Policia Federale gjermane ngre shqetësime për rrjedhje informacioni dhe dekonspirim aksionesh në operacionet e përbashkëta kundër krimit...
Përveç reagimeve shqetësuese të politikës dhe diplomacisë së shtetit gjerman ndaj devijimeve që, sipas kritikëve, kryeministri Edi Rama po i bën shtetit ligjor dhe luftës kundër krimit, reagim ka bërë edhe Policia Federale e Gjermanisë.
Një informacion i ardhur në “Pamfleti” nga burime në kupolën e Policisë së Shtetit tregon se dy javë më parë Policia Federale e Gjermanisë ka paralajmëruar Policinë Shqiptare për ndërprerje bashkëpunimi në disa dosje specifike.
Ky paralajmërim është shoqëruar me argumentin se drejtues të Policisë Shqiptare, në disa raste të shkëmbimit të informacioneve për aksione të përbashkëta, kanë shkelur marrëveshjen e konfidencialitetit në partneritetin dypalësh për luftën kundër krimit të organizuar.
Mesazhi që i është dërguar ish-drejtorit Ilir Proda, tre ditë para shkarkimit të tij, është shoqëruar edhe me referenca për 17 raste të reja në dy vitet e fundit, për dekonspirim aksionesh, fshehje provash, mosdërgim të të dhënave dhe vonesa në operacione të përbashkëta kundër krimit.
Policia Federale Gjermane ka pasur edhe më herët përvoja problematike në bashkëpunimin me Policinë Shqiptare. Një nga rastet më të përmendura është ai i bandës së “Xibrakës”, ku sipas raportimeve drejtues të policisë, në bashkëpunim me prokurorët e çështjes, dekonspiruan aksionin dhe u krijuan dyshime për ndërhyrje në provat e dosjes.
Një tjetër rast i përmendur është operacioni i përbashkët me Policinë e Spanjës dhe EUROPOL për goditjen e një rrjeti call-center të dyshuar për mashtrime financiare, ku sipas burimeve të sigurisë bashkëpunimi me policinë shqiptare u konsiderua problematik për shkak të rrjedhjeve të informacionit.
Nuk dihet se cilat janë 17 rastet e reja për dekonspirim aksionesh, fshehje provash, mosdërgim të të dhënave dhe vonesa në operacionet e përbashkëta që Policia Federale Gjermane ka përfshirë në paralajmërimin drejtuar Policisë Shqiptare për ndërprerje bashkëpunimi në luftën kundër krimit.
Megjithatë sinjalet e këtij shqetësimi janë dhënë më herët nga diplomacia dhe strukturat e sigurisë së Gjermanisë.
Më 16 qershor 2025, zv/presidentja e Policisë Kriminale Federale të Gjermanisë, Martina Link, erdhi në Tiranë dhe u takua me drejtues të policisë dhe me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, ku ngriti shqetësimin për dekonspirimin e disa aksioneve të përbashkëta.
Dy javë pas këtij takimi, më 30 qershor 2025, drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, u thirr në Gjermani, ku u takua me ministrin e Brendshëm të North Rhine-Westphalia, Herbert Reul, me zv/presidentin e Policisë Federale Gjermane, Peter Beiderwieden, dhe me drejtorin e Bundeskriminalamt, Holger Münch.
Më 17 nëntor 2025 në Shqipëri erdhi ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, i cili u takua me ministren e Jashtme Elisa Spiropali. Në bisedën mes tyre, një nga temat kryesore ishte pikërisht besueshmëria e partneritetit në luftën kundër krimit të organizuar.
Ndërsa më 20 janar 2026 në Tiranë mbërriti një ekip i Bundespolizei, një nga strukturat më të rëndësishme të Policisë Federale Gjermane, i cili zhvilloi takime pune në Shqipëri.
Siç kuptohet, këto zhvillime janë sinjalet që dy javë më parë u konkretizuan me paralajmërimin e Policisë Federale të Gjermanisë për ndërprerje bashkëpunimi, për shkak të humbjes së besimit në konfidencialitetin e informacionit dhe në operacionet e përbashkëta kundër krimit.
Në të njëjtën linjë është shprehur edhe ish-drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i cili në parlament ka deklaruar se në disa raste bashkëpunimi me Policinë e Shtetit ka qenë problematik për shkak të rrjedhjeve të informacionit dhe mosbashkëpunimit institucional./Pamfleti
Këtu të gjithë janë bashkëpuntor me krimin puninjës të ndershëm ka pak dhe ata i degdisin nëpër skuta se nuk u hyjnë në punë ose ju prishin punë .ky është shteti shqipëtar në demokraci.
Gjate e kane lene,ktu eshte bere si lagjet e Meksikes.
Po te gjith hajdute kriminel jane bere ndjesh me shtetin mafioz qe ka ndertuar Rama ,kjo u pa ne votimin e fundit ne parlament ku 84 deputet votuan si delet per turpin e tyre ne mbrojtje te hajduteris se Balluket ( Rames ).kjo tregon se te gjithe jan te zene ,te gjithe jane vegla te bindura te Rames ,te gjithe jane te perlyer ,ne llumin e korrupsionit te shfrenuar qe nuk njeh kufi ..Fatkeqësi e PS ,po Fatkeqësi e shoqerise tone qe drejtohemi nga nje njeri i tille ,
Po ju paskeni bashkpunuar me vete krimin tani e ndiet?
O Albanian Paguani se tani keni Buxhet ndryshoni Kushtetuten nga ligje themeltare ne Kushtetut me 5 Shtylla si e ka shtetet te forta, hapni rruge federalizmit me premise per Bashkim ne nje ardhme nqs te ta bie momenti te kesh bazen ligjore gati edhe e dyta sipas modelit USA cdo organ te kete kontroll edhe ministri kontrollohet del para senatit per te zvogeluar korrupsionin. Ndryshe Albanien do kete probleme se nuk ka shoqeri civile, ka qene 500vite nen otoman, // ,ka humbur territore!! plus 50 vite komunizem hoxhist ka deformin te ndergjegjes shoqerore ku populli vetedeklarohet per kushte ekonomike. Echte Albaner sind ein wunderbares Volk!