TAGS-AT E JAVËS

Forum2026-07-17 09:20:00

Rubrika: T'i shpjegojmë Kryeministrit ekonominë

Shkruar nga Irena Beqiraj
Rubrika: T'i shpjegojmë Kryeministrit ekonominë
Rama

Ka të drejtë të inatoset e të çirret, madje edhe të tallet, se përveç qelesheve, shqiponjave, e flamurëve nuk kemi asgjë për të shitur veç vendit sepse ekonomia që krijoi ky Kryeministër nuk prodhon asgjë.

Shqipëria nuk ka çfarë të shesë, sepse nën drejtimin e tij nuk prodhon më asgjë!
Shumë i inatosur, i pa qetë, Kryeministri pyet çfarë mund të shesë Shqipëria? Ka të drejtë të inatoset e të çirret, madje edhe të tallet, se përveç qelesheve, shqiponjave, e flamurëve nuk kemi asgjë për të shitur veç vendit sepse ekonomia që krijoi ky Kryeministër nuk prodhon asgjë.

E ndërsa në 13 vite që drejton ka folur për lloj e soj manovrash ekonomike si PPP, investimet strategjike, amnisti fiskale, Rilindja 1.0 e më pas 2.0, e deri për rrogat e larta edhe të krahasueshme me Greqinë të kamarierëve dhe pastruesve, asnjëherë nuk e gjeti as guxim e as forcë të flasë për motorrin e zhvillimit, prodhimin.

Ka të drejtë që nxehet. Sot nuk kemi çfarë të shesim se nuk prodhojmë. Jemi të varur nga importi se nuk prodhojmë. Nuk ofrojmë dot punësim cilësor se nuk prodhojmë. Madje nuk krijojmë e nuk shpërndajmë as njohuri se nuk prodhojmë. Nuk kemi ekonomi të qëndrueshme se nuk prodhojmë.
“Qëndrueshëria” nënkupton aftësinë për të përmbushur nevojat e tanishme pa kompromentuar aftësinë e brezave të ardhshëm për të përmbushur nevojat e tyre.

Edhe sektori prodhues është thelbësor në sigurimin e “qëndrueshmërisë” Prodhimi industrial jo vetëm është një motorr rritjeje për vendet në zhvillim, por për më tepër, është vërtetuar se ai është shtylla e nevojshme për të siguruar rritje ekonomike në kohët e vështira.

Prodhimi përveçse, rrit nivelet e konkurrencës, rrit produktivitetin, siguron punësim cilësor me paga të larta, ai siguron lidhje të ngushta me segmentet e tjerë të ekonomisë. Por prodhimi është e rëndësishme edhe në një aspekt tjetër. Proçeset e prodhimit shpeshherë mbështeten në inputet e sektorëve të tjerë, të cilët përparojnë me përparimin e industrisë prodhuese. Në këtë mënyrë prodhimi ofron funksionin e bartësit të shërbimeve të cilat nuk mund të shiten ose të eksportohen pa u inkorporuar në një produkt përfundimtar.

Ndërkohë prodhimi është burimi kryesor i aktiviteteve të kërkimit, zhvillimit dhe inovacioneve kaq të rëndësishme në kohën e trasformiesh teknologjike. Për më tepër pa një industri të shëndetshme prodhuese, është e vështirë të balancohet bilanci tregtar; është e pamundur të krijohen vende pune me pagë të lartë për për nivele të ndryshme të aftësive; ndërkohë që me zhvillimet teknologjike industria prodhuese dhe shërbimet do të bëhenë gjithënjë e më shumë të pandashme dhe komplementare.

Ndërkohë, më shumë se pesë dekadat e liberalizimit të tregëtisë botërore treguan qartësisht se vendet që mbetën mbrapa në industrializim, apo për më keq përjetuan deindustrializim të vazhdueshëm edhe që larguan burimet, tokën, punën, kapitalin nga sektori prodhues, mbetën të pazhvilluara.

E pra sot që të mos shesim Shqipërinë, nuk na duhet makiazhi i fasadave, na nevojiten politika funksionale te mbështetura nga fonde të qënësishme buxhetore që adresojnë rritjen e ofertës në ekonomi nëpërmjet përmbushjes së 4 objektivave:

1) Fuqimzimit të sektorit ekzistues të prodhimit duke: neutralizuar efektet të mbivlersimit të lekut; duke zhvilluar drejtime të reja, siç është zhvillimi i zinxhirit të vlerave, apo nxitja e investimeve tër reja. Ndërkohë është e nevojshëm krijimi i Fondit të Investimeve të Ndërmjetme i cili duhet të shërbejë si bashkëfinancues për përgatitjen edhe realizimin e projekteve për zhvillim teknologjik.

2) Nxitjes së eksporteve, duke të përfshijë jo vetëm mudnësinë për zgjerimin e bazës aktutale eksportuese por në të njëjtën kohë zgjerimin e investimeve për tregje te reja dhe produkte të reja. Përvetësimi i tregjeve të reja, rritja e shitjes, rritja e konkurrencës në tregjet e reja, rritja e numrit të ndërmarrjeve me orientim eksporti, mbështetja edhe ndërkombëtarizimi përmes arritjes së standardeve, si dhe integrimi i burimeve të informacioneve eksportuese edhe shpërndarja e tyre janë kyce për sitimulimin e eksportuesve.

3) Rritjes së produkivitetit, trasferimit të tekonolgjive dhe inovacionit. Kjo kërkon krijimin e Zyrës Kombëtare për trasferimit të teknologjive e cila duhet të shërbërjë si nyje e ndërlidhjes midis firmave, universiteteve, laboratorëve të kërkimin publikë, agjencive qeveritare dhe institucione financiare. Mungesa e këtij ndërveprimi largon ose rrit distancën e bashkëpunimit midis këtyre aktorëve, duke i lënë ata të izoluar dhe jo bashkëpunues duke penguar trasformimin teknologjik dhe inovacionin.

4) Krijimi e një sektori prodhues që krijon dhe shpërndan njohuri. Dështimi në krijimin dhe shpërndarjen e njohurive ndodh për shkak se ne nuk e kemi kuptuar që njohuria prodhohet në ekonomi (shpërndahet edhe përmirësohet në universitete) dhe për më tëper nuk e kemi konsideruar asnjëhërë njohurinë si e e mirë publike. Ndaj është e rëndësishme mbështetja e qeverisë në gritjen dhe fuqizimin e sektorëve të teknologjikë dhe të kërkimit, aftësimi pofesional dhe praktikë i të personave të rinj të sapo punësuar, si dhe sigurimi i ekspertizës teknike ndërkombëtare për kompanitë vendase.

Patjetër ky është ushtrim i vështirë për këdo qeveri por më e keqja eshtë e se për QEVERINË E " rilindjes së fasadave" është i pamundur.
Ndaj i bindur edhe i inatosur për këtë pamundësi ai çirret se nuk ka ç'të shesë përveç Shqipërisë!

ekonomi kryeministri

6 Komente

  1. k
    koshi pas te vjelave

    pershendetje chatgpt, me gjenero nje leksion mbi ekonomine prodhuese dhe krahasoje ate me realitetin e zvillimit te Shqiperise. eshte shume komode qe me nje prompt ne chatgpt te gjenerosh leksione - "its the economy stupid"- por dhe pa chatgpt cfare shkruhet sot mesohen qe ne klase te 9. kjo vajza me sa di ka qene zv. ministre financash dhe ekonomise, beri ndonje perpjekje per te propozuar orinetimin e zhvillimit ekonomik te Shqiperise apo ce deshe?

    1. E
      E fitove sufllaqen sot.

      Me sa duket, edhe emrin e ke vene nga chatgpt. I thone "kofini pas te vjelave", jo koshi, or tunxh.

    2. A
      Ai tjetri

      Thuaj nese ajo qe shkruhet eshte apo jo e drejte; shpesh nuk ka rendesi se kush e thote por a eshte e drejte ajo qe thote. Gjykimet ad hominem nuk ndihmojne

      1. m
        me shprese

        Prodhimin, kush biznesmen eshte ne prodhim mallkon tjetrin me shprehjen "te pafsha ne prodhim" te pakten qe nga 2005!

        1. L
          Lira

          Pune e thelle kjo ekonomia, pak kush e kupton zinxhirin, pak kush kupton lidhjen teori praktike, askush nuk e kupton se si mund te futet ne linje prodhimi Shqiperia. E veshtire e di. Teori te pergjithshme pa lidhje konkrete me Shqiperine. Ata qe kapin karriget bejne mire ate pjese qe kane praktikuar perpara se te zinin ate vend. Dhe perfundimi dihet.

          1. M
            M

            Znj. Irena ka dhene kontributin e saj te vyer ne nje artikull te shkurter dhe karshi nje zbrazetie arogante te Rilindjes. Sa per ChatGPT eshte ne kopetence te znj, Zeqine.

            Lini një Përgjigje