TAGS-AT E JAVËS

Forum2026-04-11 18:17:00

“Vegla” që po hipnotizon SPAK-un!

Shkruar nga Myslim Murrizi
“Vegla” që po hipnotizon SPAK-un!
Myslym Murrizi

Dhe “pritet” që së shpejti kushdo që do të ketë probleme me SPAK-un duhet të shkojë aty me “vegla” të këtij lloji me vete që t’i pushohet çështja ose të bëhet mosfillim fare i hetimeve.

Duke parë që SPAK-u ka kërkuar pushimin e hetimit për shefin e të gjitha tenderave që bëhen në Shqipëri, z. Jonaid Myzyri (rreth 3 miliardë euro në vit), si dhe mosfillimin e hetimit për skandalin seksual të anëtarit të KLP-së, Olger Eminaj, se i ka dhënë votën për drejtues të SPAK-ut Klod Brahos, dhe heshtjen e KLP-së për Olger “qefliun” e “veglave të seksit” dhe për prokuroren e Sarandës, Hava “Filxhanin”, që shkonte më shpesh te fallxhorja sesa në zyrën e prokurorisë, me syze 2500 euro, më lindi ideja që “vegla” që Olgeri u “prezanton” kapove të SPAK-ut paska pasur një dhunti hipnotizuese më shumë se çdo fallxhore të mendër drejtësisë së “re”.

Dhe “pritet” që së shpejti kushdo që do të ketë probleme me SPAK-un duhet të shkojë aty me “vegla” të këtij lloji me vete që t’i pushohet çështja ose të bëhet mosfillim fare i hetimeve.

Madje “pritet” që të ketë edhe një deklaratë të “fortë” publike në mbështetje të kësaj praktike “veglash” nga Komisioneri për Diskriminimin Publik, Robert Gajda Gërneta, që është komplet një “veglë” më vete e të gjitha “veg­lave” të tjera të institucioneve që mbrojnë me çdo “veglë” çdo hajdut pushteti si vegla qorre të atyre që i kanë në dorë e i përdorin si “vegla” e tyre.

Dhe BE pret që SPAK-u, si “vegël” e krijuar nga ndërkombëtarët, “vegla” të Sorosit, të hetojë 130 milionë euro fonde të vjedhura të AZHBR-së, 15 miliardë eurot e “grabitura” nga Bankers-i dhe hajdutët e politikës që kanë marrë miliona euro si “këshilltarë” ligjorë të Bankers-it, gjobën 120 milionë euro të falur të Anila Denajt, anijet rrangalla të Bangladeshit e shumë e shumë afera të tjera.

O ju raftë “vegla” në kokë me gjithë këtë drejtësi vegël që keni krijuar.

myslym murrizi spak skandalet

2 Komente

  1. A
    Agushi

    o lym je.i.madh,nuk te degjon kush, se SKAPIT ska kush t'i shkruaje, perveç teje

    1. b
      berberi

      Thone qe qeveria ka "blere" nje aparat qe tredh njerzit nga distanca dhe komandohet me telekomande. Duket si cudi, por situatat tregojne qe duhet te jete e vertete. Aparati duhet te jete ne zyren e Rames, prej nga ai me telekomande treth kuadro te ndryshme, si ne qeveri, drejtesi, media por edhe jashte kufijve te vendit. Nuk e di ne se i ben dhe synet njekohesisht?

      Lini një Përgjigje