Salillarit iu vidhis rruga e Borshit 5 muaj pas ndërtimit; Qeveria i dha 1.6 miliardë lekë Bashkim Ulajt për ta rindërtuar dhe punimet i bëri përsëri “Salillari”...
Një vjedhje e fondeve publike, e kryer nëpërmjet mashtrimit, është realizuar në bashkëpunim mes drejtuesve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, kompanisë “Salillari Sh.p.k” të Pëllumb Salillarit dhe kompanisë “Gener 2 Sh.p.k” të Bashkim Ulajt.
Fakti është ky: më 8 janar 2021, vetëm 5 muaj pas ndërtimit dhe marrjes në dorëzim, rruga e Borshit u ça, rrëshqiti dhe doli jashtë funksionit, megjithëse kishte një vlerë investimi prej 14.5 miliardë lekësh dhe ishte ndërtuar me kontratë mirëmbajtjeje nga kompania “Salillari Sh.p.k”.
Ndërtuesi Pëllumb Salillari, Bashkia e Himarës dhe Autoriteti Rrugor hartuan një raport teknik për rrëshqitjen e rrugës, duke mashtruar publikisht sikur shkaku ishin reshjet e shiut, edhe pse garancia e kësaj rruge ishte 10 vjet.
Auditimi i kryer nga ekspertët e Kontrollit të Lartë të Shtetit më 11 janar 2021 konstatoi se shkaku i rrëshqitjes nuk ishin reshjet, por moszbatimi i projektit teknik nga kompania “Salillari Sh.p.k” dhe mungesa e mirëmbajtjes pas ndërtimit, detyrim që i takonte po kësaj kompanie sipas kontratës.
Në raportin e KLSH-së dhe në kallëzimin penal të depozituar në SPAK për mashtrim me projektin dhe cilësi të dobët punimesh, drejtuesve të ARRSH-së iu kërkua që rindërtimi i pjesës së dëmtuar të rrugës së Borshit të kryhej nga kompania “Salillari Sh.p.k”, me shpenzimet e saj.
Por Autoriteti Rrugor, në vend që ta detyronte Pëllumb Salillarin të rindërtonte rrugën me shpenzimet e veta, zhvilloi një tender tjetër me objekt: “Emergjencë – Evitimi i rrëshqitjes në rrugën e Borshit”, me fond limit 1.6 miliardë lekë.
Tenderi iu dha kompanisë “Gener 2 Sh.p.k” të Bashkim Ulajt me 99.99% të fondit limit, por Autoriteti Rrugor lejoi që punimet të kryheshin sërish nga kompania “Salillari Sh.p.k”, e cila ishte vetë shkaktare e rrëshqitjes, për shkak të moszbatimit të projektit fillestar dhe cilësisë së dobët të punimeve.

Ky fakt ka dalë gjatë hetimit të kryer nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët dorëzuan në SPAK një dosje me prova për krim ekonomik lidhur me projektin e rrugës së Borshit.
Por prej 5 vitesh nga nisja e hetimit, SPAK nuk e ka marrë në pyetje ndërtuesin Pëllumb Salillari, pavarësisht provave të KLSH-së dhe atyre të zbuluara nga BKH.
Ndërkohë, në regjistrat e çështjeve që heton SPAK-u nuk figuron dosja e rrugës së Borshit, fakt që krijon dyshime se çështja mund të jetë pushuar në heshtje ose po zvarritet që të pushohet për shkak të tejkalimit të afateve.
Po ashtu, nuk ka asnjë veprim edhe për tre kallëzimet penale të depozituara ndaj Pëllumb Salillarit për ndërtim pallatesh pa leje në Tiranë, për shkatërrim të zonës së mbrojtur në Lumas të Kuçovës, për falsifikim dhe korrupsion me tenderë, për koncesionin 60 milionë euro të Portit të Vlorës dhe për grabitje tokash për park energjie fotovoltaike në Fier./Pamfleti
A e merr vesh ky milet se Mostrat sali e edvin jane ortake?.
Po e dime , dime qe po na rrjep nga leket Sorrosi, Amerika, Turku 50 miljone€ tek tuneli ne Llogara, Greku … por populli llap kot se ketu po nuk plasi lufte, nuk ikin hajdutet, te keqes i duhet prere koka