TAGS-AT E JAVËS

Editorial 8 Maj 2024, 20:37

Lëvizjet kaotike të Edi Ramës: I terrorizuar nga ambasadori i ri i SHBA

Shkruar nga Pamfleti

 

Lëvizjet kaotike të Edi Ramës: I terrorizuar nga ambasadori i ri
Edi Rama /

Çfarë do të ndodhë nëse Edi Rama thirret në SPAK?

Komisioni “bipartisan” që Edi Rama pritet t’ia ngarkojë Fatmir Xhafajt, nuk është gjë tjetër veçse një lëvizje në boshllëk.

Një manovër që përbën në mënyrë klasike shantazhin politik ndaj Altin Dumanit, për të mos marrë asnjë vendim  ndaj tij përpara 1 korrikut. Kur në Shqipëri do të vijë ambasadori i ri i SHBA-së, David Kostelancik. I cili ka marrë miratimin nga Senati dhe po bën veprimet e fundit për të marrë akreditimin de jure.

Siç dihet, çdo ambasador amerikan ka pasur një mision, një objektiv të qartë të mandatit të tij. Rajerson kishte largimin e PPSH-së nga pushteti; Mariza Lino largimin e Sali Berishës; Joseph Limpreht, rikthimin e shtetit shqiptar në efikasitet; James Jafrey, kishte hyrjen e Shqipërisë në një aleancë me SHBA për Irakun; Marcie Ries, rrotacionin politik; John Withers, centrimin e Berishës; Alexandër Arvizu, amortizimin e tij, e më pas Donald Lu shpalljen e reformës në Drejtësi. Dhe Yuri Kim më pas konsolidimin e SPAK.

Ambasadori i ri, David Kostelancik, duket ka një mision të fortë. Ndryshimin e ekuilibrit politik në Shqipëri, i cili nuk vjen dot me rotacion, sepse pala tjetër është ‘mozotmakeq’. Duhet gjetur një zgjidhje e mesme, brenda forcave properëndimore jashtë Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Edi Rama, ka vendosur që të frenojë axhendën amerikane përpara 1 korrikut, duke provokuar një manovër politike paralele me SPAK. Një komision që do ta thërrasë Prokurorinë Speciale, për t’i bërë me dijeni prokurorëve të tjerë, se jetë ekziston edhe pas Altin Dumanit, të cilin nuk ka gjetur lidhje për ta shantazhuar apo lëvizur.

E gjitha kjo bëhet për pas Altin Dumanit, të cilit i mbaron mandati vitin e ardhshëm. Dhe nisur nga kjo, amerikanët kanë vendosur që tërmetin ta bëjnë në këtë mandat. Pas Sali Berishës dhe Ilir Metës, radha është e Edi Ramës. Dosja? Ka disa! McGonigal, por edhe të tjerë.

Çfarë do të ndodhë nëse Edi Rama thirret në SPAK?

Bie qeveria, ndaj kryeministri do ta largojë këtë mundësi me anë të masave politike. Të cilat nuk janë të vetme, pasi ka edhe mesazhe private, por që nuk se bëhen aq hapur pasi do të cilësoheshin pengim të drejtësisë, e nuk është çudi nëse shpallet ‘Non- Grata’.

Frika e Edi Ramës është se në korrik pas ardhjes së ambasadorit të ri të SHBA, ai do të thirret në SPAK, e para kësaj në media të dalin fakte bombastike, sa mund të rrëzonin të gjithë imazhin e tij. Ndaj po i kërkon Sali Berishës të bëhet bashkë për ta ndalur prokurorinë speciale.

Këtu Edi Rama ka pak informacion, pasi i frikësohet një breshërie mediatike të Zërit të Amerikës që pritet të nisë javën e ardhshme. E për këtë ka bërë gati një strategji për të ndaluar rrëzimin e imazhit të PS-së. Duke e zhvendosur vëmendjen me mesazhe nacionaliste si takimi në Athinë, Londër, Romë, e më pas në Ankara ku do të takojë Rexhep Taip Erdoganin për të dhënë mesazhin që si gjithnjë ai nuk është kryeministër, por thjesht një mytesarif./Pamfleti

levizjet kaotike të edi ramës ambasadori i ri amerikan

Lini një Përgjigje