TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-06-08 20:20:00

Aksion 'blic' në Vlorë, 5 të arrestuar për armëmbajtje pa leje

Shkruar nga Pamfleti
Aksion 'blic' në Vlorë, 5 të arrestuar për
Pamje ilustruese

Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion 'blic' mbrëmjen e sotme, i cili deri më tani ka çuar në arrestimin e pesë personave.

Paraprakisht, bëhet me dije se të ndaluarit akuzohen për armëmbajtje pa leje, ndërsa operacioni i ndërmarrë nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë vijon ende.

Detajet mbi identitetin e personave të arrestuar dhe rrethanat e ndalimit të tyre nuk janë bërë ende publike, ndërsa pritet që Policia të japë më shumë informacion pas përfundimit të aksionit.

Burimet saktësojnë se kontrollet në terren vazhdojnë, ndërsa hetuesit po punojnë për të zbardhur plotësisht aktivitetin e personave të ndaluar dhe lidhjet e mundshme të tyre me ngjarje kriminale.

Lini një Përgjigje