë më të madhe në botë dhe ka akumuluar kapital të madh fizik dhe njerëzor. E matur me kursin e këmbimit të tregut ,PBB e SHBA është ende rreth 40% më e madhe se ajo e Kinës.

Por kur matet me kursin e paritetit te fuqisë blerëse (PPP) ekonomia e Kinës e kapërcen atë të SHBA-së në 2016 dhe tani është rreth 20% më e madhe. Pra Kina ka fuqi blerëse globale më të madhe se SHBA.

A është Kina "armik" apo thjesht një fuqi më e

Kjo peshë më të madhe ekonomike globale mbeshtetet edhe ne madhësinë relative të sektorëve të prodhimit. Kina aktualisht përbën rreth 28% të prodhimit global krahasuar me 17% për SHBA. Sektori i prodhimit të Kinës është globalisht dominues. Kina eshte në qendër të - prodhimit global dhe ka krijuar marrëdhënie plotësuese me ekonomitë e përparuara. Kështu, që është e pamundur që Kina në ndonje mënyrë të dal jashtë zinxhirëve të furnizimit global .
Tashme Kina ka kaluar pragun vendimtar për sa i përket fuqisë teknologjike, e matur nga vlera e stokut të akumulimit të kapitalit fizik dhe njerëzor. Tani nuk shtrohet me pyetja është nëse, Kina do ta arrijë nivelin teknologjik SHBA-së, çështja është vetem kur.

A është Kina "armik" apo thjesht një fuqi më e

Kina ka krijuar tashmë 1.4 milionë stacione bazë 5G – më shumë se 60% e totalit në botë – me mbi 650,000 të ndërtuara vetëm vitin e kaluar.

Kina është thjesht një histori e madhe suksesi. Kjo është arsyeja pse ajo shihet nga Shtetet e Bashkuara si një armik. SHBA po i reziston realitetit. Europa nuk duhet ta bëjë këtë.

 

amerika kina

Lini një Përgjigje