TAGS-AT E JAVËS

Editorial16 Korrik 2024, 14:15

Sulmet ndaj Dumanit, mesazh i koduar për ambasadorin e ri të SHBA

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet ndaj Dumanit, mesazh i koduar për ambasadorin e ri të SHBA
Kreu i SPAK, Altin Dumani në Kuvend

Me egërsi sulmuan Altin Dumanin, si për t’i thënë kujdes, se amerikanët nuk të mbajnë gjatë, do të lëshojnë, e atëherë... jemi ne këtu.

Spektakli pa shije në Kuvend ndaj Altin Dumanit, ku një pjesë ju vësulën, e pjesa tjetër i kujtoi ”drejtësinë popullore”, nuk ishte fare i rastësishëm.

E gjithë zhurma nuk ndodhi për të mbajtur me gajret militantët, apo për të kënaqur Sali Berishën që ndodhet prej një gjysmë viti i mbyllur në shtëpinë e tij.

Ishte më shumë një plan i paracaktuar, për të çuar një mesazh të koduar. Mesazh që nuk ndodhi rastësisht në ditët kur SHBA është në një dramë të brendshme pas atentatit ndaj Donald Trump.

Siç dihet SPAK është tashmë një institucion totalisht nën drejtimin e amerikanëve, që duket se menaxhojnë gjithçka që në detaje, e kjo nuk ka nevojë për zbulim as për teori konspirative.

E pas ardhjes së ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, David J. Kostelancik, gjërat pritet të lëvizin më shpejt, më fort, e më me agresivitet.

Hapja e dosjes së 21 janarit është zhvillimi më i fortë, që i orienton hetimet për Sali Berishën jo më për ”kafe”, por në analet e krimeve për vrasje, ku pasojat do të jenë edhe më të mëdha.

Ndërkaq, pritet të hapet gropa e zezë e korrupsionit të madh të qeverisë aktuale, që mund të trondisë nga themelet Bablokun bashkë me grupin e tij të oligarkëve, ku një pjesë e mirë e tyre janë ndaluar të hyjnë në SHBA.

Mirëpo me zhvillimet e fundit, ka shumë gjasa që vëmendja dhe fokusi në SHBA të përqendrohet më shumë në zgjedhjet e problemet e brendshme. Prapanicat e politikanëve tanë, duket se janë bërë eksperte për matjen e lagshtirës së zhvillimeve në Amerikë, e shpresojnë se tani, ishte koha për të bërë lëvizjen e duhur.

E me egërsi sulmuan Altin Dumanin, si për t’i thënë se kujdes, amerikanët nuk të mbajnë gjatë, do të lëshojnë, e atëherë... jemi ne këtu.

Nuk ka asnjë logjikë tjetër, ajo sjelljë pa lidhje, pa asnjë argument e logjikë. Madje duke mos respektuar staturën e një drejtuesi të një institucioni të pavarur. Normalisht, mund të kishin bërë të gjithë pyetjet e duhura, fjalimet që mendonin, të cilat do të ishin në procesverbale, e do të merreshin me vete nga Altin Dumani, si qëndrime të Parlamentit për punën e SPAK. Detyrimisht ai duhej të reflektonte, se pastaj vitin tjetër, mund t’i kërkonin llogari nëse janë zbatuar apo jo rekomandimet e deputetëve.

Por adresa ishte krejt tjetër, si për t’i thënë ambasadorit të ri amerikan, që flitet që do të vijë ditët e para të gushtit, duke i suprizuar një muaj para. E t’i lërë pa pushime fare, siç thuhet në korridoret e parlamentit.

Ndërkaq Sali Berisha, i cili i përmendi Amerikës karmën, gjatë një fjalimi në papafingo ishte edhe më i qartë.
”Të sumosh opozitën (domethënë Saliun) e një vendi mik, atëherë karma do të kthehet.

Po kush është karma në rastin e SHBA?

Padyshim, një vend që është kundër saj, Rusia në radhë të parë, pastaj Kina, Irani etj.

E Berisha përfundimisht i dorëzuar e i mllefosur me SHBA, dukej njëlloj si Dimitri Medvedev që pas ca shotseve me votka i fut një kërcënim Perëndimit për luftë përthamore në platformën X./Pamfleti

sulme dumani mesazh i koduar ambasadori i ri shba

Lini një Përgjigje

Editorial