TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë20 Mars 2026, 13:54

Paketa e Maleve/ Emiriana e Durrësit dhe Fisniku i Kavajës, deklarojnë si “male” 15 229 ha toka bregdetare

Shkruar nga Pamfleti
Paketa e Maleve/ Emiriana e Durrësit dhe Fisniku i Kavajës,
Emiriana Sako dhe Fisnik Qosja /

Pas grabitjes së tokave në bregdet nëpërmjet ligjit për “Investimet strategjike”, ka nisur plani i Edi Ramës dhe mafies së ndërtimit, për të grabitur tokat e mbetura në bregdet, në zonat e preferuara urbane e parqet natyrore kodrinore, nëpërmjet skemës “Paketa e Maleve”.

Kjo skemë po shoqërohet me falsifikimin e statusit të tokave edhe në zonat ku nuk ka male e madje as kodrina, mashtrim i kryer nga Edi Rama, në bashkëpunim me kryetarët e bashkive, të cilët po deklarojnë si “male”, sipërfaqe tokash e parqesh pyjore në vijën  bregdetare.

Pas kryebashkiakut të Shijakut, Elton Arbana, që shpalli si “zonë malore”, 301 ha toka buzë detit në Lalz e Maminas; falsifikim të statusit të tokave, kanë bërë kryebashkiakja socialiste e Durrësit, Emiriana Sako dhe kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja.

Sipas vendimit të qeverisë më 19 mars 2026, kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka deklaruar si “sipërfaqe malore” 14 mijë e 710 hektarë toka e parqe pyjore në zonat bregdetare të Bashkisë së Durrësit, ndërsa kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, ka deklaruar 519 hektarë toka si male.

Zonat dhe sipërfaqet e deklaruara “male” në Durrës

- Shpallen sipërfaqe malore në funksion të projektit “Paketa e Maleve”, 8217 hektarë toka në fshatrat Gjuricaj, Kapidanaj, Kërtushaj, Likmetaj, Kuraten, Lalëz, Bizë, Draç, Shetaj të Njësisë Administrative Ishëm.

- Shpallen sipërfaqe malore, 3881 hektarë toka në fshatrat Armath, Borç, Kameras, Radë, Shkallë e Fshat-Manzë të Njësisë Administrative Manzë.

- Shpallen sipërfaqe malore, 2612 hektarë toka në fshatrat Romanat, Bozanxhije e Manskuri të Njësisë Administrative Rrashbull

Paketa e Maleve/ Emiriana e Durrësit dhe Fisniku i Kavajës,

Zonat dhe sipërfaqet e deklaruara “male” në Kavajë

- Shpallen sipërfaqe malore në funksion të projektit “Paketa e Maleve”, 97 hektarë toka në fshatrat Kanaparaj e Seferaj të Njësisë Administrative Golem-Kavajë.

- Shpallen sipërfaqe malore, 227 hektarë toka në fshatrat Habilaj, Çetë e Zikular, të Njësisë Administrative Helmas-Kavajë.

- Shpallen sipërfaqe malore, 195 hektarë toka në fshatrat Peqinaj e Bagot të Njësisë Administrative Synej-Kavajë.

Paketa e Maleve/ Emiriana e Durrësit dhe Fisniku i Kavajës,

Sipas përcaktimeve në Kadastrat Durrës e Kavajë dhe sipas hartës së Kornizës Referuese Gjeodezike të Shqipërisë (KRGJSH), këto sipërfaqe toke nuk janë male, dhe duket me sy të lirë, që në Durrës e Kavajë nuk ka male.

Por nëpërmjet mashtrimit e falsifikimit zyrtar, të bërë nga kryebashkiakja socialiste e Durrësit, Emiriana Sako, dhe kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja, tokat në vijë bregdetare fushore janë deklaruar zona e sipërfaqe malore.

Që kryeministri Edi Rama, me gjoja përcaktimet nga pushteti lokal, t’i grabisë e t’ua dhurojë klientëve të tij për vila, hotele dhe resorte, me skemën “Paketa e Maleve”./Pamfleti

 

paketa e maleve emiriana sako fisnik qosja

1 Komente

  1. P
    Paketa e maleve.

    Ju bafte vorri kazona plerash ketyre zgjyrave .

    Lini një Përgjigje