TAGS-AT E JAVËS

Kronike2025-07-11 17:55:00

Tonelata me kokainë nga Amerika e Jugut drejt BE, SPAK jep detaje nga operacioni; kush është grupi kriminal që u godit

Shkruar nga Pamfleti

Tonelata me kokainë nga Amerika e Jugut drejt BE, SPAK jep detaje nga

Për 6 personat e tjerë, shumica e të cilëve ndodhen jashtë vendit, nuk është bërë ende i mundur arrestimi, janë lëshuar urdhër-arreste kombëtare dhe ndërkombëtare. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar dhe Europol, po punon për lokalizimin dhe kapjen e tyre”, njoftoi SPAK...

Një grup i strukturuar kriminal është goditur nga SPAK, i cili përmes një deklarate zyrtare bëri të ditur arrestimin e 7 personave, nga 13 që ishin nën hetim, si dhe sekuestrime të shumta.

SPAK bëri të ditur se operacioni është zhvilluar në qarqet, Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe Tiranë ndaj personave nën hetim për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine në vendet e BE. Sipas njoftimit zyrtar, ky grup ka trafikuar tonelata me kokainë, në të paktën 7 episode të ndryshme, ndërsa zbulimi i tij është bërë nga çkodimi i platformave SKY ECC dhe Encrochat. 

Ky operacion u krye në kuadër të procedimit penal nr. 177 të vitit 2023 dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nr 70, datë 10.07.2025.

SPAK njoftoi se 6 persona janë shpallur në kërkim.

Sipas Prokurorisë Speciale nën hetim ishin shtetasit M. Gj., A. A., K. M., S. M., D. H., J. (alias I.) M., A. Gj., L., (alias A.,) Ç., (alias H., I., Ç.,), L. L., S. L., E. D., V. R., dhe E (alias M.) R., të cilët, dyshohet se kanë marrë pjesë në aktivitete të paligjshme kriminale respektivisht në 11 (njëmbëdhjetë) episode.

SPAK njofton se 7 personat ndaj të cilëve u ekzekutuan masat e sigurisë janë: A. Gj., V. R., A. A., M. Gj., J. (alias I) M., S. L dhe E. D.

Ndërsa 6 personat në kërkim janë: K. M., D. H., E. R., L. L., S. M., L. Ç.

Sipas SPAK, shumica e tyre ndodhen jashtë vendit dhe nuk është bërë ende i mundur arrestimi, por janë lëshuar urdhër-arreste kombëtare dhe ndërkombëtare.

"Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar dhe Europol, po punon për lokalizimin dhe kapjen e tyre”, njoftoi SPAK.

Sipas Prokurorisë Speciale, nga hetimet e deritanishme ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat e dyshuar, në funksion të aktivitetit të paligjshëm në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të BE-së, me qëllim përfitimi monetar si dhe të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, kanë komunikuar mes tyre edhe me anë të aplikacionit të platformës së enkriptuar, “Sky EÇ”¸ komunikime të cilat janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë, në kuadër të ndihmës së ndërsjellët juridike në fushën penale.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këto momente ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat nën hetim M. Gj., K. M., S. M., J. (alias I.) M., A.A., D. H., A. Gj., L.,(alias A.,) Ç., (alias H., I., Ç.,), L. L., S. L., në 7 (shtatë) episode, gjatë viteve 2020-2021 kanë konsumuar elementët e veprave penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal.

Sasia e lëndëve narkotike të sekuestruara në këto 7 (shtatë) episode:

3585 kg kokainë

701 kg canabis sattiva

4.2 kg heroinë

Gjithashtu, i hetuari S. M., në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se ka konsumuar edhe elementët e veprave penale “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 298 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, lidhur me episodin e datës 8.1.2021, gjatë të cilit janë ndaluar nga policia në ujërat detare, 55 shtetasve sirianë, të cilët kanë patur destinacion Italinë”, theksohet në deklaratën e SPAK.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këto momente ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat nën hetim M. Gj., K. M., S. M., E. D., V. R., dhe E.(alias M.) R., gjatë vitit 2020 kanë konsumuar në 3 (tre) episode, elementët e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal (sipas ndryshimeve të pësuara me ligjin Nr. 144/2013, i cili ka qenë në fuqi në kohën kur ka ndodhur vepra penale). Këta të hetuar, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim tek funksionarë të drejtësisë, me qëllim lehtësimin e masës së sigurimit personal apo zbutjen e masës së dënimit në episodet respektive, kundrejt përfitimit të shumave monetare prej 7,500 euro, 4000 euro dhe 4000 euro.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar e provuar se i hetuari E. D., në periudhën objekt hetimi ka ushtruar funksionin e Shefit të Policisë Kriminale, njëkohësisht dhe Zv. Shef i Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, i cili, të dhënat e administruara në sistemin TIMS, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës i kanë vënë në dispozicion të personit nën hetim (K. M.,), duke konsumuar edhe elementët e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Also, pursuant to criminal decision No. 464 dated 10.05.2025, for the purpose of checking the premises, the arrest in flagrante delicto of citizen RU, resident of Tirana, was carried out, as a suspect for consuming the elements of the criminal offenses “Illegal possession and production of weapons, explosive weapons and ammunition”, and “Illegal production and possession of hunting and sporting weapons”, provided for by articles 278/2 and 280 of the Criminal Code. The materials related to this citizen have been referred to the Prosecutor's Office at the Court of First Instance of General Jurisdiction in Tirana.

The Prosecution has requested the Special Court of First Instance for Corruption and Organized Crime to conduct several inspections, requests which have been approved by the court, and the judicial police have executed 12 (twelve) decisions of the Court, as well as inspections (of apartments, vehicles, and people).

Seizures carried out so far:

– 5 (five) vehicles of different brands such as (Maserati, Porche, Audi RS6, Audi E TRON, Volkswagen Golf 8, Honda XADV motorcycle),

– 38,970 Euros,

– 200 Dollars,

– 8 (eight) mobile phones (some encrypted),

– 1 (one) sporting weapon,

– 40 7.62 mm caliber cartridges,

– suspected narcotic substance “cocaine”,

– various documents.

Investigations continue with the administration of evidence for other persons suspected of being involved in these illegal criminal activities.

Lini një Përgjigje