
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, hapi sot konferencën shkencore të organizuar me rastin e 100-vjetorit të krijimit të Bankës Qendrore.
Në këtë event marrin pjesë akademikë, ekonomistë dhe ekspertë nga Shqipëria dhe jashtë vendit, të cilët do të ndajnë analizat dhe vizionet e tyre për sfidat e ekonomisë moderne dhe të ardhmen e sistemit bankar shqiptar.
Guvernatori Sejko ka vlerësuar se ekonomia shqiptare përballet sot me tre sfida kryesore, të cilat kërkojnë politika të kujdesshme dhe përshtatje me realitetet e reja globale.
Sejko tha se sfida e parë lidhet me rritjen e tensioneve gjeopolitike në arenën ndërkombëtare, të cilat kanë sjellë një “realitet të ri ekonomik” me barriera më të larta tregtare dhe lëvizje më të kufizuara të kapitalit.
Ai deklaroi se rreziqet që vijnë nga këto sfida tejkalohen si në cilësi dhe sasi nga oportunitetet që ofron procesi i anëtarësimit në BE.
"Sfida e parë është rritja e tensioneve gjeopolitike në ambientin e huaj. Rritja e barrierave tregtare janë një realitet i ri ekonomik.
Sfida e dytë është inovacioni i shpejtë financiar. Gjatë dekadës së fundit ne jemi bërë dëshmitarë të një revolucioni të shpejtë financiar i cili ka potencialin të tranformojë këtë industri. Dixhitalizimi i sistemit të pagesave dhe përdorimi i teknologjisë ka përfitimet dhe rreziqet e veta.
Sfida e tretë ka të bëjë me vetë stadin e zhvillimit të Shqipërisë. Si një vend me të ardhura të mesme Shqipëria është e ekspozuar ndaj një konkurrence më të fortë për kapital e fuqi punëtore në tregun evropian. Shqipërisë i duhet të bazojë më shumë modelin e zhvillimit te rritja e produktivitetit dhe avantazheve të saj krahasuese. Kjo sfide e fundit bëhet edhe me komplekse në prani të trendëve të pafavorshme demokratike që vendosin një premiom të lartë për fuqi punëtore të kualifikuar. Rreziqet që vijnë nga këto sfida tejkalohen si në cilësi dhe sasi nga oportunitetet që ofron procesi i anëtarësimit në BE", tha Sejko.
Pasi mbajti një fjalim të gjatë, Sejko prezantoi edhe një monedhë të re, të prodhuar me rastin e 100 vjetorit.

Më pas, ishte dhe kryministri Edi Rama i cili mbajti fjalën e tij në konferencë.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka vlerësuar Bankën e Shqipërisë si një nga institucionet më të konsoliduara dhe më të besueshme të shtetit shqiptar. Ai deklaroi se ky është një institucion që na përfaqëson si një model i asaj që duhet të jenë institucionet e pavarura të vendit.
“Mendoja që BSH është në mos i vetmi ndër shumë të paktit institucione të Republikës sonë që mund të quhet i tillë me plot gojën, institucion. Në atë kuptim dhe me ato standarde që kemi parasysh kur flasim për institucionet që i duhen një vendi dhe që bëjnë që ky vend të përmbushë kriteret e të qenit një vend në botën e zhvilluar dhe tryezën e BE. Nuk është e lehtë të thuhet e njëjta gjë për institucione të tjera që janë në formim e sipër.
Do të ishte e dobishme, që historia e zhvillimit dhe e përpjekjeve të BSH për tu formësuar dhe konsoliduar si institucion të merrej përsipër dhje të shkruhej për tu dhënë të tjerëve një pasqyrë si u ngrit një institucion i tillë që sot është një institucion i integruar në botën ku jetojmë, dëshmi e thjeshtë e këtij fakti ishin edhe dy adresimet e bërë nga dy personalitete që përfaqësojnë botën e zhvilluar ku operon BSH.
Fara e mbjellë në 1913 bëri që BSH të lindte dhe edhe pse historia edhe me BSH nuk ka qenë bujare ashtu si me gjithë institucionet e tjera, e përsëris që për arsye që do duhej të studioheshin, ky është një institucion që na përfaqëson si një model i asaj që duhet të jenë institucionet e pavarura të vendit”, tha Rama.
Themrra e akilit paterica edi rames ktu fshihet pastrimi larja dhe shplarja edi rames