TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 9 Mars 2026, 13:47

Rritet në 150 lekë çmimi i bukës masive në Korçë; qeveria hesht!

Shkruar nga Pamfleti
Rritet në 150 lekë çmimi i bukës masive në
Foto Ilustruese /

Çmimi rritet 25%, qeveria hesht ndërsa Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin për marrëveshje të prodhuesve...

Prodhuesit dhe tregtarët e bukës në Korçë kanë rritur çmimin në 150 lekë, një rritje prej rreth 25%. Qytetarët kanë reaguar duke iu drejtuar Autoritetit të Konkurrencës, i cili ka nisur hetim për dyshime mbi marrëveshje karteli mes prodhuesve dhe tregtarëve. Ndërkohë, qeveria dhe deputetët e qarkut nuk kanë reaguar publikisht për rritjen e çmimit të produktit bazë të konsumit. Hetimi pritet të zgjasë deri në një vit, ndërsa çmimi i ri vazhdon të aplikohet në treg.

Prodhuesit dhe tregtarët e bukës në Korçë kanë lajmëruar se çmimi i bukës bëhet 150 lekë, nga 120 lekë që ishte, vlerë e barabartë me 25% rritje të çmimit, duke rënduar mbi konsumatorët e zonës.

Kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, deputet i Korçës, dhe 9 deputetët e PS-PD në këtë qark po heshtin, sikur nuk e kanë dëgjuar që ka ndodhur rritja e çmimit të bukës.

Privatët e kanë bërë skemë të unifikuar rritjen e çmimeve, duke abuzuar në situata lufte apo krizash larg Shqipërisë, ndërkohë që produktet e shportës janë me çmime më të larta se në rajon dhe në BE.

Por ndaj rritjes së çmimit të bukës në Korçë kanë reaguar qytetarët, të cilët i janë drejtuar me ankesa dhe kërkesa Autoritetit të Konkurrencës për të ndaluar abuzimin me çmimin 150 lekë.

Sipas dokumentit që po publikon “Pamfleti”, Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se në datën 5 mars 2026 ka filluar hetimin ndaj rrjetit të prodhuesve dhe tregtarëve të bukës masive në Korçë.

Rritet në 150 lekë çmimi i bukës masive në

Në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës thuhet:
“Në zbatim të ligjit ‘Për mbrojtjen e konkurrencës’, po bëhen kontrolle në terren me qëllim evidentimin e abuzimeve me çmimet që po bëjnë prodhuesit dhe shitësit e bukës në Korçë”.

Sipas Autoritetit të Konkurrencës, ky hetim po bëhet për të mbrojtur konsumatorin dhe për të ndaluar abuzimin në treg nëpërmjet marrëveshjeve që paracaktojnë rritjen e çmimit të unifikuar si kartel për çmimin e bukës, produkt i konsumit të përditshëm masiv.

Rritja e çmimit të bukës në Korçë pa asnjë argument real kostoje financiare është shkelje e ligjit dhe ndëshkohet me gjobë deri në 10% të xhiros së vitit financiar tatimor paraardhës që kanë realizuar prodhuesit dhe tregtarët e bukës.

Edhe në rastin e rritjes së çmimit të bukës në Korçë me 25%, është absurd mosveprimi i qeverisë dhe heshtja e deputetëve të PS-PD në atë qark, ndërkohë që hetimi nga Autoriteti i Konkurrencës është i pavarur nga qeveria.

Pyetja që shtrohet është nëse drejtuesi i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, do ta zbatojë ligjin kundër rritjes së çmimit të bukës si marrëveshje karteli mes prodhuesve dhe tregtarëve.

Sepse rastet e mëparshme kanë treguar se, nën maskën e hetimeve për kartelet e çmimeve, Autoriteti i Konkurrencës ka lejuar rritjen e çmimeve të miellit, pesticideve, naftës, detergjentëve, ilaçeve dhe produkteve të tjera të shportës.

Absurdi tjetër është fakti që hetimi për rritjen e çmimit të bukës në Korçë do të zgjasë një vit, ndërsa pas tij do të duhen edhe gjashtë muaj për analizën e abuzimeve dhe marrjen e vendimit.

Ndërkohë, gjatë kësaj kohe, do të vazhdojë rritja e çmimit të bukës, kur paralelisht me hetimin Autoriteti i Konkurrencës duhet të bllokojë menjëherë këtë rritje të çmimit./Pamfleti

çmimi i bukës korça

2 Komente

  1. D
    DUCJA

    Korcaret kane shume leke. Duhet te paguajne. Ec aty...rrofte Kapterr Ramiu!

    1. A
      Andi

      Ne Korce behet eksperiment pastaj ne tere Shqiperine nese u rrit ne Korce rritjen e cmimit e kini prapaderes Nje kerkese kisha bojkotoni per gjithmone ata furra qe kane rritur cmimin nuk ka asnje arsye Pse te rritet

      Lini një Përgjigje