TAGS-AT E JAVËS

Editorial31 Gusht 2023, 09:33

Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Ilir Metën

Shkruar nga Sokol Pepushaj

  

Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Ilir Metën
Ilir Meta

Për ish Presidentin tonë, çdo orë është e tensionuar në SPAK dhe përtej Atlantikut. Tik-taku i drejtësisë vjen në “veshët” e medias së guximshme se po pritet vetëm firma e Altin Dumanit...

Ilir Meta do të arrestohet këto ditë. Rrugëtimi epik është në pikën zero të madhështisë, pra në shumëzimin me zero, jo vetëm të kodeve mafioze, por edhe të orëve shtesë në jetën e lirë për të vjedhur në liri.  

Erdhi fundi i Likes.

Po ikën i pari i fuqishëm. Edhe në Kosovë, ky model ka funksionuar për bukuri. Hashimi, pasi u priu ushtrisë dhe qeverisë, rimodelimit dhe Republikës, pak pasi Albin Kurti e vajtoi në Parlament, “ç’pret Hashim, nisu për në burg”, si burrat, u nis i pari.

Për ish Presidentin tonë, çdo orë është e tensionuar në SPAK dhe përtej Atlantikut. Tik-taku i drejtësisë vjen në “veshët” e medias së guximshme se po pritet vetëm firma e Altin Dumanit.

Po kush ishte Ilir Meta?!

Në historinë e mafies, më i pasuri shqiptar pa punuar kurrë; në historinë e fshatit, më i urryeri që është votuar masivisht, më i akuzuari për korrupsion, por që i ka ngjitur mashtrimi sa herë është betuar për ndershmëri, drejtësi dhe shtet ligjor; në historinë diplomatike, modeli i një bote imagjinare me virtyt krimin.

Kot ja fusin mediat se pasuritë nuk zbulohen dot.

Likja ka fshehur nën maska emrash të njohur publik, edhe të medemek kolegëve tanë: pallate, vila, resorte, kompani punësh të vogla e fitimesh të mëdha, gjithandej ku sytë e fshatarëve i shohin me lakmi.

Absurditet më fantastik se në rrugëtimin e Ilir Metës, zor të gjesh në historinë e mafiozëve më të famshëm që njeh njerëzimi.

Ngjitje plot turp, zbritje e zvarritje plot lavdi, pushtet e pasuri, sa kot i kërkon fjalët nëpër imagjinatë që ta çosh, “me qetësi e dashuri”, para litarit të ligjit.

Prandaj Liken nuk e sulmon as Babloku.

Tre Klanet e tjera Mafioze, po performojnë antiamerikanizëm, duke i hapur hapësira politike edhe në minutat e fundit krye hajdutit.

Zgjimi i Ilir Metës, pas një heshtjeje të gjatë, me thirrjen drejtuar Departamentit Amerikan të shtetit për shqetësimin e projekt ligjit për legalizimin e Cannabis sativa për përdorim mjekësor, nuk është objektivi, por një model mesazhi për ambasadorin e ri David J. Kostelancik, ose ndonjë tjetri, se shumë tensione ka edhe andej, sikur ky është përfaqësuesi i opozitës dhe kryelartë se është Sheik.

Në kandar të populizmit dhe demagogjisë, është zor që edhe Shën Pjetri të jetë i saktë, ndaj nisi loja ende pa filluar, edhe me ambasadorin e ri që mund t’i mbarojë mandati para se të vijë, ose me ç’ndodh këtyre sinoreve, edhe përpara se Yuri Kim të rikthehet si Luigi Soreca, ajo siguresa që nuk funksionoi në shpërthimin e ligjit mbi mafiozët, as kur i dhamë Urdhër Mbrojtjeje që të mos e dhunojnë fshatarët e pa emancipuar për të duruar kërbaçin.

Vetë Likja, i kishte ndërruar “peshoret”, që të mos mbanin kaq shumë mëkate sa ka.

Petku i moralit arna-arna të SPAK-ut, në udhëkryqin e aksidenteve të lavdishme të heronjve të krimit, ngjan si firmato ‘made in USA’, në melodramën që do të shfaqet në kohën e pa lajmëruar, që ne guxojmë ta përcjellim si lajm të madh, po, dita erdhi, është në tavolinën e SPAK-ut, gati fletë-arresti për Ilir Metën./Pamfleti

në tryezën e spak fletë-arresti për ilir metën

Lini një Përgjigje

Editorial