TAGS-AT E JAVËS

Editorial 2 Prill 2024, 09:54

Olsi Rama dhe Andrey Vuçiç, kthejnë mbrapsht Evropën dhe Amerikën!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Olsi Rama dhe Andrey Vuçiç, kthejnë mbrapsht Evropën
Olsi Rama dhe Andrey Vuçiç /

Ferma e drogës së Andrey Vuçiç në Jovanica, dhe laboratori i Olsi Ramës në Xibrakë, nuk hetohen, pasi në prapavijë janë një President e një kryeministër, që kanë në duar “çelësat” dyerve të Ballkanit, të burgut dhe jetës së amshuar për kundërshtarët...

Olsi Rama dhe Andrey Vuçiç, nuk janë thjeshtë vëllezër të një Presidenti a një kryeministri, por linja që lidh interesat e mafies ruso- kineze e pse jo edhe amerikane.

Andrey, si vëlla i Aleksandër Vuçiç, kultivon drogë dhe i thotë ik zhduku ligjit; Olsi ngre laborator kokaine dhe as Altin Dumani nuk guxon ta arrestojë; as ambasada amerikane të dalë me dy rreshta në facebook dhe as Sali Berisha të protestojë para SPAK-ut.

Këta dy sheikë, kanë droguar miletin dhe mediat jo vetëm në Ballkan që e hapin e mbyllin dy vëllezërit e tyre, po edhe në Evropë e Amerikë, këta dy “të paprekshëm” deri sot, përfaqësojnë saktësisht, modelet e delikatesës së degëzimeve të dejeve, që po u “injektua” pak, ngordh mafia ballkanike.

Ferma e drogës së Andrey Vuçiç në Jovanica, dhe laboratori i Olsi Ramës në Xibrakë, nuk hetohen, pasi në prapavijë janë një President e një kryeministër, që kanë në duar “çelësat” dyerve të Ballkanit, të burgut dhe jetës së amshuar për kundërshtarët.

Le të ngrejë sa të dojë akuza Krye bashkiaku i Novi Sadit, vëllait të Presidentit nuk i ngushtohet sipërfaqja e hashashit; le të jenë të dukshme gjurmët e këpucëve në tokën e sistemit TIMS, vëllait të kryeministrit nuk i zgjerohet gjëndra në fshikëzën e tretjes së akuzave, si jashtëqitje organike.

Edhe organet mediatike kanë mbulesë satirike.

Ndërkohë që mediat amerikane dhe gjithandej në botën perëndimore, po shqepen së publikuari fakte tronditëse të krimit qeveritar në Tiranë dhe Beograd; skandalet ballkanike, bashkohen në absurditet të rrugëve drejt progresit, ku hajdutët fuqizohen e viktimat dekompozohen.

Mediat, si në Serbi, ashtu edhe në Shqipëri, janë pipëza me grykë si gyp, ku mafia shtyn dollarë, e tingujt shpërndajnë ashkla tallashi, për të qorruar sytë e skuqur të amerikanëve, që edhe ata, nuk janë as në Qiell as në Tokë.

Andej pëlcasin akuzat për 4 ton marijuana të Andrey Vuçiç dhe 1 ton kokainë të Olsi Ramës, këtej drejtësia djersin nën presionin e dy vëllezërve të dy trafikantëve, që drejtojnë dy popuj ballkanikë.

Kanë rënë në hall edhe ndërkombëtarët.

Edhe pse me turinj të varur, mes pisllëqeve dhe duhmës së qelbur, po i krehin bishtin Presidenti serb dhe Kryeministrit shqiptar, nuk mund të thonë se

Olsi Rama nuk është kopje e Andrey Vuçiç, se droga fik e ndez edhe radarët e NATO-s si në 12 të ditës si në 12 të natës.

Të dy janë sheikë, trafikantë të rrezikshëm, që mbulohen nën jorganin e vëllezërve Rama dhe Vuçiç.

Ndryshe, mund t’i quajmë edhe dy fiset më të fisme të botës së krimit.

Nuk i nxjerrin as duart nga xhepat, por po kthejnë mbrapsht Evropën dhe Amerikën!/Pamfleti

andrey vuçiç olsi rama evropa amerika

Lini një Përgjigje

Editorial