TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle2024-08-16 14:12:00

Dhuna ndaj personazhit të TikTok, lirohet nga burgu Noizy

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna ndaj personazhit të TikTok, lirohet nga burgu Noizy

Reperi Noizy do të lirohet nga qelia me vendim të Gjykatës së Durrësit, ndërsa Kosova e ka shpallur në kërkim pasi e akuzon se ka dhunuar personazhin e TikTok, Medi Iseni.

Seanca gjyqësore për Rigels Rajkun u zhvillua ditën e sotme, ndërsa për t’u liruar reperi ofron 'garanci' pasurore 50 mln lekë të vjetra.

Gjykata vendosi lirimin e artistit kundrejt “Garancise Pasurore” që ai duhet të depozitojë.

Kujtojmë që Noizy është i akuzuar për plagosje të rëndë në një Club ne Peje te Med Isenit, pavarësisht se ky i fundit pas sherrit doli në Tik-Tok pas disa orësh duke rrëfyer historinë.

Ndërkohe Noizy ka hedhur poshtë akuzën duke mohuar pjesëmarrjen në konflikt.

Reperi pasi ‘bleu’ lirinë, menjëherë do të vazhdojë koncertet e tij sikur asgjë të mos ketë ndodhur.

Ende pa ‘marrë veten’ nga qëndrimi disa ditor në paraburgim, mbrëmjen e sotme Noizy niset flakë për në Sarandë, pasi me siguri fansave të tij i ka munguar tepër shumë.

Lini një Përgjigje