Kampet politike bëjnë sikur luftojnë me njëri-tjetrin, por në prapaskenë ushqejnë të njëjtin sistem që varfëron shqiptarët dhe lë vendin pa shpresë…
Shqipëria nuk është më një republikë normale. Është kthyer në një teatër të lodhur, ku aktorët bëjnë sikur shahen, bëjnë sikur urrehen, bëjnë sikur luftojnë për jetë a vdekje, ndërsa prapa perdes ndajnë pushtetin, pasurinë dhe garancitë për njëri-tjetrin.
Në njërën anë kemi një pushtet të konsumuar deri në kalbje morale, të zhytur në korrupsion, propagandë dhe arrogancë primitive.
Në anën tjetër kemi një opozitë që nuk ngjan më e tillë, ngjan me një departament rezervë të sistemit. Dhe në mes të kësaj marrëveshjeje të ndyrë, kemi një popull të lodhur, të varfëruar, të mpirë dhe pa asnjë shpresë reale.
Edi Rama ‘luan arushë’ me shqiptarët sepse ka kuptuar diçka thelbësore: ky vend nuk ka më kundërshtarë politikë, por ortakë interesi. Ai e di se përballë nuk ka një opozitë që kërkon pushtetin për të ndryshuar sistemin, por një grup njerëzish që kërkojnë vetëm të ruajnë privilegjet, pasuritë dhe pazaret e tyre. Dhe kur kundërshtari yt nuk kërkon të të rrëzojë, por vetëm të negociojë pjesën e vet të tortës, atëherë ti sundon pa frikë.
Sali Berisha nuk është më një alternativë. Ai është relike politike e një tranzicioni që nuk po mbaron kurrë. Është një gërdallë elektorale që luan gjithmonë për vendin e dytë. Një fundërrinë e Shqipërisë post- komuniste që lufton me mish e me shpirt për hallin e tij personal, për sigurinë e familjes, për trashëgiminë financiare dhe për mbijetesën e një rrethi klientelist që jeton prej dekadash mbi kurrizin e këtij vendi.
Retorika e tij e egër kundër Ramës është thjesht një spektakël për militantët e mbetur. Në realitet, sistemi ushqehet pikërisht nga kjo luftë e rreme. Sepse Rama ka nevojë për Berishën po aq sa Berisha ka nevojë për Ramën. Njëri tremb shqiptarët me hijen e tjetrit dhe të dy mbajnë peng vendin.
Kjo është arsyeja pse ligjet kalojnë me marrëveshje të heshtura. Kjo është arsyeja pse “reformat historike” përfundojnë në pazare tavernash. Kjo është arsyeja pse drejtësia përdoret si armë politike dhe jo si standard shtetëror. Shqipëria nuk qeveriset më nga ideologji apo vizione. Qeveriset nga interesa të përbashkëta oligarkike, ku opozita dhe pozita ndryshojnë vetëm ngjyrën e shallit, por jo mekanizmin e grabitjes.
Po populli? Populli trajtohet si spektator idiot. E thërrasin në protesta sa herë duhen numra, i blejnë me vende pune, me patronazhistë, me thasë mielli elektoral, me premtime boshe europiane dhe me propagandë televizive. Shqiptarëve u flitet për integrim ndërsa rinia ikën masivisht. U flitet për zhvillim ndërsa qytetet pastrohen nga njerëzit. U flitet për shtet modern ndërsa çdo institucion është kthyer në vegël partie ose biznesi.
Ky është suksesi më i madh i Edi Ramës: nuk ka ndërtuar një shtet, por ama ka ngritur një sistem; një shoqëri të dorëzuar. Ka krijuar bindjen se nuk ka alternativë, se të gjithë janë njësoj, se gjithçka është e kotë. Dhe kur një popull humbet besimin se ndryshimi është i mundur, atëherë pushteti fiton pa pasur nevojë as për dhunë as për gjë prej gjëje.
Prandaj Rama ‘luan arushë’ me shqiptarët. Sepse mundet. Sepse sistemi është ndërtuar që askush të mos e rrëzojë. Sepse opozita reale është vrarë prej kohësh nga pazaret, frika dhe korrupsioni. Dhe sepse në këtë vend, politika nuk ka më lidhje me qytetarin, por vetëm me mbijetesën e kastës që sundon mbi rrënojat morale të Shqipërisë së sotme./Pamfleti
Ky soisez qe luan me nje popull! Vetem per kortupsion dhe genjexhtra eshte.
Saakte
Hajduti Karagjos!
Kam shumë shpresë se Shqipëria kështu nuk do jes. Një drejtues të lartë të nomeklaturës komuniste udhëheqja e nisi për në bazë. Shiko njëherë çfarë mendojnë, si reagojnë, a janë të kënaqur si na thonë ata shokët e partisë në rreth. Nb zbatim të udhëzimeve të udhëheqjes , u thirr populli në takim. Kryetari i koperativës fillojë të raportojë për arritjet dhe sukseset nën udhëheqjen e partisë. Për mirëqënien , kaq mish e kaq qumësht, e kaq shërbime e më the e të thashë. I deleguari nga lartë dëgjonte dhe shikonte fshatarët se si do reagonin. Pas fjalës së Kyetarit fshatarët u ngritën në këmbë dhe duartrokisnin:'Parti Enver jemi gati kurdoherë". Pas shfaqes e mori fjalën i deleguari. "Pas fjalës së kryetarit dhe entuziazmit tuaj, kam besim të plotë se mirëqënia e popullit duket që larg në horizont". Njeri nga fshatarët kur shkojë në shtëpi hapi fjalorin që të shikonte se sa larg ishte horizonti." Horizonti ju shpjegonte të nesërmen shokëve, ishte një vijë imagjinare që ndante tokën me qiellin. Kur e shikon nga afër duket sikur është atje tej. Sa më shumë ti afrohesh, aq më më shumë ai të largohet. I deleguari u tha shokëve ishte burr i zgjuar dhe do ja thotë partisë që jemi keq. Dhe se këta të bazës po e gënjejnë partinë. Partia do vër dorë. Prit e prit kaluan 20 vjet deri sa sistemi i ktheu patkojtë nga dielli. Edi Rama po e kërkon horizontin sa nga lindja në perëndim. Ik e ik , ta kap këtu, ta kap atje, Izrael,Greqi, Bruksel, Itali, Kore e deri në Japoni. Nuk kapi horizontin, por desh e kapi dorën e Kryeministres Japoneze. Se si do largohet ky mbret i pa shpallur i shqiptarëve, një dreq e merr vesh. Por që do ikin me ceremoni jam i sigurt.
Eshte burre trim dhe sypatrembur dhe nuk do tja dije per njeri tjeter! Pooo nuk i dihet se cfare vjen neser.
Eshte burre trim dhe sypatrembur dhe nuk do tja dije per njeri tjeter! Pooo nuk i dihet se cfare vjen neser.