TAGS-AT E JAVËS

Editorial31 Janar 2024, 14:43

Tre gazetarë me katër ‘B’ nga Tirana mësyjnë Shkupin

Shkruar nga Leart Skiro

 

Tre gazetarë me katër ‘B’ nga Tirana mësyjnë
Tre gazetarë me katër B /

Vetëm në socializëm gazetarë të zgjedhur mund t’ i afroheshin udhëheqësit dhe të shfaqeshin krenarë...

Nuk e mësynë në kuadrin e Luftës së Tretë Botërore që po thonë, sidomos rusët, se do të nisë së shpejti. Jo, këta të tre nuk janë për luftë. 

Kur bie fjala për luftë, këta të tre vijnë ‘triumfalë’ pas pushkëve, mbledhin gëzhojat dhe rrëmbejnë dafinat. Janë vetëm figurantë në histori.

Po çfarë kërkonin në Shkup ku nuk kishte luftë?

E para të qartësojmë pse këta tre gazetarë mbajnë në vetvete katër ‘B’?

Mbase gjë e vogël, por duhet ta shkoqitim. Katër B janë: Blendi Fevziu, Batoni Haxhia dhe Berati. Por ngaqë Berati mban dy ‘B’, emrin Berat, por edhe mbiemrin Buzhala, del që të tre këta gazetarë më shumë i lidh shkronja ‘B’ e përbashkët dhe mania për triumf.

Në Shkup nuk kishte luftë, por në njëfarë mënyre këta po e ndjenin aromën e barutit dhe të fitores. Në krye të qeverisë po vinte, për herë të parë, një kryeministër i etnisë shqiptare. Epoka prej tre dekada e luftës së Perëndimit për të çliruar Ballkanin dhe Maqedoninë nga kthetrat e konflikteve nacionaliste, më në fund u arrit që shqiptarët të përfaqësohen edhe me postin e lartë në shtet.

E bukur, po atëherë pse duheshin dyndur gazetarët ‘e luftës’ drejt Shkupit? Duhej mbajtur kurora?

Këta janë të vetmit gazetarë shqiptarë që mbulojnë tre epoka historike, dmth., në dy shekuj:

Mbulojnë luftën e famshme të Dytë Botërore, që sidomos Blendi e mohon se ka ndodhur ndonjëherë meqë është familje Toptani e Toptanët ishin kryesisht kundër Aleatëve Perëndimorë. Në luftën e Dytë ishte lëshuar kushtrimi “Nëse s’keni armë gjejini/ Ia rrëmbeni atij qeni”. Dhe këta e gjejnë armën kudo që të jetë.

Epoka e tretë (po e vëmë para të dytës) është epoka e tanishme, kur shqiptarët në rajon kanë fituar autoritet të madh qytetar e politik. Derisa në Maqedoni sot kemi kryeministër shqiptar, Talat Xhaferin.

Por më parë ishte Pavarësia e Kosovës, ku të tre këta gazetarë u vendosën në sallën e Madhe ku shpallej dhe votohej Pavarësia. Se ç’ punë kishin këta aty, as një zot nuk e di. Por ama morën pjesën e Luanit, përderisa në çdo dokument të Pavarësisë ndodhet fotografia  tyre; gati gati më shumë se firmëtarët.

Dhe, epoka e dytë ishte epoka e Socializmit.

S’ka rëndësi nëse atëherë këta ishin gazetarë kaq të shquar sa sot, por është një epokë të cilën po e kopjojnë edhe pasi ka vdekur vetë epoka. Vetëm në socializëm gazetarë të zgjedhur mund t’ i afroheshin udhëheqësit dhe të shfaqeshin krenarë. Madje mund të bënin edhe ndonjë foto, siç ka sot foto Dritëro Agolli apo Alfons Gurashi me udhëheqjen e lartë. Këta, edhe  sikur në Shkup vetëm të mund të dalin në foto me udhëheqësin, ia vlen se iu duket se janë vetë Dritëroi me Enverin gju më gju.

Prandaj udhëheqësi Ali Ahmeti u dhuroi secilit nga një makinë luksoze, këta hipën mbi makina si të ishte Norodom Sihanuk në Tiranë, dhe u shfaqen të madhërishëm në krah të udhëheqjes.

Por harruan epokën e tretë, epokën e gazetarisë borgjeze, kur gazetari po të shihet në miqësi me politikanët, nuk mund të besohet më.

Harruan edhe një gjë tjetër: Të shkruanin ndonjë artikull, raportim ose sado pak radhë për ngjarjen në Shkup/Pamfleti

tre gazetarë 4 b nga tirana mësyjnë shkupin

Lini një Përgjigje

Editorial