TAGS-AT E JAVËS

Forum2026-07-18 19:11:00

The sound memory of antiquity and the map of a hidden heritage 

Shkruar nga Emin Azemi

The sound memory of antiquity and the map of a hidden heritage 

The last sounds of that iso-polyphony that were brought out of the depths of Labëria to become part of the myth of the Odyssey on the world's screens, leave us no room for premature triumphalism, but for a silent meditation on the fate of that heritage that we have often forgotten. This unexpected confrontation of our spiritual geography with the great global film industry shows that the world is not asking us to repeat its ready-made models, but that primitive and true force that still preserves the harsh texture of stone and time. 

In an era when visual art is in danger of being swallowed up by the perfect artificiality of technology and when world cinema is desperately seeking a return to the untouchable roots of humanity, the creative spirit of inquiry returns once again from the old caves of the Balkans. It is no coincidence that one of the most visionary directors of our time, Christopher Nolan, has chosen to build the soundtrack of his latest epic masterpiece on the living layers of labial iso-polyphony. This choice goes beyond a simple musical experiment, becoming a powerful manifesto of cultural survival, in a world that is forgetting how to communicate with its past. When Ludvig Göransson traveled in complete secrecy to the mountains of southern Albania, in those early mornings when light barely pierced the dense fog, he was not simply looking for an exotic melody but a sonic testimony that survives time. He was looking for that human drone that replaces the huge Western romantic orchestras and that carries within itself a tragic weight that fits so well with the mythical journey of Odyssey through the turbulent waves of human history.

The recordings, which began at four in the morning before the shepherds of Labëria took their flocks out to pasture, show an extraordinary confrontation between two completely different worlds. On one side stands the most powerful machine of the global entertainment industry with its IMAX cameras and budgets in the hundreds of millions, and on the other side stands the pure and raw voice of a man singing as his ancestors sang centuries ago, without any musical school but with an innate intuition that connects the earth with the sky. This iso-polyphony, which is today protected by UNESCO as an inexhaustible asset of humanity, became the voice of gods and tragic destinies on the big screen, proving that Albania has something to offer the world when art seeks the truth stripped of excessive decorations.

Megjithatë ky triumf zanor sjell me vete edhe një reflektim të thellë e herë pas herë të dhimbshëm për mënyrën se si diplomacia kulturore e Tiranës i menaxhon këto pasuri të jashtëzakonshme. Ndërsa bota mrekullohet nga tingujt e egër dhe primitivë që shoqërojnë skenat dramatike të përballjes me Ciklopin, apo stuhitë në det të hapur, ne nuk mund të mos ngrëmë pyetjen se pse këto skena nuk u xhiruan pikërisht në brigjet e mrekullueshme të detit Jon ?Pse diplomacia jonë kulturore nuk arriti të bindte producentët e Hollivudit që pamjet madhështore të Karaburunit të Sazanit apo të gjireve të fshehura të jugut të ishin sfondi vizual i këtij filmi, ashtu siç u bë muzika jonë bërthama e tij shpirtërore.

Këtu ndoshta qëndron edhe dallimi i madh midis nesh dhe vendeve fqinje si Greqia apo Malta të cilat kanë kuptuar prej kohësh se turizmi i filmit nuk është një çështje thjesht estetike por një industri e fuqishme që ndërton imazhin e një kombi dhe sjell përfitime të jashtëzakonshme ekonomike.

Malta me rezervuarët e saj gjigantë të ujit dhe Greqia me zyrat e saj të specializuara të filmit, kanë krijuar një ekosistem ku Hollivudi ndihet si në shtëpinë e vet duke ofruar lehtësime të mëdha financiare dhe rimbursime të shpejta që arrijnë deri në dyzet për qind të shpenzimeve.
Shqipëria për një kohë të gjatë mbeti peng e një kuadri ligjor të vjetruar dhe e një buxheti qesharak për kinematografinë, duke parë se si mundësitë e arta të promovimit global i kalonin pranë pa mundur t'i prekte. Edhe pse së fundmi në këtë vit të vrullshëm po shohim hapat e parë të një reforme ligjore që synon të prezantojë skemën e shumëpritur të rimbursimit prej tridhjetë e pesë për qind, rruga drejt krijimit të një industrie të mirëfilltë mbetet e gjatë dhe e thyer nga mungesa e infrastrukturës teknike.

E vërteta është se Shqipëria nuk ka nevojë të ndërtojë studio artificiale apo të shpenzojë miliona për të krijuar dekore të rreme, sepse ajo ofron një dhuratë që pak vende e kanë në këtë masë. Brenda një territori kaq të vogël dhe lehtësisht të qasshëm, shtrihet një shumëllojshmëri e jashtëzakonshme peizazhesh që ngjajnë si të shkputura nga epoka dhe botë të ndryshme. Nga majat e mprehta dhe dramatike të Alpeve në Theth e Valbonë që mund të shërbejnë si sfond për çdo fantazi epike të stilit të lartë e deri te muret e lashta të gurta të Butrintit, apo tunelet e errëta ushtarake të Porto Palermos që mbartin në vete misterin e epokave të ndryshme historike, ky vend është një sheshxhirim i gatshëm natyror.

Kur flasim për gjeografinë shqiptare në funksion të ekranit të madh, nuk e kemi fjalën thjesht për ca koordinata turistike apo për bukuri kartolinash që konsumohen me një shikim të shpejtë, por për një substancë të gjallë dramatike që mbart në vete kujtesën e shekujve. Çdo lokacion i këtij vendi nuk është një sfond i vdekur por një personazh më vete që pret regjisorin e duhur për të treguar historinë e tij. Ky potencial bëhet edhe më i qartë kur zbret në jug në mjedisin pothuajse të mbinatyrshëm të Porto Palermos. Aty ku gjiri i qetë detar përqafohet nga kodrat e zhveshura dhe ku kalaja e Ali Pashës dëshmon për intriga e luftëra të vjetra, shtrihet një nga monumentet më magjepsëse dhe të errëta të historisë sonë të tjetërsuar ku tuneli ushtarak i nëndetëseve të periudhës komuniste çan malin si një plagë e hapur në shkëmb. Kjo bazë e fshehtë ku dikur fshihej makineria e luftës së ftohtë ofron sot një skenografi të gatshme për kinematografinë moderne thriller apo të spiunazhit botëror, sepse asnjë dekor i ndërtuar në studiot e Hollivudit nuk mund të zëvendësojë ftohtësinë e atij betoni të ngrënë nga kripa e detit dhe atë errësirë që duket se ruan ende sekretet e një epoke të izolimit të madh.

Nëse Porto Palermo përfaqëson tensionin e historisë moderne duke zbritur pak më në jug, në Butrint përballemi me një tjetër dimension të kohës ku rrënojat e lashta greke romake dhe veneciane bashkëjetojnë nën hijen e ullinjve shekullorë dhe ujërave të qeta të lagunës. Në Butrint përballemi me një tjetër dimension të kohës, ku rrënojat e lashta greke romake dhe veneciane bashkëjetojnë nën hijen e ullinjve shekullorë dhe ujërave të qeta të lagunës. Ky park arkeologjik shpërfaq një teatër të hapur të qytetërimeve ku muret ciklopike dhe strukturat prej guri i japin kujtdo që shkel aty ndjesinë e menjëhershme të hyrjes në një botë mitike, ku koha ka ndaluar për të lejuar përjetësinë. Ky lokacion do të kishte qenë skena e përsosur vizuale për xhirimet e Odisesë pa pasur nevojë për ndërhyrjet artificiale të grafikës kompjuterike që shpesh e zhveshin filmin nga shpirti i tij, sepse gurët e Butrintit e njohin rrugëtimin e personazheve të Homerit dhe mbartin në teksturën e tyre të ashpër pluhurin e të njëjtave epoka.

Megjithatë kjo pasuri gjeografike merr një formë krejtësisht tjetër kur zhvendosemi nga magjia e detit drejt egërsisë dramatike të Alpeve Shqiptare në Theth dhe në Valbonë ku majat e mprehta të maleve grisin qiellin dhe krijojnë një peizazh që të kujton sagat e mëdha të fantazisë epike botërore. Në këto gjerësi alpine ku njeriu ndjehet i vogël përballë madhështisë së natyrës e ku lumenjtë me ujë si kristal i kaltër çajnë luginat e thella, ekziston një potencial i jashtëzakonshëm për produksionet që kërkojnë të rikrijojnë botë legjendare apo aventura në natyrë të paprekur. Kjo shumëllojshmëri kaq e ngjeshur ku brenda pak orësh udhëtimi kalon nga kanionet e thella të Osumit që të kujtojnë xhunglat ekzotike amerikano-jugore drejt kështjellave mesjetare të Rozafës apo Gjirokastrës, tregon se Shqipëria është në fakt një kontinent i vogël kinematografik që pret të zbulohet nga bota.

Por pikërisht në këtë pikëtakimi midis peizazhit dhe historisë lind edhe debati i madh e shpesh i ndezur mbi identitetin kulturor në Ballkan i cili u rizgjua me një forcë të paimagjinueshme pas vendimit të dyshes Nolan dhe Göransson për të përdorur iso-polifoninë labe në një rrëfim që i përket mitologjisë greke. Përballë këtij fakti një pjesë e qarqeve kulturore dhe puristëve të historisë në vendin fqinj ngritën pyetjen nëse ky ishte një përfaqësim i saktë etnik i botës antike duke pretenduar se një histori kaq thelbësore për kulturën helene duhej të shoqërohej ekskluzivisht me struktura muzikore të asaj trashëgimie. Ky debat që shpesh merr nuanca të ngushta nacionaliste tregon në fakt një moskuptim të thellë të natyrës së vërtetë të artit dhe të asaj që përfaqëson Ballkani si një hapësirë e përbashkët e ndikimeve kulturore ku kufijtë e sotëm politikë nuk mund të ndajnë dot rrënjët e lashta të miteve. Iso-polifonia shqiptare me atë strukturë vokale unike ku zërat njerëzorë gërshetohen për të krijuar një mjedis zanor të pandryshueshëm, mbart një përjetësi njerëzore që shkon përtej ndarjeve etnike të kohëve moderne dhe prek pikërisht atë periudhë të errët e primitive të Epokës së Bronzit kur tregimet e Homerit ende nuk ishin shkruar por këndoheshin rreth zjarreve.

Këtu duhet të kërkojmë edhe lidhjen e thellë me filozofinë e artit të Christopher Nolan i cili njihet botërisht si një nga mbrojtësit e fundit të kinematografisë së pastër analoge dhe si një kineast që refuzon rreptësisht të dorëzohet përpara lehtësive që ofron bota digjitale. Kur Nolan xhiron me kamera masive IMAX 70mm dhe kur insiston që efektet të jenë fizike e jo të gjeneruara nga kompjuteri, ai po kërkon një të vërtetë të prekshme dhe një peshë reale që publiku e ndjen në çdo kuadër të filmit. Kjo filozofi e tij u reflektua në mënyrë të përsosur te muzika e Göransson-it, sepse një regjisor që kërkon origjinalitetin absolut në pamje nuk mund të pranonte kurrsesi një muzikë të prodhuar në mënyrë sintetike në studiot e Los Anxhelesit. Atij i duhej diçka po aq e ashpër e papërpunuar dhe e vërtetë sa vetë filmi i tij prandaj ai zëvendësoi orkestrën tradicionale me zërat e barinjve shqiptarë që këndojnë në male duke dëshmuar se për të treguar një histori antike duhen përdorur elemente që nuk janë ndotur nga moderniteti.

Në këtë epokë të re të filmit ku arti po kërkon dëshpërimisht të shkëputet nga uniformiteti global dhe ku shikuesit janë të ngopur me imazhe të përsosura por pa shpirt, Shqipëria duhet të kuptojë se si të pozicionohet në mënyrë strategjike. Ne nuk mund të konkurrojmë me vendet e tjera duke ndërtuar studio gjigante apo duke ofruar teknologji të fjalës së fundit, por mund të fitojmë duke ofruar atë që bota po e humb çdo ditë, që është autenticiteti i paprekur i natyrës dhe i njerëzve. Diplomacia kulturore e Tiranës duhet t'i shfrytëzojë këto momente të arta jo vetëm për të bërë postime krenarie në rrjetet sociale pasi filmi ka mbaruar, por për të ndërtuar një strategji afatgjatë që i prezanton menaxherëve të lokacioneve në Hollivud një paketë të plotë ku ligji i ri për rimbursimin tridhjetë e pesë për qind mbështetet nga një infrastrukturë e thjeshtë por funksionale. Duhet të kuptojmë se kur një artist i përmasave të Nolanit kthehet nga vendi ynë, ai nuk po na bën një nder por po gjen te ne atë lëndë të parë krijuese që bota e tij e zhvilluar teknologjikisht nuk mund ta prodhojë dot më. Prandaj është detyrë e institucioneve tona që ta kthejnë këtë vëmendje në një rrugë të hapur për të ardhmen ku brigjet e Jonit dhe malet e Labërisë nuk do të dëgjohen vetëm si një jehonë mistike në kolonat zanore por do të shihen në të gjithë madhështinë e tyre në ekranet më të mëdha të botës.

Ndërsa sytë tanë mbushen me krenari legjitime kur shohim se si gjenia krijuese e Hollivudit gjen frymëzim në malet e Labërisë, ne nuk mund të mos kthejmë shikimin nga vetvetja për të parë një peizazh krejtësisht ndryshe e shpesh dëshpërues brenda mureve të shtëpisë sonë. Kinemaja shqiptare për një kohë të gjatë ka lënguar nën hijen e një plogështie shumëvjeçare ku përgjumja e guximit krijues dhe dara e ngushtë e varfërisë financiare e kanë zvogëluar artin tonë të shtatë në kufijtë e një provincializmi të ngurtë. Qendra Kombëtare e Kinematografisë me buxhetet e saj minimale dhe të fragmentuara shpesh është kthyer në një institucion që thjesht mban gjallë një proces burokratik xhirimesh sesa në një motor që gjeneron industri dhe që hap dritare drejt botës së madhe. Ndarja e fondeve përmes skemave të vjetruara ka bërë që filmat tanë të mbyllen brenda sallave të vogla të Tiranës apo të festivaleve rajonale pa arritur kurrë të prekin shpirtin e publikut të gjerë e aq më pak të konkurrojnë në tregun ndërkombëtar ku sot vlerësohet vetëm profesionalizmi i lartë dhe origjinaliteti i trajtimit të temave.

Kjo gjendje letargjie ku kineastët tanë janë mbyllur në tematika shpesh skematike e të përsëritura ndërmjet traumave të tranzicionit dhe nostalgjisë së historisë së afërt tregon se ne kemi pasur nevojë për një tronditje të fortë sistemike për të kuptuar se filmi nuk është më thjesht një pasion romantik i një grupi elitash. Ai është një industri globale që kërkon menaxhim modern dhe pikërisht në këtë kontekst reforma e madhe ligjore e këtij viti të vrullshëm 2026 merr një vlerë jetike për të ardhmen e kulturës sonë. Futja e skemës së shumëpritur të rimbursimit prej tridhjetë e pesë për qind nuk duhet parë vetëm si një ftesë e hapur për produksionet e huaja që të vijnë e të shpenzojnë paratë e tyre në brigjet tona por mbi të gjitha si një mundësi e artë për të ringritur nga themelet vetë kinemanë shqiptare. Ky ligj i ri ka fuqinë të thyejë rrethin vicioz të izolimit duke i detyruar producentët tanë të mendojnë në terma të bashkëprodhimeve të mëdha e duke u krijuar mundësi teknikëve artistëve dhe skenografëve shqiptarë që të punojnë krah për krah me profesionistët më të mirë të botës.

The last sounds of that iso-polyphony that were brought out of the wilderness of Labëria to become part of the myth of the Odyssey on the world's screens, leave us no room for premature triumphalism but for a silent meditation on the fate of that heritage that we have often forgotten. This unexpected confrontation of our spiritual geography with the great global film industry shows that the world is not asking us to repeat its ready-made models, but that primitive and true force that still preserves the rough texture of stone and time. Albania with its wild coasts and broken mountain peaks remains an open cinematic manuscript that awaits us to read it with the eyes of a new era where art is not measured by the size of artificial studios but by the courage to remain faithful to our roots before seeking to be accepted by the great horizon of the world.

polifonia shqiptare ne hollywood

1 Komente

  1. K
    Krimi ka emër..

    Arti,kulturor tradicional shqiptar ka dalë nga parajsa e Perëndisë,dhe kthehet përsëri te Perëndia.Është një oqean që flladit me paqe në gjithë qytetërimin njerëzor,me tingujt dhe ngjyrat e papërsëritshme të një trashëgimie mijëravjeçare të traditës sonë.Kultura tradicionale shqiptare bën përjashtim në gjithë kulturën botërore,,në çdo aspekt.. Këtë xhevahir kulturor e kërkojnë sot me ngulm,mendjet më të spikatura të kulturës botërore..Notat muzikore dhe të ngjyrave të folklorit shqiptar kanë të paktën 80 vjet që ""vidhen" "" nga ekspertët e kulturave nëpër botë, sepse në të vërtetë është burim shpirti njeriu.Pikërisht kjo është vlera e identitetit tonë shqiptar...Por pjesa e hidhur që nuk mund të përtypet nga shqiptari është politika e ndyrë,e fëlliqur, mizore,dhe antishqiptare, që po na zbeh identitetin tonë kombëtar për 35 vjet..Në 13 vjetët e fundit identiteti kulturor shqiptar është shkelur me të dyja këmbët..Kjo është një mizori, që frymëzohet nga kryeplehra e rilindjes së plehrave,me maskarallëqet e tij për""Albanian files""

    Lini një Përgjigje

    Forum