TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë30 Janar 2026, 19:15

Kontestimi i Divjakës ndaj Edi Ramës; thelbi politik i Shqipërisë së sotme!

Shkruar nga Pamfleti
Kontestimi i Divjakës ndaj Edi Ramës; thelbi politik i
Përplasje e Edi Ramës me qytetarin në Divjakë

Përballja e Edi Ramës me një fermer nxori hapur ndarjen reale në shoqëri, prodhimi vendas kundër monopoleve të importit...

Reagimi i një qytetari në Divjakë ndaj Edi Ramës nuk ishte episod spontan, por artikulim i një pakënaqësie të përhapur gjerësisht. Kryeministri e bëri të qartë se qeveria e tij nuk do të mbrojë prodhimin bujqësor vendas, duke u rreshtuar hapur në mbrojtje të importit, të justifikuar si tregti e lirë. Përplasja zbuloi ndarjen e thellë politike, sociale dhe etike në vend, ku shumica e qytetarëve e shohin qeverisjen si mbrojtëse të monopoleve klienteliste. Rasti i Divjakës tregoi se kriza e bujqësisë nuk është çështje subvencionesh, por sistemi dhe kartelesh që e kanë shkatërruar tregun vendas, ndërsa qeveria zgjedh t’i mbrojë ato.

Kontestimi i një qytetari të Divjakës në takimin e sotëm me Edi Ramën nuk ishte një reagim spontan, as një thirrje dëshpëruese. Ishte një qëndrim që e mendojnë shumë bujq, të cilët i kërkojnë qeverisë të mbrojë prodhimin vendas përpara atij të huaj.

Kontestimi i Divjakës ndaj Edi Ramës; thelbi politik i

Edi Rama iu kundërvu hapur, duke deklaruar se nga qeveria e tij nuk do të ketë mbrojtje të prodhimit bujqësor vendas.

Ky episod mund të dukej spontan, por gjasat janë që nuk ishte i tillë. Më shumë sesa qytetari të shprehte mendimin e tij, u duk se Edi Rama kërkonte të përforconte publikisht qëndrimin e qeverisë.

Megjithatë, ajo që ndodhi në Divjakë përbën bazën e ndarjes së madhe politike, sociale dhe etike në vend.

Pas përplasjes së hapur u pa qartë thyerja dhe ndarja që ekziston në opinion, ku shumica e shoqërisë mendon se gjithçka që vjen nga qeverisja është në mbrojtje të monopoleve klienteliste.

Ky qëndrim shfaqet pa doreza si në elektoratin e djathtë, ashtu edhe në atë të majtë. Edi Rama tentoi sot ta zbusë situatën përmes një oferte për rritje subvencionesh, por nuk arriti t’i bindë njerëzit.

Fermerët i thanë troç se problemi i bujqësisë nuk është vetëm çështje financimi, por sistemi. Monopoli i mallrave që importohen dhe eksportohen e ka shkatërruar prodhimin vendas.

Edi Rama doli hapur në mbrojtje të importit, duke e justifikuar me parimin e tregtisë së lirë. Deklarata e tij ishte e fortë dhe shqetësuese, por, marrë në logjikën politike, i ka dhënë opozitës një armë të fuqishme për ta përdorur, sepse thelbi i problemit është i vërtetë.

Nuk bëhet fjalë për import si konkurrencë e lirë, por për monopol kartelesh që i imponohen tregut. Madje, këto kartele nuk veprojnë vetëm në produktet ku tregu vendas prodhon, por edhe në segmente të tjera të tregut agro-ushqimor, ku prej vitesh janë futur aktorë jashtë këtij tregu.

Përkatësisht, rrjete narkotrafiku që fshehin kokainën nën mallra si avokado, pula apo banane.

Sot, në diskutimin me fermerin e Divjakës, Edi Rama deklaroi hapur se do të mbrojë ata që sjellin avokado, banane dhe pula, mallra që, siç ka treguar realiteti, shpesh përdoren si mbulesë për trafik droge.

Një qeveri normale nuk i përgjigjet një fermeri në atë mënyrë të vrazhdë, sepse e di që do të pësojë një kosto politike. Por sot ndodh ndryshe, sepse kemi një qeveri autoritare dhe një opozitë që, në realitet, nuk u bashkohet njerëzve për të ndaluar importet e padrejta.

Opozita nuk i kundërvihet monopoleve atje ku duhet, në porte dhe pika doganore, por zgjedh spektaklin përpara Kryeministrisë, duke humbur thelbin e betejës./Pamfleti

 

kontestimi i divjakës edi rama me fermerët

5 Komente

  1. r
    redi

    Per ti hequr kapelen, ai fermeri. Palloshi vazhdon me arrogancen dhe injorancen e vet. Se mire qe eshte injorant po dhe insiston ne paditurine e tij. Palaco qe duhet shporrur 1 min e me pare.

    1. M
      Marjon xhemaj

      Qeveri klienteliste qe mbeshtet hapur oligarkin,dhe le pa mbrontje prodhimin vendas.

      1. b
        bledi

        Kryeminister hajdut qe vjedh cdo dite dhe nuk i vjen turp. Ne vend te pergjigjet per akuzat e SPAK, qe jane shume te renda dhe qe kane te bejne direkte me te ku vetem ne nje procedure vidhen te pakten 50 mln euro , gjen kohe dhe ben show me fermeret ne divjake. Eshte e rende provokuese. Ku do dali ky psikopat qe ben si byth e zgjut koha do e tregoj.

        1. P
          Parku Rinia

          Takimi i organizuar nga Qeveria e Kryeministri Edvin Kristaq Rama, me parate e Ministrise se Bujqesise e asaj te Financave ( me gjasa edhe me parate e nje numri te papercaktuar = NUK KA TRASNPARENCE - Agjencish Shteterore ), pra me parate e Buxhetit te Shtetit = PARATE e TAKSAPAGUESVE SHQIPTARE e te atyre EUROPIANE .... .... ...., bukur shume DUKSHEM / ZHURMSHEM / me SPOTE e PANKARTA shume BUKUR L(LA)NGOSUR ..... ..... .... TITULLOHEJ : ¨DEGJESE ME FERMERET¨ ! --------------- ¨DEGJESE me FERMERET¨ ? ? ? ? ? POR = FLET... .... ...., e FLET.... ..... ....., E FLET… .... ..... VETEM KRYEMINISTRI .... ..... ..... e pasta po ua dha fjalen AI, FLASIN ( fare shkurt e ne MENYRE te PAKUPTUESHME edhe MINISTRAT = e VETMJA GJE qe KUPTOHET shume mire ne fjalet e tyre JANE OSANA-te per ¨TE MADHIN¨ ?! / ¨TE MADHERISHMIN¨ ?! / ¨TE PAPERSERITSHIMIN¨ ?! / ¨TE PAZEVENDESUESHMIN¨ ?! = Kryeministrin EDI ?! = kjo NE EMER gjoja te TREGUT te LIRE ?! (se pastaj NUK KA KOHE ?! ?! ?! ?! ?! .... .... .....) ---------------------------- po FERMERET …… …… ……. a u DEGJUAN ? ...... ....... ...... a do te DEGJOHEN ? ….. ….. ….. e kur do te DEGJOHEN ?!

          1. F
            Fiqiriu

            Opozita? Ajo është kartë e djegur spese shiko kush kërkon të përfaqësojë alternativën qeverisëse! Ish hajdut të vërtetuar katêrcipërisht ose kandidatë për rolin e hajdutit me çisme ndaj pasurisë publike. Të dyja palët në fund të fundit janë të kënaqur se llogarija ju del shumë mirë. Qeverija po: haja qenit, pija qenit ene bjeri karadyzenit. Kurse opozita: Grua! U rraha me xha Kamber! Un matu ai bjer.

            Lini një Përgjigje