Kryeministri shqiptar vazhdon luan rolin e tribunit evropian, ndërsa Mali i Zi ia del të bëjë detyrat e shtëpisë: Brukseli, i acaruar me propagandë, ia ka ndezur semaforin jeshil Podgoricës, duke e lënë Tiranën në hijen e një humbjeje të vetëshkaktuar.
Sinjali që Brukseli i dërgoi Podgoricës ditët e fundit nuk është thjesht një lajm i mirë për Malin e Zi; është një dokument historik për të gjithë rajonin.
Formimi i grupit të parë punues për hartimin e marrëveshjes së pranimit pas shtatëmbëdhjetë vitesh, i shoqëruar me deklaratën e drejtpërdrejtë të komisionares për zgjerimin se “nuk ka sinjal më të qartë”, e vendos Malin e Zi në prag të portës së madhe evropiane.
Ndërsa kryeministri malazez Milojko Spajiç udhëheq një proces kokëulur, të palodhur, të përditshëm reformash, shpesh jo tërheqës për opinionin, por jetik për trysnitë e Brukselit; Tirana zyrtare vazhdon të vuajë nga një tjetër sëmundje kronike: fjalët e mëdha, batutat e lehta dhe arrogancën ndërkombëtare të “liderit global” Edi Rama.
Është e pamundur të mos vihet në dukje kontrasti dërrmues.
Podgorica nuk i ka mbushur sheshet me flamuj evropianë për çdo vizitë të një zyrtari perëndimor. Nuk ka prodhuar monologë teatralë kundër Brukselit për t’i konsumuar pastaj në tryezat e brendshme politike. Ajo ka bërë punën e përditshme, teknike, të lodhshme; çdo kapitull negociues i mbyllur, çdo reformë në drejtësi e administratë e dokumentuar në mijëra faqe.
Përkundrazi, Shqipëria e Edi Ramës njeh vetëm propagandën boshe: titujt e mëdhenj, premtimet epike, e pastaj; heshtjen.
Batutat e tij të vazhdueshme kundër “moralizmit evropian”, thumbat për “vonesat e Brukselit” dhe luhatjet mes një Evrope që dëshirohet dhe një Evrope që fyhet me elegancën e një kryeministri të frustruar, e kanë kthyer Tiranën në kryeqytetin e zhgënjimit të procesit të zgjerimit.
Diplomacia nuk e fal kotësinë. Dhe ajo që po ndodh tani është një mësim i hidhur për Shqipërinë: Mali i Zi, pa bujë e pa podjume, ia ka dalë t’i afrohet BE-së më shumë se çdo tjetër në rajon, ndërsa Shqipëria, e mbështjellë me retorikën idjote dhe fotografitë e pafundme në samite, po rrëshqet gjithnjë e më tej në theqafje.
Krijohet përshtypja se Rama e sheh procesin e integrimit jo si një angazhim institucional, por si një skenë për shfaqjen e tij personale; dhe evropianët duhet të duartrokasin shakatë e tij pa kripë dhe t’i falin pabesitë. Por Brukseli nuk është Teatri Kombëtar. Brukseli dërgon sinjale për ata që punojnë, jo për ata që vetëm flasin dhe nuk dëgjojnë.
Dështimi që i takon kryeministrit shqiptar nuk vjen i artikuluar nga një kundërshtar politik, por nga realiteti i ftohtë: Mali i Zi, i vogël, i lodhur e kokëulur, tani është më përpara se Shqipëria. Ndërsa Kryeministri që vetëquhet “strateg evropian” është rrëzuar.
Me çdo batutë të re kundër Evropës, ai i jep argumente skeptikëve të brendshëm të BE-së se Shqipëria nuk është ende e pjekur; jo për shkak të popullatës së saj, por për shkak të modelit të saj të lidershipit. Sepse në diplomacinë evropiane, nuk falet fodullëku.
As sa Mali i Zi nuk jemi!
Dhe ky nuk është më një parashikim; është diagnoza e një dështimi të shkruar me shkronja të mëdha në Bruksel./Pamfleti
Per ne ka me shume lufte dhe interesa. Kemi me shume armiq se Mali zi. Kësaj thone te hyje me pare vajza se nena.
Ja edhe ti i gjete armiqte e jashtem. Ata na e kane fajin Bravo! ????????????
Po moj shoqe po, ik ha sufllaqe
Tamam! Pike!
Cdo popull meriton qeNverine qe ka. Ne meritojme KARAXHOZIN-FODULL Ed Ramafia. Shet PORDHE e FRYHET si gjeli n'maje t'plehut. Dhe ne fakt asht vete PLEHER.
Mire e ke por ky gjeli ne maje te plehut po i pallon te gjitha pulat e fshatit e gjelat e tjere vetem lehin se u ka ikur zeri i te kenduarit ne mnjes.