TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-06-29 15:10:00

Hakmarrja Agolli-Syzo, arrestohen autori dhe shoku i tij; policia nis kërkimet në liqen për armën

Shkruar nga Pamfleti

Hakmarrja Agolli-Syzo, arrestohen autori dhe shoku i tij; policia nis

Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri e regjistruar në Pogradec. Burime bëjnë me dije se policia ka shoqëruar një person, i cili dyshohet se ka qenë së bashku me autorin në momentin kur ndodhi sulmi.

Ndërkohë, autori i dyshuar, Nikolla Agolli, është lokalizuar dhe arrestuar në Përrenjas, pas një operacioni të koordinuar mes Policisë së Korçës dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Raportohet se, pas ngjarjes Agolli dhe personi që e shoqëronte kanë braktisur automjetin në zonën e Qafë Thanës dhe më pas janë larguar me një fugon, në përpjekje për t'i shpëtuar policisë.

Emri i Nikolla Agollit lidhet edhe me një tjetër ngjarje të rëndë. Në janar të vitit 2025, ai mbeti i plagosur me armë zjarri në një berberhane në Pogradec, ku dyshohet se u qëllua nga Sindi Syzo, vëllai i Brian Syzos.

Ngjarja e sotme ndodhi rreth orës 13:15, në lagjen nr. 3 të Pogradecit. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, dyshohet se Nikolla Agolli ka plagosur me armë zjarri në këmbë 35-vjeçarin Brian Syzo.

Sipas hetuesve, dyshohet se plagosja është motivuar nga hakmarrja për konfliktin e mëparshëm mes palëve. Paralelisht me hetimet, forcat e policisë po kryejnë kërkime edhe në liqenin e Pogradecit, pasi dyshohet se autori ka hedhur aty armën e zjarrit të përdorur në krim.

Kujtojmë se, Brian Syzo në vitin 2025 është ekstraduar nga Gjermania dhe ka qenë i akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Ky i fundit, ndërkohë është transportuar në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën e parë mjeksore dhe nodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lini një Përgjigje