TAGS-AT E JAVËS

Editorial30 Mars 2024, 08:55

Si u hap afera 5D me ngut për t’u sfumuar Xibraka!

Shkruar nga Pamfleti
Si u hap afera 5D me ngut për t’u sfumuar Xibraka!
Edi dhe Olsi Rama

Kohë më parë, amerikanët publikuan disa akuza ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ku akuzuan vëllain e tij si njeriun që e lidh Presidentin me mafien serbe. Pas kësaj nisën telashet dhe çorientimet e Vuçiçit. Kësaj i frikësohet edhe Edi Rama.

Po të shohësh me vëmendje intervistën e Edi Ramës te Fevziu të enjten e javës së shkuar, kur ju lëshua deklarata e Gaz Bardhit, kupton shumë gjëra.

Aty kryeministri jo vetëm që u bë bishë e ju kthye me fjalor rruge kreut të grupit të opozitës në parlament, por edhe humbi krejt ekuilibrin mental.

E që nga e enjtja e shkuar u prit që të kishte siç bën zakonisht Edi Rama ‘tym dhe zhurmë’ për të sfumuar lëvizjen e Bardhit.

I cili ndryshe nga Berisha që e ka përdorur si akuzë për vite e vite, pa lëvizur gishtin, doli me letra dhe tha se do ta dorëzonte në SPAK. E nëse e dorëzon në prokurorinë Speciale, ata nuk mund ta lënë në sordinë pa hetuar. Pra qoftë edhe një veprim formal që të shohim vëllain e kryeministrit përpara SPAK, si Ilir Beqjen, do të ishte fitore për Gaz Bardhin e poshtërim për Edi Ramën.

Ndaj kryeministri ju përgjigj ashpër me fjalor rruge, duke i thënë “vëllai i asaj që të ka bërë kokën”, për t’u dërguar prokurorëve mesazh që nëse do merren me këtë punë do të kishin zemërimin e Bablokut.

Pas këtij gjëmimi, ndodhi ajo që pritej, hapja e një dosje në mënyrë të nxituar. Në këtë rast afera 5D, ku u arrestuan ish-zyrtarët Redi Molla dhe Maringlen Qato. Një rrugë e dy punë, të dridh Lalin që të rrijë urtë, e të sfumojë sa më shumë zhurmën që hapi Gaz Bardhi. I cili vetëm në përdorimin publik të Xibrakës, duke e përsëritur me detaje, do ti bëjë dëm Edi Ramës, duke e futur tek “të shumtit” e kështu do të afrohej edhe degradimi i tij publik.

Në ditët e ardhshme do të shikojmë të tjera mesele, ku humbja e ekuilibrit të kryeministrit do ta kthejë atë në një bishë e plagosur, e cila si gjithmonë ha të vetët.

Pakti i menjëhershëm që bëri me krahun e Sali Berishës duke ju plotësuar disa kushte, nuk është gjë tjetër veçse karshillëk ndaj SPAK. Të cilin e kanë armik të përbashkët të dy tashmë- Rama dhe Berisha.

Përdorimi politik i akuzës për Xibrakën nga Gaz Bardhi nuk është njësoj si ta përdorte Berisha, pasi ky i fundit e ka humbur reputacionin se është i kompromentuar në të gjitha anët.

Bardhi, pavarësisht të metave apo mënyrës sesi lëviz ne fushë, është një i ri që ka çuar me paditë e tij në SPAK disa zyrtarë të lartë. E sipas gjasave thuajse gjithmonë është konsultuar me aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë në Tiranë.

Pikërisht kësaj i trembet Edi Rama, i cili po shikon ngado komplot ndërkombëtar.

Kohë më parë, amerikanët publikuan disa akuza ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ku akuzuan vëllain e tij si njeriun që e lidh Presidentin me mafien serbe.

Pas kësaj nisën telashet dhe çorientimet e Vuçiçit. Kësaj i frikësohet edhe Edi Rama, pasi me vijimin e mëtejshëm të kësaj historie, nuk do t’ia përtojnë perëndimorët, duke i vënë pullën e binjakut të Vuçiç në kohë dhe mënyrat sesi ka ndenjur në pushtet duke bërë karshillëk me krimin./Pamfleti

dosja 5d edi rama olsi rama

Lini një Përgjigje

Editorial