TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë28 Tetor 2025, 09:46

Manovra e Ramës me Liburn Aliun: loja me drejtorin e portit që synon elektoratin e Albin Kurtit në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
Manovra e Ramës me Liburn Aliun: loja me drejtorin e portit që synon
Ish ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu dhe Edi Rama /

Emërimi i ish-ministrit të Kurtit në krye të Portit të Durrësit është testi politik i Ramës për të përçarë mbështetësit e Vetëvendosjes në Shqipëri...

Edi Rama ka provokuar me emërimin e Liburn Aliut, duke e përdorur si mjet politik kundër Vetëvendosjes. Reagimet në Kosovë janë të ftohta, ndërsa në Shqipëri ai kërkon të godasë besimin tek idetë e Albin Kurtit dhe tek elektorati i majtë që e mbështet.

Vendimi për emërimin e Liburn Aliut si Drejtor i Portit të Durrësit duket se është firmosur, por qeveria nuk e ka bërë ende zyrtar. Burime brenda mazhorancës konfirmojnë se Edi Rama ka urdhëruar një testim të opinionit publik përmes dy manovrave mediatike: fillimisht në disa portale të Prishtinës kundërshtare me Albin Kurtin, e më pas në mediat e Tiranës.

Një provokim i qëllimshëm u shënua kur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, publikoi në Facebook një mesazh urimi për emërimin e Aliut dhe e fshiu vetëm pesë minuta më vonë. Postimi, që lavdëronte “zgjedhjen e goditur të Belinda Ballukut” dhe “bashkëpunimin e shkëlqyer me Liburnin”, ishte pjesë e një prove komunikimi që Rama e përdor shpesh për të matur reagimet politike në terren.

Në Kosovë, mediat që kundërshtojnë Vetëvendosjen e pritën me entuziazëm këtë emërim, duke e interpretuar si “blerje” nga Edi Rama për të dëmtuar Albin Kurtin para zgjedhjeve të 9 nëntorit. Por sipas analistëve në Prishtinë, efekti i kësaj loje mund të jetë i kundërt, pasi edhe votuesit e zhgënjyer të Vetëvendosjes pritet të mobilizohen përballë ndërhyrjeve nga Tirana.

Në opinionin kosovar, ndërhyrjet e Ramës shihen si toksike dhe paternaliste, dhe ky perceptim është i konsoliduar. Vetë Rama e di këtë, pasi mat pëlqyeshmërinë me sondazhe të vazhdueshme, vendase dhe të huaja.

Në të vërtetë, qëllimi i kësaj lëvizjeje nuk është Kosova, por Shqipëria. Rama kërkon të godasë simpatinë që ka krijuar Albin Kurti tek elektorati i majtë urban, sidomos te mbështetësit e Arlind Qorit, kandidatit për kryebashkiak të Tiranës. Duke përdorur Liburn Aliun, ish-krahun e djathtë të Kurtit të larguar mes dyshimeve për abuzim, Rama kërkon të zbehë besimin në idenë e një elite të re politike që nuk pranon korrupsionin.

Mesazhi që përpiqet të përçojë është i qartë: “të gjithë janë njësoj”. Por kjo logjikë vështirë të depërtojë, sepse mbështetësit e Kurtit në Shqipëri e ndjekin Vetëvendosjen si koncept politik, si shpresë për një Shqipëri pa oligarki e klientelizëm, jo si lëvizje individësh./Pamfleti

edi rama liburn aliu drejtori i portit albin kurti

5 Komente

  1. 1
    15

    Kush do ta besonte kete! Liburni kunder Albinit. Kjo rrit misteriozitetin e Albinit, Albini deri sot wshte deshmuar shok i keq.

    1. z
      zari

      Ka filluar heqja e njerezve te Belindes. Kjo eshte e verteta. Drejtori i sapolarguar i portit as nuk e priste te zevendesohej.

      1. Y
        Ylli

        Po vertet ca loje te pist luajne? Se plas muuu qe cna duhet kosovaret ne drejtim institucinesh, aq me shume per detari... Cfare pervoje ka ky?

        1. L
          LISI

          DY KUAJ TE NGORDHUR PS e PD MARSHOJNE DREJT THEQAFJES SI SHPETON ASGJE TE RREZOJNE ALBININ E KANE GJITHE HALLIN NDAJ VELLA BEJNE VUCIN ALEAT DHE DJALLIN

          1. I
            Igli

            Ore po kaq bq jan Durrsaket qe tall k.... ky Rama!!! Po ska nje durrsak po duhet te vi nga kosova drejtor porti. Mir ja bon Rama se durrsaket shajn njeri tjetrin nuk i thoj stob nje kokrres byth qirit si Rama kurva

            Lini një Përgjigje