Përballë partneritetit me SHBA, Babloku nuk ka fuqi t’i dorëzojë gylenistët në hapsánin (burgun) e “Sulltanit” në Turqi: sidomos oligarkun Klodian Allajbeu, me të cilin është i lidhur në interesa të zeza edhe kundër urdhrave e interesave të Erdoganit...
Është rasti i dytë në dy vitet e fundit, që më shumë se një shekull pas shkëputjes nga sundimi osman dhe shpalljes shtet i pavarur, Presidenti Taip Erdogan po e trajton Shqipërinë si Vilajetin e Turqisë, ndërsa kryeministrin Edi Rama si Valiun në vartësi të tij.
Më 16 janar 2022 në parlamentin e Shqipërisë, Erdogan urdhëroi me ton kërcënues, që çdo gylenisti turk e shqiptar apo organizate gyleniste që jeton në Shqipëri, duhet t’i bllokohen bizneset, t’i sekuestrohen pasuritë e të ndiqen nga Shqipëria; ndërsa ata që janë në listën e zezë, duhet të arrestohen e dërgohen pako postale në hapsánin (burgun) e Turqisë.
Të 140 deputetët tanë “trima”, që deklarojnë se përfaqësojnë shtetin e popullin sovran; heshtën, ulën kokat si të ishin jeniçerë të Erdoganit dhe në fund e përcollën me përunje e duartrokitje “Sulltanin de facto” të Shqipërisë.
Ndërsa “Valiu” Edi Rama, në bashkëveprim me SHISH, policinë, prokurorinë e gjykatën, zbatoi urdhrin duke arrestuar e ekstraduar dy gylenistë në Turqi, si dhe duke mbyllur 1 kopsht fëmijësh e 2 kolegje turke në Tiranë e Shkodër.
Më 29 janar 2024 në Tiranë, Ministri i Jashtëm i Turqisë, Fidan Hakan, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, i la detyrë urgjente Ministrit të Jashtëm, Igli Hasani, që shteti shqiptar të pastrojë sa më shpejt mbetjet gyleniste, siç ka urdhëruar Erdogan.
Pas urdhrit të Hakanit të Erdoganit, Hasani i Edi Ramës u zverdh, tundi kokën dhe nuk guxoi t’i kthente përgjigje homologut të tij, por përsëriti shabllonin: “Turqia është vend mik dhe partner i çmuar për Shqipërinë”.
Ndërsa Babloku, një ditë pas takimit të mbyllur me ministrin Fidan Hakan, publikoi një fotografi në FB, duke thënë se ishte kënaqur nga biseda më të; por nuk tha, që Erdogani i dërgoi urdhrin e prerë, dhe listën me emra gylenistësh që duhen izoluar, shkatërruar, arrestuar e shporrur nga Shqipëria, si dhe një listë biznesmenësh turq që duhen pranuar e favorizuar në Shqipëri.
Sipas informacionit, përveç kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, dhe bashkëpunëtorëve të tij të skeduar si gylenistë; në listën e zezë që ka dërguar “Sulltan” Erdogani me ministrin e tij Hakan, dhe që tani e kanë në dorë ministri Hasani dhe Babloku, është edhe gylenisti Klodian Allajbeu, pronari i “Spitalit Amerikan” e oligark i shëndetësisë.
A do ta zbatojë “Valiu” Edi Rama, urdhrin e prerë të “Sulltan” Erdoganit, për të sekuestruar dhe përzënë nga Shqipëria, Klodian Allajbeun, oligarkun e tij dhe të Saliut?
Sepse Erdogan e di, që gylenistit Klodian Allajbeu, Babloku i jep 30 milionë Euro tenderë në vit; i ka dhënë koncesionin e Hemodializës; koncesionin e tregut ushqimor Publik të Tiranës, koncesione për 4 HEC-e.
Por i ka dhënë dhe leje ndërtimi për resorte në Tiranë; monopolin e 8 milionë Euro në vit për trajtimin kirurgjikal të rasteve me Tromboza, dhe prej 10 vitesh po lejon gylenistin Klodian Allajbeu, që Spitalin Amerikan dhe 10 kompanitë e tij, t’i raportojë me gjoja humbje, duke toleruar 6.2 milionë Euro detyrime në vit.
Përballë partneritetit me SHBA, Babloku nuk ka fuqi të dorëzojë gylenistët në hapsánin (burgun) e “Sulltanit” në Turqi: sidomos oligarkun Klodian Allajbeu, me të cilin është i lidhur në interesa të zeza edhe kundër urdhrave e interesave të Erdoganit./Pamfleti
Lini një Përgjigje