TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë25 Mars 2026, 19:40

Nga BSH, te ministritë dhe drejtoritë: Ku i kanë punësuar familjarët ministrat, deputetët dhe krerët e bashkive?

Shkruar nga Pamfleti

Nga BSH, te ministritë dhe drejtoritë: Ku i kanë punësuar

Ministra, deputetë dhe kryebashkiakë rezultojnë se kanë sistemuar familjarët e tyre në institucione kyçe të shtetit, nga Banka e Shqipërisë dhe agjencitë publike deri te administrata vendore. Të dhënat ngrenë shqetësime mbi përhapjen e nepotizmit dhe ndikimin e tij në funksionimin e administratës publike.

Partia Socialiste shpalli disa muaj më parë një nismë për të luftuar nepotizmin brenda radhëve të saj, duke kërkuar që familjarët e deputetëve të mos kenë angazhime në administratën publike. Nisma u prezantua në grupin parlamentar në prani të kryeministrit Edi Rama, ndërsa detajet u bënë publike nga kreu i grupit, Taulant Balla.

Ai deklaroi se çdo anëtar familjeje i deputetëve që mban një pozicion në administratë duhet të largohet, në funksion të rritjes së integritetit dhe besimit publik. Megjithatë, të dhënat e deklarimeve të pasurisë pranë ILDKP tregojnë një panoramë tjetër, ku një numër i konsiderueshëm zyrtarësh, si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita, rezultojnë të kenë familjarë të punësuar në institucione publike.

Sipas këtyre të dhënave, kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, ka bashkëshorten të punësuar në Bankën e Shqipërisë, ndërsa deputeti i PS, Ulsi Manja, rezulton gjithashtu me bashkëshorten në të njëjtin institucion. Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, ka familjar të angazhuar në Shoqërinë Rajonale të Ujësjellës Kanalizime Korçë.

Në listë përfshihen edhe deputetë të tjerë socialistë, si Pirro Vengu, bashkëshortja e të cilit është e punësuar në Autoritetin e Aviacionit Civil dhe njëkohësisht këshilltare në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Olsi Komici, bashkëshortja e të cilit punon pranë ILDKPKI-së.

Raste të ngjashme evidentohen edhe në pushtetin vendor. Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja, ka bashkëshorten në pozicione drejtuese dhe këshilltare në nivel ministror, ndërsa kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, ka bashkëshorten të punësuar në Drejtorinë e Shëndetit Publik.

Në të njëjtën linjë, deputetja e PS, Evis Kushi, rezulton me bashkëshortin të punësuar në Operatorin e Sistemit të Transmetimit, ndërsa deputeti Ervin Hoxha ka bashkëshorten në Bashkinë e Tiranës. Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana, ka bashkëshorten në Zyrën Vendore Arsimore.

Edhe figura të tjera politike rezultojnë me lidhje familjare në administratë, si Elisa Spiropali, bashkëshorti i së cilës është i punësuar në Drejtorinë e Transportit Rrugor, apo Arbjan Mazniku, bashkëshortja e të cilit rezulton e angazhuar në disa institucione, përfshirë Partinë Socialiste dhe struktura të tjera publike.

Lista vijon me emra të tjerë si Antoneta Dhima, me bashkëshortin në Albpetrol dhe djalin në Bankën e Shqipërisë, Albana Koçiu me bashkëshortin në administratën doganore dhe institucione të tjera, si dhe Ceno Klosi me bashkëshorten në institucione financiare dhe të sigurimeve.

Ndërkohë, raste të ngjashme evidentohen edhe jashtë radhëve të mazhorancës. Deputeti i opozitës Fatmir Mediu rezulton me bashkëshorten në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa Agron Gjekmarkaj me bashkëshorten në Bankën e Shqipërisë.

Një nga rastet më të theksuara është ai i kryebashkiakut të Tropojës, Rexhë Byberi, ku disa anëtarë të familjes rezultojnë të punësuar në institucione të ndryshme publike, nga sistemi shëndetësor deri te administrata e pronave dhe punësimit.

Punësimet nepotike

-Vangjel Tavo, kryebashkiak i Himarës, gruaja te Banka e Shqipërisë;

-Ulsi Manja, deputet i PS, gruaja te Banka e Shqipërisë;

-Sotiraq Filo, kryebashkiak i Korçës- Gruaja te Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Korçë;

-Pirro Vengu, deputet i PS- Gruaja te Autoriteti i Aviacionit Civil & Keshilltare politike pranë Ministrisë se Infrastrukturës dhe Energjisë

-Olsi Komici, deputet i PS- Gruaja te Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave

-Gledjan Llatja, kryebashkaik i Elbasanit- Gruaja drejtore Kabineti dhe këshilltare ministri;

-Flamur Golemi, kryebashkiak i Gjirokastrës- Gruaja te Drejtoria e Shëndetit Publik Gjirokastër;

-Fatmir Mediu, deputet i opozitës-Gruaja te Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë;

-Evis Kushi, deputete e PS- Burri te Operatori i Sistemit të Transmetimit;

-Ervin Hoxha, deputet i PS- Gruaja te Bashkia Tiranë;

-Elton Arbana, kryebashkiak i Shijakut- Gruaja te Zyra Vendore Arsimore Shijak;

-Elisa Spiropali, deputete e PS- Burri te Drejtoria e Transportit Rrugor;

-Eduard Duro, kreu i Bashkisë Devoll- Gruaja te DRSSH Korçë;

-Ceno Klosi, deputet i PS- Gruaja te Regjistri i Barrave Siguruese dhe Instituti Sigurimeve Shoqërore;

-Besion Ajazi, kreu i Bashkisë Gramsh- Gruaja te Banka e Shqipërisë;

-Besfort Lamallari, ministër i Brendshëm- Gruaja te Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore;

-Artur Bushi, kreu i Bashkisë Krujë- Gruaja te Albcontrol;

-Ardit Bido, deputet i PS- Gruaja te Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor;

-Arbjan Mazniku, deputet i PS - Gruaja e punësuar te: Partia Socialiste e Shqiperise & Korporata e Investimeve Shqiptare & Qendra e Regjistrimit te Aksioneve.

-Antoneta Dhima, deputete e PS- Burri te Albpetrol; djali te Banka e Shqipërisë

-Albana Koçiu, zv/kryeminsitre- Burri te Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Shtypshkronja e Letrave me Vlerë;

-Agron Gjekmarkaj, deputet i PD- Gruaja te Banka e Shqipërisë

-Rexhë Byberi, kreu u Bashkisë Tropojë- -Vajza te spitali "Isa Zllami" B. Curri; Vajza tjetër te spitali "Isa Zllami" B. Curri; Vajza tjetër Drejtoria Rajonale e Operatorëve të Kujdesit Shëndetësor; Djali Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive në Kukës; Vajza tjetër Drejtoria Vendore ASHK Tiranë; Vajza tjetër Qendra Shëndetësore Kamëz. /Pamfleti

 

nepotizmi punesime

6 Komente

  1. B
    Ben

    Kta meritojne plumbin

    1. K
      Kiu

      Perse, ata te PD nuk i kane te punesuar ne shtet e ne biznese shteterore te lidhura me to?

      1. T
        Tarrasi

        Nuk eshte ashtu sic duket, eshte thjeshte koecidence se ska mundesi.

        1. B
          Besnik besniku

          Besnik Dervishi komisioneri i informimit dhe privatesise vajza ne KQZ . Gruaja (hiena e korrupsionit sapo e propozuar per bordin e AKEP.

          1. F
            FATMIRI DORA VETE QE GJYQI PO E PRET

            Keni harruar DJALI I FATMIR MEDIUT VAJZA E FATMIR MEDIUT DJALI I BUJAR LESKAJT ETC ETC

            1. A
              Anastas Caci

              E besueshme ne kete realitet ku administrata eshte parcele per te kenaqur qenerine e jo per te ngritur shtet ne sherbim te qytetareve taksapagues. keni haru presidentin hej burra, njeriun qe ri e veshtron katrathuren. Me mire nje Ilir Met qei cante sumen Ed Rames se nje Barom qe di me i than veç amin ketij legenit. Te humburit jemi ne se me paret e taksave tona paguhet e gjithe kjo qeneri

              Lini një Përgjigje