TAGS-AT E JAVËS

Kosova2026-06-07 15:35:00

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ publikon shifrat: Mbi 15% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 13:00

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ publikon shifrat: Mbi 15% e qytetarëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit mbi ecurinë e procesit zgjedhor në vend.

Sipas statistikave zyrtare, deri në orën 13:00 kanë votuar 15.87 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Në këto zgjedhje janë të regjistruar 2,092,174 votues, ndërsa 22,685 qytetarë po marrin pjesë për herë të parë në një proces zgjedhor.

Procesi i votimit po zhvillohet në 949 qendra votimi dhe 2,550 vendvotime të hapura në të gjithë territorin e Kosovës.

Autoritetet zgjedhore po vijojnë monitorimin e procesit, ndërsa qendrat e votimit do të mbeten të hapura sipas orarit të përcaktuar nga KQZ.

Gjatë ditës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u bëri thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të marrin pjesë në votime.

Lini një Përgjigje