TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-06-01 13:13:00

Ngjarja në Zvërnec, Skënder Hita prezanton drejtorin e ri të policisë Vlorë: Kemi nxjerrë një mësim

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarja në Zvërnec, Skënder Hita prezanton drejtorin e ri të

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një konferencë për mediat nga Drejtoria e Policisë së Vlorës ku prezantoi drejtuesin e ri Edvin Ndreu , tha se ngjarjet e ndodhura në Zvërnec ishin një mësim.

Hita tha se policia e Vlorës u tregua joprofesionale në menaxhimin e situatës së krijuar 2 ditë më parë në Zvërnec me marrjen zvarrë të një qytetari në sytë e tyre dhe një veprim që turpëron trupën e policisë.

"Policia u shfaq e fjetur dhe jo profesionale, duke mos arrestuar punonjësin që goditi me grusht qytetarin, ajo trupë na turpëron të gjithëve. Prandaj kam urdhëroj që prej pasdites së datës 30 maj të ngrihet një grup i posaçëm hetimor për të hetuar veprimet e kryera gjatë protestës, si dhe kam urdhëruar drejtorin e standardeve në policinë e shtetit e cila ka nisur hetim disiplinor për zinxhirin komandues të policisë Vlorë", tha Hita.

 

Lini një Përgjigje