TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2025-12-19 12:32:00

Çështja e Ballukut, prokurorët e SPAK lexojnë kërkesën me dyer të mbyllura: Anëtarët mund t’i marrin provat

Shkruar nga Pamfleti
Çështja e Ballukut, prokurorët e SPAK lexojnë
Prokurorët e SPAK

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit po shqyrton sot kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit për zv/kryeministren e njëherësh deputeten Belinda Balluku.

Mësohet se anëtarët e Këshillit do të diskutojnë kërkesën pa pasur në dispozicion të gjitha provat e Prokurorisë së Posaçme, pasi materialet konsiderohen sekret hetimor.

Ardian Kalija, avokati i zv.kryeministres Belinda Balluku ka kërkuar në mbledhjen e Këshillit të Mandateve të njihet me provat e SPAK që janë dorëzuar në Kuvend bashkë më kërkesën për autorizim për arrestimin e saj.

Socialistët thonë se provat duhet të shqyrtohen brenda në mbledhje dhe se USB-ja nuk duhet t’iu jepet anëtarëve që të aksesojnë materialet vetë. Por, prokurorët e SPAK dhe prokurorët thonë se materiali i USB-së mund të aksesohet nga anëtarët e Këshillit të Mandateve dhe mund t’i kenë provat secili prej anëtarëve.

Ndërkohë Partia Demokratike kërkon që mbledhja të jetë e hapur deri në momentin që prokurorët e SPAK të japin informacion të konsideruar sekret hetimor. Kjo nuk është pranuar as nga Peleshi e as nga prokurorët e SPAK, të cilët kanë kërkuar që i gjithë procesi të zhvillohet i mbyllur, përfshirë edhe seancën plenare.

Kryetari i Kuvendit u ka kërkuar prokurorëve të propozojnë një mënyrë, që deputetët të kenë akses në informacionin konfidencial.

Pjesë nga debati në mbledhje:

Bardhi: Mbledhja të e hapur për median dhe publikun. Të marrin pjesë të gjithë deputetët dhe të na vihen në dispozicion provat.

Balla: Mbledhja e mbyllur sepse duhet ruajtur sekret hetimor. Në mbledhje duhet të jenë vetëm anëtarët e Këshillit.

Çështja e ballukut prokurorët e spak lexojnë kërkesën

Lini një Përgjigje