TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 3 Tetor 2025, 12:49

Dokumenti/ Babloku nuk i ndahet truallit të lirë te Kadastra; do ndërtohen kulla me 47 kate

Shkruar nga Pamfleti

Dokumenti/ Babloku nuk i ndahet truallit të lirë te Kadastra; do

Të shohim, në cilët troje shtetërore pranë institucineve të Tiranës, do ndërtohen kulla të tjera, duke përdorur korporatën e investimeve, maskën e grabitjes së pasurive të mbetuara...

Pas Komitetit të Investimeve Strategjike, me të cilin u grabitën dhe u dhuruan toka bregdetare e plazhe, kryeministri Edi Rama ka vënë në lëvizje Korporatën e Investimeve, të drejtuar nga ish-këshilltarja e tij Elira Kokona, për të grabitur dhe dhuruar për kulla truallin e institucioneve publike në Tiranë, Durrës, Vlorë e më tej.

Një nga këto projekte është edhe sipërfaqja e lirë pranë zyrave qendrore të Kadastrës në Tiranë. Me një njoftim të datës 24 shtator 2025, Korporata e Investimeve u ka bërë thirrje ndërtuesve të marrin pjesë në projektin me objekt: “Ndërtimi dhe menaxhimi i godinës qendrore të Kadastrës, nëpërmjet sipërmarrjes private Lift Tower”.

Dokumenti/ Babloku nuk i ndahet truallit të lirë te Kadastra; do

Ky është rishpallja e katërt brenda një viti. Në nëntor 2024, janar 2025 dhe maj 2025 u paraqitën oferta nga kompani si “Edil Al-It”, “DK Construction ONE Corp” dhe “Alko Impex”, por të tria procedurat u anuluan me urdhër të Ramës, nën pretekstin e “ofertave të pa leverdishme”.

Çfarë fshihet pas projektit “Lift Tower”

Pas projektit të “rijetëzimit” të godinës së Kadastrës, fshihet dhurimi i truallit prej 2.300 m² për ndërtimin e një kulle të trefishtë me 40 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë.

Kulla do të jetë multifunksionale: zyra, ambiente tregtare, hotel, rezidencë studentore, apartamente dhe parkime. Në këtë “partneritet shtet-privat”, shteti kërkon vetëm 45% të sipërfaqes, si kompensim për godinën e re të Kadastrës.

Për të favorizuar ndërtuesit e përzgjedhur, projekti është ndarë në dy pjesë:

1.      “Zhvillimi dhe menaxhimi i godinës shtetërore”

2.      “Shfrytëzimi i sipërfaqes së lirë për ndërtimin e kullave”.

Qeveria e justifikon këtë pazar me “emergjencën për të rehabilituar godinën e amortizuar të Kadastrës dhe modernizimin e pamjes së Tiranës”.

Arkitektët e preferuar të Ramës

Pas tre ankandeve të dështuara, kërkohet një investitor që të pranojë “pazarin e dardhave”. Për projektin janë angazhuar studio të huaja arkitekturore si “Baukuh Studio Associato”, “Muoto” dhe “Sam Chermayeff Office”, të përzgjedhura personalisht nga Rama.

Mbetet për t’u parë se cilat troje shtetërore do të përfundojnë më pas në “listën e kuqe”, për t’u kthyer në kulla nga Korporata e Investimeve, maska e re për grabitjen e pasurive publike./Pamfleti

dokumenti kadastra ndërtime kulla

1 Komente

  1. T
    Tirona

    Ore sa bisnese ka në shqipni mër zot që çdo kullë ka tpaktën 4 kate zyra ?? Po i ke qr o Rame.Maje çik dorën o robo se ene ndërtimi bohet në raport me popullsin. 100 milion banesa për 1 milion popull që tka njel aty mër klysh ku*ve. Po pat zot nolt duhet me vu ai dor mbi ty se për institucione e gjykata se rru ti

    Lini një Përgjigje