TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi14 Nëntor 2025, 13:45

Gent Sejko: Ekonomia shqiptare në rritje, forcimi i lekut na mbrojti nga inflacioni

Shkruar nga Pamfleti

Gent Sejko: Ekonomia shqiptare në rritje,  forcimi i lekut na mbrojti nga

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se inflacioni në vend mbetet i ulët, por i qëndrueshëm.

Gjatë një konference për shtyp me Shefen e Misionit, znj. Anke Weber, ai deklaroi se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm me ritme të ngjashme me vitin aktual.

“Këto ritme rritjeje do të mundësojnë një shfrytëzim më të mirë të burimeve prodhuese të vendit, duke krijuar hapësira për kthimin e inflacionit në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2026 dhe stabilizimin e tij rreth nivelit 3% në vitet pasuese”, tha Sejko.

Sejko theksoi gjithashtu rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në SEPA, i cili u bë operacional në tetor 2025.

“Ky hap finalizon një punë të gjatë dhe komplekse të BSH-së dhe dëshmon shkallën e konvergjencës sonë rregullatore dhe infrastrukturore. Redukton kostot e transaksioneve me partnerët e huaj dhe nxit integrimin e vendit në BE”, shtoi Guvernatori.

Sipas Guvernatorit, parashikimet e Bankës së Shqipërisë mbeten pozitive, duke ofruar perspektiva optimiste për ekonominë dhe stabilitetin e çmimeve në vend.

“Anëtarësimin i Shqipërisë në SEPA, anëtarësim i cili u bë operacional në tetor të vitit 2025 është finalizimi i një pune të gjatë dhe komplekse të BSH. Ky anëtarësim është dëshmi e shkallës së konvergjencës tone rregullatore dhe infrastrukturore në sistemet e pagesave. Redukton koston e transaksioneve me partnerët e huaj dhe nxit integrimin vendit në BE”, tha ai.

Lini një Përgjigje