Vijon rritja e çmimit të karburanteve
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve, të cilat do të hyjnë në fuqi këtë të martë, në orën 17:00.
Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e radhës së Bordit, çmimi i naftës do të tregtohet me pakicë jo më shumë se 205 lekë për litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 193 lekë për litër.
Ndërkohë, benzina do të shitet me pakicë me çmim maksimal 189 lekë për litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 177 lekë për litër.
Bordi bëri të ditur se këto çmime do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të reflektohen ndryshimet e reja të tregut.
Autoritetet paralajmëruan operatorët e tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës për zbatimin e detyrueshëm të këtij vendimi, duke theksuar se në rast shkeljesh do të vendoset pezullim i aktivitetit.
"Bordi i Transparencës në datë 19 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 205 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 193 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 19 ora 17.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.
SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.", thuhet në njoftimin e Bordit të Transparencës.
Duhet t'i jemi mirenjohes Bordit te Transparernces qe na mbron ne si popullate nga cmimi i larte i naftes si pasoje e luftrave anembane botes, por tashme eshte bere i vjeteruar, kesshtuqe ju lutem gjeni nje mekanizem tjeter per te tallur karin me popullaten!
Bordello e transparences. Investigoni pak sepse nga nje info, rezulton qe nje nga anetaret e bordit te transparences qe dikton çmimet e karburanteve eshte edhe djali i shefqet kastratit. Nese eshte e vertete, perfundimisht shteti ka rene dhe jemi ne duart e karteleve si komb.....