Pazari për kufirin detar drejt mbylljes, ministri grek i Mbrojtjes vizitë në Tiranë...
Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, do të zhvillojë të hënën një vizitë zyrtare në Tiranë, në një moment kur Athina duket se po shton përpjekjet për të rikthyer në axhendë një nga temat më të ndjeshme mes dy vendeve: delimitimin e zonave detare dhe shelfit kontinental mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Sipas gazetës greke "Ta Nea", Dendias do të takohet me ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Ermal Nufi, si dhe me kryeministrin Edi Rama. Në fokus të vizitës nuk do të jenë vetëm çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, por mbi të gjitha “ringjallja” e procesit që çon drejt nënshkrimit të kompromisit për dërgimin e çështjes së detit në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.
Vizita shihet në Athinë si një përpjekje për të “kapur fillin” e marrëveshjes politike të vitit 2020, kur të dyja palët ranë dakord në parim që mosmarrëveshja për kufirin detar të zgjidhej në rrugë juridike ndërkombëtare. Por katër vite më pas, procesi mbetet i ngrirë dhe pa një afat konkret.
Media greke shkruan se Athina dhe Tirana po përpiqen të shfrytëzojnë klimën aktuale pozitive në marrëdhëniet dypalëshe, sidomos pas vizitës së fundit të Edi Ramës në Greqi dhe rolit që Athina po kërkon të marrë në procesin e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor.
Megjithatë, pas retorikës diplomatike, çështja e detit mbetet një dosje e komplikuar dhe politikisht e ndjeshme për Shqipërinë.
Marrëveshja e vitit 2009, e firmosur nga qeveria Berisha, u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, e cila konstatoi shkelje procedurale dhe probleme në mbrojtjen e interesit shtetëror shqiptar. Ai vendim mbetet ende sot pika më e fortë referuese në debatin për kufirin detar dhe një kujtesë se çdo formulë e re do të kalojë nën një filtër të fortë politik dhe juridik.
Pikërisht për këtë arsye, qeveria Rama ka preferuar rrugën e Hagës, duke shmangur negociatat direkte për një marrëveshje të re politike. Por edhe kjo rrugë konsiderohet me risk.
Në analizën e saj, "Ta Nea" pranon se pala shqiptare shfaq hezitim, kryesisht për shkak të mungesës së mbështetjes së plotë teknike për një proces kaq kompleks juridik ndërkombëtar. Madje, sipas medias greke, nuk përjashtohet mundësia që Shqipëria të marrë asistencë teknike edhe nga vetë Greqia në kuadër të mbështetjes për integrimin europian.
Vetë ekspertët dhe madje dje Artur Meçollari, deklaroi se Shqipëria në Hagë rrezikon të humbë shumë territor. Mirëpo Rama duket se është gati të mbyllë pazarin, duke marrë mbështetjen greke për integrimin. Babloku kërkon me çdo mënyrë mbylljen e kapitujve të integrimit në vitin 2027, për ta përdorur si kartë në zgjedhjet e ardhshme. Dhe duket se pas disa vitesh qetësi, tani do të shkohet sërish te pazaret mbi kufirin detar. /Pamfleti
Nuk e bën kete Ramuti thjesht per karrige. E bene sepse karrigen ja garantojnë padronet e tij sllavomongol. Ky vetem duhet te permbush orekset e tyre. Po shqiptaret? Ah, po ky Ramuti nuk jmka asnje obligim ndaj shqiptarve. Sepse ky shqiptar nuk eshte.
Shih, shih, kodoshi eshte veshur me ngjyrat e flamurit grek. Kujt i puth doren, kujt i ben lepe, lepi bythen e Vucicit, Trapit, Erdoganit, Melonit, si e si te mbijetoje e te mbaje pushtetin pa lere c'i qi nenen Shqiperise. Pse kemi lindur kaq pa fat ne te mjeret Shqiptare. Bejuni ADN se nuk jane Shqiptare keta politiqent ne maje te shtetit.