TAGS-AT E JAVËS

Forum 5 Mars 2025, 14:51

Sulmet ndaj SPAK, një embargo e madhe e BE kundër Shqipërisë e fundos Ramën

Shkruar nga Spartak Ngjela
Sulmet ndaj SPAK, një embargo e madhe e BE kundër Shqipërisë
Spartak Ngjela

Prandaj Rama, si mendjelehtë që është dhe që mendon se ka forcë, është më mirë për të që të japë dorëheqjen dhe të shpetojë Partinë Socialiste dhe vetë gjendjen ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri.

Konflikti i hapur i korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri me Bashkimin Evropian, për Reformën në Drejtësi.

Tani që Rama dhe Berisha po bashkëpunojnë që të eliminojnë SPAK dhe reformën në drejtësi, kuptohet se ndërkohë u ka nisur frika se mund të akuzohen nga SPAK për korrupsion.

Por kot e kanë marrë përsipër këtë gjëmë që duan ti sjellin Shqipërisë.

SPAK i ka të gjitha dosjet antikorrupsion, kurse Bashkimi Evropian që e ka ndjekur reformën në drejtësi në Shqipëri, e ka kërcënuar Ramën me një embargo të thellë të Bashkimit Evropian ndaj Shqipërisë, nëse ai prek reformën në drejtësi, e cila po ndodhet aktualisht në fazën e fundit të saj.

Një embargo e madhe e BE kundër Shqipërisë, e fundos Ramën, dhe jo me akuzën nga e cila ai tani ka frikë, por si pasojë e një revolte të thellë shoqërore që mund të nisë nga shqiptarët për gjendjen e rëndë ekonomike të Shqipërisë, që do ta krijonte një rrethim me një embargo ekonomike dhe politike e vendosur nga Bashkimi Evropian.

Prandaj Rama, si mendjelehtë që është dhe që mendon se ka forcë, është më mirë për të që të japë dorëheqjen dhe të shpetojë Partinë Socialiste dhe vetë gjendjen ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri.

Fakti që Rama po ka frikë, kuptohet që Rama e di se përse ai do të akuzohet në të ardhmen.

Mendoj se tani shqiptarët e Shqipërisë do të jenë në pragun e një zhvillimi të ri pa Ramën, por edhe pa Berishën.

Të presim, dhe t'i shikojmë me vëmendje ngjarjet që po vijnë në zhvillimin e ri ekonimiko- shoqëror të Shqipërisë.

 

Lini një Përgjigje