
Këto ditë pritet bomba e madhe e DEA-s, që do ta trondisë nga themelet këtë pushtet. Ku Edi, nuk mund të lëvizë më, sepse është zënë MAT.
Çdo gjë ka ardhur në kulmin e saj. Prej 10 vitesh po përjetojmë një spektakël të shtirur, ku Edi Rama, na ka sjellë thuajse fotokopje skenarin e Enver Hoxhës.
Ku të gjithë shokët e tij na dolën armiq edhe djali, e vetëm ai “udhëheqësi i madh” punonte për këtë vend me dëshirë e përkushtim.
Kur për vite e vite u vranë e u sakatuan të gjithë bashkëpunëtorët e tij, qeveritarët e tij, të cilët i kishte propozuar, emëruar e mbështetur, e që i bënë punët që i kërkoi një më një.
Edhe Edi Rama sot na vjen me të njëjtën panoramë. Vuri Saimir Tahirin, Arben Ahmetajn, Ilir Beqajn, Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Vangjush Dakon, Koço Kokëdhimën i ngriti në qiell duke i quajtur miq e vëllezër e sot, ecën mbi kokat e tyre, sikur të jetë Ramsesi i Egjiptit të lashtë, pra faraoni Zoti i Zotërve.
Edi Rama ka rënë në të gjithë kuptimet, pasi nën hetim janë vënë të gjitha projektet, fondet, e kontratat që ka miratuar qeveria e tij me vullnetin dhe dëshirën e tij.
Nëse ka një njeri që është përgjegjës është vetë babloku. Siç Sali Berisha është përgjegjës për transferimin e pronave të klubit Partizani, ashtu edhe Edi Rama është përgjegjës për çdo projekt apo investim që është akuzuar apo gjetur abuziv në këtë vend.
Ai nuk mund të qëndrojë më me këmbë. Ai nuk mund ta shesë më përrallën se ja kanë bërë të tjerët. Të gjithë personat e akuzuar deri më sot nuk kanë bërë gjë tjetër, vetëm se kanë ndjekur urdhërat e Ramës.
Që nga 2013-a çdo emërim, çdo kontratë konçensioni është negociuar e më pas vendosur nga babloku. Zyrtarët që kanë vënë firmën kanë bërë thjesht aktet administrative.
Shto këtu edhe linjën e gjatë e të vazhdueshme të lidhjes me krimin në të gjitha qarqet në vend. Ishte Edi Rama që bëri deputetë, kryebashkiakë edhe zyrtarë të lartë, njerëzit e fortë, të hurit e të litarit. Ishte ai që më pas bëri deputetë djemtë, dhëndurët, vajzat e baxhanakët, vetëm pë të mbajtur linjën me bandat. Ishte ai që vendosi të parët në lista njerëzit që kërkonin klanet kriminale. Të cilat po dalin edhe në rrjetet e kriptuara pirate që i ka zbërthyer Europoli.
Jemi siç thotë italiani në “capolinea”. Gjithçka ka arritur pikën finale, ku kjo qeveri nuk mund të rrijë më në këmbë. Pasi është zbuluar se ka ecur mbi krim dhe abuzim. E nuk bëhet fjalë as për dardha e as për kumbulla që të mpijnë dhëmbët, por për vendime miliona euroshe, e transferime fondesh. Hyrje në mënyrë të frikshme të fondeve të mëdha të narkotrafikut e të mafiave botërore. Të gjitha të zbuluara nga agjencitë europiane. Ndërsa këto ditë pritet bomba e madhe e DEA-s, që do ta trondisë nga themelet këtë pushtet. Ku Edi, nuk mund të lëvizë më, sepse është zënë MAT./Pamfleti
Lini një Përgjigje