JET Bank, "forex pa sportel". Një bankë pa degë fizike, e kontrolluar nga pronari i platformave FOREX që operuan pa licencë në Shqipëri...
Banka e Shqipërisë licencoi zyrtarisht JET Bank si institucionin e parë financiar plotësisht dixhital në vend. Në njoftimin zyrtar, banka qendrore theksoi se licencimi erdhi pas një procesi rigoroz vlerësimi, në përputhje me standardet për siguri, transparencë dhe stabilitet financiar.
Por një hetim i thelluar zbulon se pas kësaj banke qëndron një pronar me lidhje të drejtpërdrejta me platformat e tregtimit online FOREX që kanë operuar pa licencë në Shqipëri, dhe që vazhdojnë ta bëjnë ende sot.
Pronari që fshihet pas strukturave offshore
Idan Avishai, shtetas britanik me origjinë izraelite, i lindur më 8 janar 1980 në Hadera të Izraelit, është investitori kryesor dhe pronari përfitues vendimmarrës i JET Bank. CEO-ja e bankës, Fatbardha Rino, e ka përshkruar atë si “një nga investitorët kryesorë që ka kontribuar në fazat e hershme të projektit”. Por të dhënat e regjistrave tregtarë tregojnë një realitet tjetër: Avishai kontrollon 71.5 për qind të strukturës mëmë të bankës, duke e bërë atë pronarin de facto.
JET Bank kontrollohet nga Jet Holdings B.V., një shoqëri holding e regjistruar në Amsterdam, Holandë, e themeluar në shtator 2025 me një kapital të paguar prej vetëm 50.000 euro. Kompania ka gjashtë aksionarë, të gjithë shoqëri tregtare të regjistruara në Qipro dhe Izrael.
Më i rëndësishmi prej tyre është Constador LTD me seli në Qipro, e cila zotëron 71.5 për qind të aksioneve. Aksionari i vetëm i Constador LTD është pikërisht Idan Avishai.
Pesë kompanitë e tjera, Israel Albania Holding LTD, Yebogogo LTD, Nathan Lawrence LTD, Don Albania Holdings LTD dhe Ori Eyal LTD, të gjitha të regjistruara në Izrael, zotërojnë së bashku 28.5 për qind të Jet Holdings. Por për shkak se asnjëra prej tyre nuk e kalon pragun prej 25 për qind të aksioneve, sipas ligjit shqiptar JET Bank nuk është e detyruar të deklarojë pronarët përfitues të këtyre kompanive. Kjo krijon një zonë gri ligjore që mban në errësirë pronarët e vërtetë të gati një të tretës së bankës.
Para se të ndërtohej struktura aksionare përmes Jet Holdings, kompania JET Bank, atëherë me emrin Jet Albania, u regjistrua në Shqipëri në shtator 2025 me një kapital fillestar prej vetëm 3.5 milionë lekësh, rreth 36.000 euro. Pronar i vetëm i regjistruar ishte Idan Avishai.
Për krahasim, kapitali minimal për një bankë në Shqipëri është 1 miliard lekë, rreth 10 milionë euro. Kompania fillestare kishte qartë funksionin e një automjeti të përkohshëm për të përgatitur infrastrukturën, përpara se të regjistrohej struktura aksionare përfundimtare që do të plotësonte kërkesat kapitale për licencimin bankar.
Lidhja me Fortrade dhe FXLider
Informacioni publik për Idan Avishai është i pakët, por fijat e lidhin drejtpërdrejt me industrinë e platformave të tregtimit online. Në profilin e tij të LinkedIn, deri para pak kohësh, Avishai e përshkruante veten si pjesë e “Leader Capital - Online CFD” dhe e lidhte hapur veten me platformën Fortrade.
Lidhja bëhet akoma më e fortë nëpërmjet Louis Grant Silver, shtetas ameriko-britanik, që shërben njëkohësisht si drejtor menaxhues i Jet Holdings dhe si drejtor aktiv në Fortrade Limited, shoqëria e regjistruar në Britaninë e Madhe që ofron shërbime investimi në valutë të huaj dhe derivate. Ky është një pikëkryqëzim që nuk mund të shpjegohet si rastësi.
Fortrade, e raportuar si e palicencuar në Shqipëri
Fortrade ka licenca në juridiksione të ndryshme. Në Britani është e rregulluar nga FCA, Financial Conduct Authority. Në Qipro nga CySEC. Në Australi nga ASIC. Por në Shqipëri, historia është tjetër.
Në vitin 2018, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, AMF, raportoi publikisht platformën Fortrade, e cila operon edhe me emrin FXLider, për ushtrimin e aktivitetit financiar të palicencuar në Shqipëri. I njëjti raportim u bë edhe nga HANFA, autoriteti homolog në Kroaci.
FXLider synon veçanërisht tregun e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Platforma operon nga selia në Beograd për rajonin e ish-Jugosllavisë, Shqipërisë dhe Greqisë. Pavarësisht raportimit të AMF-së tetë vjet më parë, platforma vazhdon të ofrojë shërbime investimi për klientë nga Shqipëria. Faqja e saj përmban një seksion të dedikuar në gjuhën shqipe. Besohet se shërbimet ofrohen nëpërmjet degës së kompanisë në Serbi.
Modeli i operimit nëpërmjet degëve rajonale duket se shfrytëzon boshllëqet rregullatore mes juridiksioneve, duke i lejuar platformës të vazhdojë aktivitetin edhe aty ku nuk ka marrë licencë.
Licencimi i JET Bank nga Banka e Shqipërisë zyrtarizoi një projekt që prezantohet si inovativ për tregun shqiptar. Por hetimi i mëtejshëm ngre pyetje që kërkojnë përgjigje.
Si kaloi Idan Avishai procesin e vlerësimit të Bankës së Shqipërisë, kur pronari kryesor i bankës së parë dixhitale shqiptare lidhet me një platformë që AMF e ka raportuar për aktivitet të palicencuar në vend?
Pse pesë kompanitë izraelite që zotërojnë 28.5 për qind të bankës mbeten në errësirë, duke shfrytëzuar boshllëkun e pragut 25 për qind në ligjin shqiptar?
Këto janë vetëm disa nga pyetjet që dalin nga struktura e JET Bank. /Pamfleti
Në vijim, do të trajtojmë bordin e bankës dhe pyetjen se si një i hetuar për skema mashtrimi financiar arriti të kalojë procesin “fit & proper” të Bankës së Shqipërisë.
Ju lumtë per kete shkrim hulumtues!
Do ju haje te gjalle Izraeli o te mjere. Kane tere bankat e botes e komandojne te gjitha shtetet e lufterat. Prit kur te na mbushen rruget me federa hats se, pallatet e resortet qe jane ndertuar askush nuk e di kush i ka. Kane shumicen e ndertesave ne tere kryeqytet e botes e Shqiperia eshte nje qime per ta qe ta perlajne. Hiqni edhe ata muslot afgo e perse qe kini marre si i kane sjelle vetem te krijojne turbullira e me vone do i shihni ne Parlament e Kryeministra e do na ndryshojne edhe gjuhen.
Amund te hetohete dhe lincesa e banke frorex