Rënia e ngadaltë drejt një pushteti pa rrotacion, që kontrollon drejtësinë, median dhe zgjedhjet, është reale. Nga Venezuela te Shqipëria, modeli i liderit që kontrollon gjithçka...
Rasti i Nicolás Maduros në Venezuelë ka hyrë në historinë e shekullit XXI si një shembull ekstrem i rrëzimit të demokracisë përmes mekanizmave formalisht demokratikë.
Pas një disfate në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, Maduro nuk pranoi rezultatin, i mbylli kundërshtarët nëpër burgje, e shpalli veten lider të ligjshëm dhe ndërtoi një regjim që kombinon frikën, propagandën dhe mbështetjen e segmenteve të varfra që i mban të lidhura përmes ndihmave sociale.
Është një diktaturë e kamufluar që nuk përdor më tanket për të shtypur qytetarët, por ligje, para, propagandë dhe kontroll total mbi institucionet. Madje në emër të “reformave” dhe “rindërtimit”.
Duket larg? Jo nëse e sheh Shqipërinë me sy kritik. Edi Rama, pas 13 vitesh në pushtet, ka instaluar një model të ngjashëm, por me kostum europian dhe stil artistik. Nuk kemi burgosje të hapura të kundërshtarëve, por kemi një drejtësi të kontrolluar që ndjek selektivisht, një media të blerë që hesht, një opozitë të rrënuar nga infiltrimi dhe fragmentimi, një administratë tërësisht të partizuar, dhe një cikël zgjedhjesh ku rezultati është lehtësisht i parashikueshëm. Qeveria kontrollon të dhënat personale të qytetarëve, i vë në patronazh, i vë në presion, dhe pastaj ua shet “lirinë” si farsë. Nuk ka më zgjedhje, ka vetëm votime. Nuk ka më parlament, por një zgjatim të ekzekutivit. Nuk ka më pavarësi të institucioneve, por thjesht instrumente lojaliteti ndaj pushtetit.
Ndërkohë, i njëjti pushtet që zhvesh çdo element të demokracisë brenda vendit, në sytë e ndërkombëtarëve shfaqet si reformator, si “lideri i stabilitetit”, si njeriu që nuk hap konflikte por i zgjidh. Dhe kjo është pikërisht mënyra si modelit venezuelian i është dhënë versioni i përpunuar ballkanik: në vend të konfrontimit, përdoret imazhi.
Në vend të tankeve, përdoren paktet me oligarkët. Në vend të shtypjes brutale, përdoret shterimi ekonomik i çdo alternative. Rasti shqiptar është më i sofistikuar se ai venezuelian, por rezultati është po ai: një pushtet që nuk lë hapësirë për rotacion, që kontrollon çdo hallkë të shtetit dhe që e ka shndërruar demokracinë në një teatër përballë një populli që ikën “nga sytë, këmbët”.
Ndërkombëtarët këtë e dinë. Dhe e tolerojnë. Sepse Shqipëria nuk është prioritet. Sepse Rama është i zoti t’u japë atë që duan të dëgjojnë. Sepse në një rajon plot me tensione, më mirë një autokrat që sillet mirë sesa një demokraci që bën zhurmë. Kjo është heshtja që po mban gjallë një sistem që ngjan më shumë me Venezuelën e Maduros se me një vend të NATO-s që pretendon të hyjë në BE.
Dhe ndërsa në Venezuelë pati një opozitë që sfidoi, një shoqëri që protestoi dhe një diasporë që tronditi regjimin nga jashtë, në Shqipëri mbizotëron apatia. Opozita është e vetëvrarë. Shoqëria civile është e blerë. Rinia ka ikur. Dhe pushteti po shndërrohet në pronë personale pa asnjë pengesë.
Rasti Maduro nuk është thjesht një kujtesë historike. Është paralajmërim. Shqipëria nuk është ende Venezuelë, por është në të njëjtën rrugë, vetëm se me më shumë estetizëm, më pak rezistencë dhe krejt në heshtje. Kur pushteti nuk jepet përmes zgjedhjeve, kur drejtësia godet me komandë, dhe kur askush nuk ka fuqi të thotë “mjaft”, atëherë demokracia ka vdekur; edhe nëse e shpallin të gjallë në çdo samit ndërkombëtar./Pamfleti
Maduro ishte komandant dhe komisar. Rama është autoritet civil. Maduro i ka 7 yje në flamur. Rama i ka 5 yje në kapele. Flamujt të dy i kanë ngritur në gjysëmshtizë te ura e tabakëve. Qanë vëllai për vëllanë. Në sfond qajnë Kullat për të zotnë. Të dy janë koka, koka i lidhi dhe i bëri miq për kokë.
Më se e saktë. Por cila është rrugëdaljà me një popull pa nerv civil ? Me Llapin ?
E gjitha eshte ashtu dhe mbi te gjitha qendron si ne nje torte te prishur kjo fraze reale qe i mban te gjitha te keqijat: "opozitë të rrënuar..."! Opozite e kapur, e shkaterruar, e modelit marksist, e modelit hulugan, e modelit pagan, brutal, te percar, te shkermoqur, te nje kupole "te perdale" qe nuk duket asgje pervecse gjese qe kemi provuar me individ te konsumuar, te pare e provuar te nje noveli skandaloz perfaqesimi! Ndaj Edi Rama qendron kot si nje kuti kartoni i lagur ne nje dege peme te rrenuar nga rrhedha vershuese e te keqes, Kuti karton e shpuar qe i hyjne uje ngado, ose eshte nje nje rrjedhe lumi ku ka ngecur ne nje dege te rrenuar qe niveli e ka shpetuar pa e permbledhur! Edi Rama duhet te kishte ikur me merite qe ne 2014- en, 15, 16! Ne 17, po se po! Ka qene dhe i gatshem ta derzoj nga koficentet negativ te qeverisjes! Ja jemi akoma cdo cast e me keq se: Nuk ka ALTERNATIV QE TE PREMTOJ NJE QASJE NDRYSHE, ME PRESPEKTIV E NDRYSHIME TE PRITURA