
Shqiptari i varfër ka mbetur në mes të rrugës…
Për të gjitha ata që janë të zënë me lajmet e "larmishme" dhe shumë vanitoze të qendrës së Tiranës, duhet të dinë se në dy rrethina të rëndësishme të Shqipërisë ka dy ngjarje që pasqyrojnë një realitet të dhimbshëm shqiptar:
Në Marinzë, 10 punëtorë të "Bankers Petroleum" janë prej 6 ditësh në grevë urie. Kërkojnë një pagë, minimalisht dinjitoze.
Me në veri, prej 12 ditësh minatorët e Spaçit janë në grevë sepse kompania "TETE Albania" nuk pranon t'ju njohë sindikatën që punëtorët e nëntokës kanë krijuar, me shpresën se diçka do të ndryshojë e një organizim sindikal do tu dalë në krah, përpara se të mbeten në minierat e pamëshirshme, si të kohës së Mesjetës.
Ngjarjet po ndodhin prej ditësh, por Tirana e lavdishme as nuk do t'ja dijë. As sheh, as dëgjon.
Pra, naftëtarët e vuajtur të Marinzës, nuk duan asgjë veçse atë çfarë i takon, por "Bankers" u thotë se s'ka mundësi financiare t'ua plotësojë.
Vini Re: është e njëjta kompani që sot është e vendosur përpara drejtësisë për skema mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar që i ka kushtuar shtetit shqiptar miliarda dëm financiar.
Behet fjalë për të njëjtën kompani turke në Spaç, që punëtorët shqiptar i trajton si skllevër e kur këta mundohen të organizohen nën një sidikatë u çon zarfet me njoftimet për pushimin nga puna.
Mjerim! Pamjet qe vijne nga dy anë të Shqipërisë janë të vërteta: të mjera deri në dhimbje, njerëz të varfër e të vuajtur që për një copë bukë japin shpirtin.
Por zhurma e tyre nuk mbërrin dot deri në Tiranë sepse qeveria ka punë të tjera:
- Ajo nuk ka sy e veshë të dëgjojë punëtorët, por ka një ministër virtual ama
-Babloku nuk ka as kohë, as sy e as veshë të dëgjojë hallexhinjtë, ama ka kohë plot të luftojë me Gjykatën Kushtetuese, ta sfidojë, të shkelë ligjin e të përplasë këmbët si fëmijë i llastuar se do patjetër të bëjë zgjedhje në Tiranë
-Babloku mund të mos ua ketë ngenë as minatorëve e as naftëtarëve, ama del vetë e prish e shkatërron bizneset e kryeqytetit
-Babloku nuk ka sy as veshë të dëgjojë as naftëtarët, as minatorët e as gratë me kancer gjiri që përpëliten mes mungesës së ilaçeve dhe luftës për jetën, ama ka kohë të japë urdhër që godinat kryesore të qyteteve të ndriçohen me ngjyra rozë.
-Shqipëria po i digjet nën përpëlitjen për të mbajtur në kufijtë e mbijetesës ata pak shqiptarë që kanë mbetur, ama Babloku gjen kohë të zihet me Albin Kurtin e të bëjë heroin, edhe të kosovarëve, kur nuk është aspak e nevojshme.
-Shqipëria është mbushur me tajlandeze, pakistanezë, egjiptianë e afrikanë, është zbrazur e mjeruar, por Bablokun kjo nuk e shqetëson.
Rëndësi ka qe kinezët e "Bankers" e turqit e "TETE Albania", e të ngjashëm të tjerë me ta, të jenë mirë e të çojnë zarfin, pa shqiptarëve le tu bjerë flaka.
Tek e fundit shqiptarët nuk i duhen më. Nëse Eneveri ndërtoi vetë varrin e tij, njësoj si faraonët e lashtë, ky biri i vet shpirtëror na e ka lënë fytyrën e vet peshqesh në bash të vendit, në qendër të Tiranës, si për të na kujtuar se çdo popull i meriton diktatorët e vet./Pamfleti
Cohu popull. Cohu se ky ja zuri frymen ketij vendi!
Nese keta te pervuajtur vazhdojne te injorohen nga Ramutu dhe bandat e tij turke e kinezet, atehere eshte e drejte e tyre te rrokun armet per ti debuar jashte dhe per te çliruar vehten dhe pasurite qe zoti ua ka nda. Salehu e Ramuti bashk me turq e kineze kane rjepur kete populle kaq brutalisht. E turpshme qe, perveç Pamfleti-it, mediate nuk tregojne keto shtypje brutale turko kineze. Si ka mundesi qe nuk protestohet ne Tirane per dhjetra miliarda te plaqkitura nga nafta dhe mineralet?
Po te mblidhen e ta kerkojn ne gjykat te padisin kompanin per mospermbushje te kushteve te punes te padisin qeverin per auditimet e gabuara ca rshte kjo grev urie,akoma ne kohen e luftes me shtiza kan ngel sindikatat
Para do k9hesh Rama pati ne Rome nje takim me BIZNESMEN Italian.Ajo qe deklaroj boterisht mua me mveti si nje gozhde e ndryshkur ne trup..." Hajdeni investoni ne Shqiperi,se ne shtwtin tim nuk ka Sindikata"...
Sa të jetë Rama dhe Berisha , nuk ka " derman " ky vënd , mjerë kush nuk e kupton
E vertete! Korrupsion dhe vjedhje pafund.
Po çjane keta delenxhinj pronar qe u mohojne puntorve te ngrene sindikat qe eshte e drejte ligjore une se kuptoj guximin e tyre edhe pse kuptoj qe jena jemi shtet pa kaptine me nje te mare ne qeveri. Po çeshte nje sindikat e pavarur e minatoreve me ket Gazim Kalan dhe nje tjeter qe ka dhe zyra ne kombinat pse sprotestojne ato????????!!!!!
Babloku me 83 deputet e ka Shqipërinë private. Ja jep kujt të dojë, dhe bën si të dojë. Prandaj indeksimin e pensionit e bëri 250 deri 450 lek. Rama e di që 90 % e pensionistave çyryk e votojnë edhe pa indeksuar fare. PS U ËSHTË SALDUAR NË ZËMËR ÇYRYKËVE.????????????????????????????????????????????????????????
Në Greqi Sindikatat ja fusin këmbët në një këpucë qeverisë dhe punëdhënsve. Eshtë antar i NATO-s dhe i BE. Këtu sikurse u nda shteti në dy copa midis PD dhe PS, në fund se kush u kujtua dhe i u sygjerojë dy të mëdhenjëve të ndajnë edhe lëvizjen sindikale. Një Ti (PS) "Konfederatën' me seli në Kombinat dhe një Unë(PD) me "Sindikatat e Pamvarura". Parija sindikaliste 'shtyej'sipas parimit jugosllav të "vetadministrimit". Jepnin me qera , shisnin ,blinin, ndryshonin destinacionin të pronave ,pra fitonin dhe fitimet i ndante parija. Disa thërrime i shpërndanin ,se domosdo edhe Sindikatat duhet të krijonin 'patronazhistët' e tyre. Bënin Konferenca, udhëtime, shkëmbim përvoje me organizatat partnere, ca fasadurina që të hapnin barkun.Me dekret apo me ligj apo me VKM hajde mere vesh se si u ligjërua kjo 'ndërmarrjje'. Por në mos gaboj, ky dekret, ligj apo VKM kishte një limit. 20 vjet. Pas saj pasuritë shtetërore(sindikalle) duhet të dorëzoheshin me inventar. Por kujtë do ja fuste Sali Berisha, që donte të ringjallte frymën sindikaiste e ti krijonte kokëçarjje rilindjes së Edi Ramës? Muhabet koti gjykojë Kryeministri. Do themi kemi sindikalizëm, por nuk kemi lëvizjje sindikaliste se Ne nuk jemi si qeveri9ja dhe punëdhësit Grek. Ne qeverisim me popullin e për popullin. Ku është Kontrolli i Lartë i Shtetit? Ku është SPAK?
Eh kemi tre te keqia : Berisha qe shkateroi shtetin, drejtesine e ushtrine shqiptare, Ramen Ali Baben qe po i vjedh cdo dite cdo gje qe ka ky vend e ky popull dhe e treta jemi ky popull leshi qe nuk vlejme as per vehte e as per femijet tane. Kaq e thjeshte eshte.
E gjitha kjo, ngase te kater pushtetet sundohen prej mijve te kenetave e mostrave te tyre, qe si dje dhe sot pushtetet i shikojn si nje lop per ti mjel dhe jo si sherbetor te popullit. E shqiptaret kurrsesi s’duhet ta injorojn ket gjendje, pasoj e politikave bastarde. Mjaft esht mjaft, shqiptaret duhen t’rrevoltohen, o so o kurre. Sot e e vujn disa fatkeq,neser ju qe vazhdoni t’heshtni……