TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë23 Mars 2026, 19:45

Milionerët e PS/ Sako, Malaj, Xhakolli, Çuçi dhe Hoxha si agjenci imobiliare: Apartamente, garazhe, ara dhe dyqane

Shkruar nga Pamfleti
Milionerët e PS/ Sako, Malaj, Xhakolli, Çuçi dhe Hoxha si
Milionerët e PS

Ja deklarimet pasurore të disa prej deputetëve dhe kryebashkiakëve të PS...

Vitet e fundit rezultojnë të kenë qenë të favorshëm për disa prej zyrtarëve të Partisë Socialiste, të cilët në deklarimet e pasurisë pranë ILDKP paraqesin shtim të aseteve, kryesisht në pasuri të paluajtshme dhe investime të reja.

"Pamfleti" po publikon prej disa ditësh të dhënat pasurore të funksionarëve dhe sot po ndalemi te PS, referuar deklaratave pranë ILDKP për vitin 2024. 

Një nga rastet është ai i kryebashkiakut të Pogradecit, Ilir Xhakolli, i cili ka deklaruar përfitimin e një apartamenti me sipërfaqe 139.32 m² dhe një garazhi 52.9 m², në bashkëpronësi 50%, me burim krijimi të ardhura nga shitja e aseteve, në vlera që arrijnë në qindra mijëra euro. Paralelisht, ai rezulton të ketë shitur një sipërfaqe toke arë dhe një pasuri truall me ndërtesë, si dhe të ketë dhuruar një apartament, duke reflektuar lëvizje të shumta në portofolin e tij.

Edhe deputeti i PS dhe ish-kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, ka shtuar pasurinë me një apartament 131.16 m² në pronësi të plotë, me vlerë mbi 257 mijë euro, si dhe një njësi tregtare në bashkëpronësi, me burim të ardhura nga biznesi.

Në të njëjtën linjë, në deklarimin e familjes së deputetit Bledi Çuçi rezulton blerja e një apartamenti 60 m², me vlerë 200 mijë euro, i justifikuar me kursime dhe burime të tjera.

Ndërkohë, kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka përfituar një pjesë takuese në një apartament përmes trashëgimisë, ndërsa deputeti Ervin Hoxha deklaron përfitimin e një apartamenti dhe një garazhi përmes dhurimit.

Në nivel vendor, kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdri, ka deklaruar blerjen e një automjeti me vlerë mbi 10 mijë euro, të siguruar nga të ardhurat nga paga.

Të dhënat tregojnë një tendencë të shtimit të pasurive në radhët e zyrtarëve socialistë gjatë vitit 2024, kryesisht përmes blerjeve, trashëgimisë apo të ardhurave nga biznesi, ndërsa në disa raste shoqërohen edhe me shitje apo transferime të aseteve ekzistuese. /Pamfleti

Emiriana Sako: 

Milionerët e PS/ Sako, Malaj, Xhakolli, Çuçi dhe Hoxha si

Ervin Hoxha:

 

Milionerët e PS/ Sako, Malaj, Xhakolli, Çuçi dhe Hoxha si

Agron Malaj:

Milionerët e PS/ Sako, Malaj, Xhakolli, Çuçi dhe Hoxha si

Ilir Xhakolli:

Milionerët e PS/ Sako, Malaj, Xhakolli, Çuçi dhe Hoxha si

Milionerët e PS/ Sako, Malaj, Xhakolli, Çuçi dhe Hoxha si

Gruaja e Bledi Çuçit:

Milionerët e PS/ Sako, Malaj, Xhakolli, Çuçi dhe Hoxha si

pasuri ps prona

2 Komente

  1. E
    Ervin spiuni

    Ervon Hoxha lètyre.Rob koti legen ,qyls dhe i kishte dale emri te lista qe publikuan hakerat iraniane si bpuntor

    1. E
      ERD

      Q* ropt kam që në 2012 që boj luft me xhajat për 10 metra tok babe e spo ma japin,ktyne po i dhurojn shpia e garazhee vler minimumi 180 000€ 1 shpi. Të q**sha shtetin,prokurorin e gjykatat që kemi

      Lini një Përgjigje