Tre raportet e inteligjencës që nxorën në dritë implikimin e tij, nga Berati në Kukës, përfshirja në kultivimin e 180 mijë rrënjëve kanabis dhe pse u hodh në erë karriera e tij...
Afrim Tafa, kandidat për drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit rezulton pjesë e disa raporteve të SHISH, ku sipas shërbimeve inteligjente, ka qenë i implikuar në kultivimin e kanabisit, kur ky fenomen mori përmasa të jashtëzakonshme në vend. Tafa është pjesë e 3 raporteve të hartuara nga SHISH, njëri i referuar në aparatin qëndror të policisë dhe dy të tjerët tek ish-Shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesat, sot AMP, Agjencia e Mbikqyrjes policore.
Raporti
“ Nr. 2097, datë 19.05.2016, me lëndë “Për punonjës të veçantë të Policisë së Shtetit që dyshohet se përfshihen në veprimtarinë e kultivimit të bimëve narkotike në vend.” Informuar SHÇBA”
I treti në listë, vijon përshkrimi i SHISH:
“Afrim Tafa i biri i Azis dhe Bukurije, i datëlindjes 09.08.1976, lindur në Kutalli, Berat, banues në lagjen Nr.2, Durrës, në atë kohë detyrë drejtor i DVP Berat”
Raporte të tjera ku listohet emri i Afrim Tafës.
“Nr.1479, datë 08.04.2016, me lëndë “Për përgatitje të procesit të kultivimit e përpunimit të bimëve narkotike në vend.” Informuar DPSH”
“ Nr. 2097/4, datë 03.08.2016, me lëndë “Dyshime për favorizim të kultivimit të bimëve narkotike nga efektivë policie. Informuar SHÇBA”
“Afrim Tafa, i biri i Azis dhe Bukurije, i datëlindjes 09.08.1976, lindur në Kutalli, Berat, banues në Durrës. Në atë kohë, nga drejtor i DVP Berat, u emërua drejtor i Policisë së Kufirit dhe Migracionit në DVP Kukës”.
Rezulton se vetëm në harkun kohor të 1 muaji e gjysëm për Tafën, SHISH të ketë gjeneruar dy raporte shqetësuese për përfshirjen e tij në një nga sipërmarrjet kriminale më të mëdha në vend, që njollosën jo vetëm policinë e shtetit por i dhanë dhe një ‘damkë’ të pamerituar Shqipërisë, si ‘Kolumbia e europës’.
Jo vetëm SHISH, por dhe akuza politike
Afrim Tafa ka qenë dhe në shënjestër të akuzave politike nga opozita duke e renditur në listën e zyrtarëve të implikuar në kanabizimin e vendit.
“Afrim Tafa, në drejtorinë e Policisë Berat, së bashku me shefin e komisariatit të Skraparit, Ferdinand Dusha dhe me Shefin e Komisariatit Berat, Learton Hoxha kanë nën përgjegjësi drogën në afërsi të Malit të Tomorrit nga krahu i Beratit ku janë mbjellë rreth 80.000 rrënjë kanabis, dhe krahu i Skraparit ku janë mbjellë rreth 100.000 rrënjë”, ka deklaruar PD-ja/Pamfleti
Ky analfabet ben si udhëheqës por nuk di se nga lidhet gamori....kujton se lidhet ne Shkozet...
Lajmi keq eshte lajme i mire, lajmi mire eshte lajme i keq