Kriza me Iranin nxori në pah kufijtë e unilateralizmit amerikan dhe vërtetoi se pa aleatë, edhe superfuqitë e humbin shpejt avantazhin politik...
Ka momente kur një superfuqi, pavarësisht arsenaleve dhe retorikës, detyrohet të përballet me kufijtë e vet politikë.
Pikërisht kjo po ndodh me Shtetet e Bashkuara në këtë episod të ri përplasjesh me Iranin. Ajo që u paraqit fillimisht si demonstrim force dhe vullneti strategjik, po përfundon si një përpjekje për të kontrolluar dëmet, për të ulur kostot dhe për të gjetur ‘shkallët e emergjencës’ për të dale sa më shpejt nga një krizë që rrezikon të zgjerohet përtej llogarive fillestare.
Në thelb, problemi nuk është vetëm ushtarak. Është diplomatik. Kur një aktor i kësaj peshe vepron me impuls, duke e parë konsultën me aleatët më shumë si formalitet sesa si domosdoshmëri, pasoja e parë është izolimi politik. Dhe izolimi, në gjeopolitikë, është gjithmonë forma më e shtrenjtë e vetëbesimit të tepruar.
Kjo krizë tregoi edhe një herë se aleancat nuk funksionojnë mbi logjikën e autoritarizmit. Ato kërkojnë koordinim, maturi dhe, mbi të gjitha, respekt për inteligjencën strategjike të partnerëve.
Në këtë pikë, Evropa u shfaq më e kthjellët, më e rezervuar dhe më e vetëdijshme për pasojat afatgjata të një përshkallëzimi në Lindjen e Mesme.
Jo sepse ka më pak interesa në lojë, por sepse e di më mirë se, forca kur shkëputet nga arsyeja diplomatike, e humb shpejt legjitimitetin.
Pikërisht këtu qëndron ironia. Uashingtoni hyri me gjuhën e vendosmërisë absolute, por po largohet me gjuhën e menaxhimit të daljes. Hyri për të imponuar ritmin e ngjarjeve; po del duke iu përshtatur atyre. Hyri si kauboj; po del, në perceptimin politik ndërkombëtar, ‘me bisht ndër shalë’.
Në fund, mësimi është i qartë: në rendin e sotëm ndërkombëtar, as forca më e madhe nuk mund të zëvendësojë urtësinë e aleancave. Dhe sa herë që politika e jashtme ngatërrohet me instinktin e protagonizmit, historia zakonisht prodhon të njëjtin rezultat. /Pamfleti
Yes!!! Editorial i shkurter por i shkelqyer.Nuk jemi kursesi me Iranin por nuk na pelqen arroganca qe mund tna tregoje cfare bluze te veshim ne mengjes,dreke apo darke. Fck arrogances.Sado te medhenj apo te vegjel jemi te barabarte para Zotit
Bravo! Ai ka qenë kauboji i pamatur, tyta e armës së të cilit ishte bërë një "U" (patkoi i kuq) nga Khamanei.
Sa i shkon bishti.
E ke qarë, me lot currila.
Eshte paralajmerim i J.Bidenit qe ne 2023 per situaten e sotme,fatkeqesisht ai ishte i vjeter dhe Zv Presidenti/ja ishte shume e dobet. Trump flet ne emer te SHBA ndaj eshte problem. Nuk eshte pare ndonjehere nje sjellje e tille e nje presidenti te SHBA, arrogant dhe vulgar ndaj kujdo,vetem e vetem pse paraardhesit e tij e ngriten SHBA ne nivelin me te tarte ekonomik,demokratik dhe ushtarak, por sic e analizon dhe artikulli, nuk eshte çudi qe ky si asnje tjeter me pare te zbythet vete.Duket se nuk ka fuqi te perballet me Putinin dhe ben si beu i fshatit me europianet te cilet i ka zene ne gjume per shkak te vendit qe ai perfaqeson,jo se nuk e njihnin.Por europianet nuk eshte se nuk kane eksperience lufte,dihet se ato i kane hapur lufterat e medha dhe me aleanca kane mundur diktatore e kriminele.pasi kane vuajtur shum gjate gjithe shekujve,por kur shteron arsyea,edhe gjykimi del jashte kontrolli. Edhe Netanjahu te mos e kruaj me europianet shume te arsyeshem se nje dite te bukur perfundon si Sllobodani. Israeli eshte i pranuar si vend europian nga europa liberale dhe demokratike dhe ka vendin e saj ne Europe. Nese perjashtohet, nuk i mbetet gje tjeter te shkoje ne Azi apo Rusine e putinit.Por me mire I del me europianet. Sa per Iranin,ky sistem e meritonte nje ndeshkim, pasi per 45 vjet, duke folur ne gjuhe urrejtje,kercenime per zhdukje, mallkinlme, e sulme kunder fqinjeve dhe shteteve demokratike. Por lufta kerkon arsye dhe aleate qe ky Trump I ka perçmuar dhe injoruar.