TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë18 Mars 2026, 16:00

Pasuritë e ministrit Blendi Gonxhe dhe 2 hetime të bllokuara në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Pasuritë e ministrit Blendi Gonxhe dhe 2 hetime të bllokuara në
Blendi Gonxhe dhe Mihal Delijorgji /

Deklarata pasurore ngre dyshime, ILDKPI nuk vepron, SPAK-u mban dy hetime të bllokuara: Një prej tyre çon te baxhanaku i tij Mihal Delijorgji dhe paratë e pista të pallateve...

Deklarata e pasurive të Blendi Gonxhes e përforcon bindjen se ILDKPI nuk i verifikon pasuritë e disa zyrtarëve të lartë, ose edhe kur u zbulon pasuri të fshehura, nuk ia çon drejtësisë për hetim.

Referuar deklarimit pasuror të Blendi Gonxhes dhe duke ditur aferat e tij të shumta korruptive, nisur në vitin 1998 në Ministrinë e Kulturës dhe më pas në Bashkinë e Tiranës, në 3 drejtori e në dy ministri si ministër, ka indicie se ka fshehur shumë pasuri të paluajtshme e vlera monetare.

Si provë për SPAK-un, nëse do të ketë vullnet ta hetojë Blendi Gonxhen, po përmendim faktin që në vitet 2005-2008 ishte emigrant në Itali e Greqi, por nuk ka deklaruar asnjë cent kursim nga puna.

Nuk ka deklaruar as periudhën 2003- 2005 kur jetoi e bëri biznes në Barcelonë, pas arratisjes nga Shqipëria, ngaqë u procedua penalisht për hapjen e qëllimshme të digës së Liqenit të Tiranës.

Duhet hetuar fakti që, megjithëse Gonxhe nuk ka deklaruar kursime nga punët në emigracion, pas kthimit në Shqipëri hapi biznes ndërtimi, transport mallrash e udhëtarësh, kompani "Taxi", import dhe shitje e dhënie makinash me qira, biznes ushqimor lëngjesh dhe madje hapi edhe një gazetë.

Dritë-hijet e pasurive të deklaruara nga Gonxhja e pushtetit

Në vitin 2024, Blendi Gonxhe nuk deklaron shtëpi, por ka deklaruar shitjen e 342 m² truall për 150 milionë lekë, aq sa e kishte blerë; ndërsa kompaninë "Albarent" ia ka dhuruar bashkëshortes.

Deklaron 131 mijë e 772 euro të ardhura nga shitja e pasurive, pa deklaruar çfarë lloj pasurie ka shitur dhe cilat kanë qenë burimet e sigurimit të tyre; ndërkohë që bashkë me gruan dhe dy djemtë, deklaron 21 llogari bankare me gjendje nga zero deri 12-30 euro.

Deklaron 15.3 milionë lekë blerje Bono Thesari, me burim nga të ardhurat e tij personale dhe i ka dhënë hua; si dhe llogari bankare me vlerë 4.86 milionë lekë, përsëri me burime nga të ardhurat.

Ndërkohë, po shlyen një kredi 226 mijë euro, ndërsa gruaja Elda Gonxhe deklaron 39 mijë euro të ardhura nga biznesi i transporteve; 51 mijë euro të ardhura nga qiratë.

Djali David Gonxhe deklaron 1 apartament në Holandë të paguar nga prindërit dhe llogari 240 mijë lekë; ndërsa djali tjetër Dante Gonxhe deklaron makinë 46 mijë USD; shpenzime 51 mijë euro; 2 llogari 324 euro dhe 2.8 milionë lekë të ardhura nga paga te firma "Albarent".

Dy hetime penale ndaj Blendi Gonxhjes janë bllokuar në SPAK

Në muajin mars 2021, ndaj Blendi Gonxhjes, në atë kohë Drejtor i Transportit Rrugor, SPAK-u filloi një hetim për korrupsion, fshehje të pasurive, transaksione jashtë bankave dhe pastrim parash në biznese ndërtimi pallatesh e kullash, nëpërmjet baxhanakut të tij, Mihal Delijorgji.

Hetimi nuk avancoi më tej dhe prej 5 vitesh po mbahet i bllokuar; madje nuk ka njoftim nga SPAK-u nëse Blendi Gonxhe është marrë në pyetje për këtë çështje apo jo; sepse gjurmët e hetimeve të para çuan te financimi i parave të pista në ndërtimin e pallateve nga baxhanaku i tij Mihal Delijorgji i Gërdecit.

Më 25 korrik 2022, Blendi Gonxhe u thirr në SPAK, ngaqë nëpërmjet kompanisë së tij "Albarent" dhe firmës "D.G - Dante Gonxhe" ka marrë miliona nga landfilli i Tiranës dhe nga shteti.

Kanë kaluar rreth 4 vite nga nisja e këtij hetimi dhe Blendi Gonxhe nuk është thirrur më nga SPAK-u; por burime nga BKH kanë thënë për "Pamfletin" se hetimi ndaj tij u ndërpre dhe është bllokuar si dosje, ndërsa Blendi është bërë dy herë ministër./Pamfleti

 

blendi gonxhe mihail delijorgji spak pasuritë e ministrit

4 Komente

  1. Z
    Zoto Kanina

    Hajde hajde, familjarisht fismidhje dmth

    1. K
      Kryeministri Blendi Gonxhja

      Une do behem kryeminister se shpejti, ndaj SPAK nuk me prek dot.

      1. K
        Kryeministri Blendi Gonxhja

        Dhe mjaft ju te pamfletit. Po! Mua me mbron edhe Edi edhe Saliu. Plasni nga inati po deshet. Se shpejti do behem KM me votat e deputeteve te Beles.

        1. T
          Timi Soses

          KY GJEMBI GONXHE EDHE PORTRETIN E KA SI XHAMBAZ, DUKET QE FTYRE ÇFARA BUTO ESHTE. BASHKEPUNTOR I VJETER ME ED RAMSIN QE NE BASHKINE E TIRONS. KY XHAMBAZI OSH MSU ME JA SHKU DREJTESISE. KUR ISH N/ KRYTAR BASHKISE QI PERMYTI TIRONEN JA MBATHI KA FRYKA E HETIMIT DHE U HARU NGA PROKURORIA E TIRONS. PRAP TASH DUKET SE PO PESHTON. SKA FAJ XHAMBAZI PO SPAK QI MYLL DOSJET SA TURP.

          Lini një Përgjigje