Beqja është “Thembra e Akilit”, ose më kuptueshëm, vjega e Vegshit që kanë punuar amerikanët me baltën e kuqe të fshatit tonë.
Ky është lajmi sot, FBI dhe Ilir Beqja.
Të tjerët, vëlla Olsi, Olta, Frida, Zeni, Likja, Non-Grata, Fatmir Fisheku, Babloku etj., etj., janë përzierje mafioze-politike, në tenxheren që valon në vargonjtë e SPAK-ut, poshtë kapakut që ka mbyllur njëri nga hajdutët më të famshëm, Ilir Beqja.
Beqja është “Thembra e Akilit”, ose më kuptueshëm, vjega e Vegshit që kanë punuar amerikanët me baltën e kuqe të fshatit tonë.
Që në vorbë e kanë futur të gjithë lugën, nga spakasit e deri tek spartanët anti shtet, asnjëri nuk e fsheh dot këtë të vërtetë.
Ditën që do të këputet Ilir Beqja, babai botanikës së mjekësisë falas, që grabiti qindra milion dollarë me studimin “kap ç’të kapësh”, më lehtë se FBI, kush mund t’i futej më thellë enës plot me dosje në SPAK?!
Se për ç’farë tjetër e kemi këtu FBI-në, na pyesin gjithandej fshatarë?1
Sa për mizat e buburrecat, fshatarët janë mësuar, por sheikët tanë në SPAK, politikë dhe pushtet, po krenohen prej vitesh me FBI-në. Betohen se është këtu për të identifikuar 4 Klanet Mafioze që komandojnë 20 familjet kriminale.
Dhe kush e jep lajmin e mirë?!
Pikërisht katër kapot e këtyre katër klaneve.
Të pyesësh këdo në fshat, është i bindur se i njeh, apo jemi gabim?!
Non Grata, Likja, Lali dhe Babloku janë sheikë të famshëm ndërkombëtarisht.
Gjithsesi, fshatarët nuk duhet të dyshojnë se nuk nevojitet punë e madhe dhe durim prej derri, deri sa dikush ti thotë të fortit, dorëzo gjënë e vjedhur, që edhe FBI të ketë rrugë me më pak gjemba.
Nëse Saliu ka marrë partinë demokratike peng, e Lali Bashkinë, Likja ka vënë kufi Monikën e Babloku ka Ilir Beqjen.
Aty e poshtë, luga e përzien vegshin, aty e lart, peshku, edhe i pjekur, e djeg lugën.
Lugatët tanë, kanë zmeriluar edhe drejtpeshimin, deri në konsumim të besimit, do të arrestohet shpejt Ilir Beqja, apo do të vazhdohet me këtë çorbë që djeg edhe buzët e agjentëve të FBI-së dhe përvëlon çdo dosje që vjen në SPAK nga shërbimet e huaja?!
Në çdo zgavër pushteti ka peshq.
Dhe do të ketë sa kohë nuk kapen kapot.
Ndaj lajmin që nuk e përfill asnjë nga mediat e krimit, ne e bëjmë flamur të fshatarëve.
Le të kthehemi pra tek vendi i krimit, tek FBI dhe Ilir Beqja.
Aty ndahet 'shapi nga sheqeri'./Pamfleti
Lini një Përgjigje