TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 1 Tetor 2025, 18:49

Nis faza e dytë e spastrimit të njerëzve të Erion Veliajt: fshesë në UKT!

Shkruar nga Pamfleti
Nis faza e dytë e spastrimit të njerëzve të Erion Veliajt:
Skerdi Drenova /

Drejtori i UKT, Skerdi Drenova, largon punonjësit e afërt me kryebashkiakun; pritet valë shkarkimesh në bashki e ndërmarrje, teksa Rama synon të mbyllë çdo vatër rezistence dhe të frenojë “hemoragjinë” në PS...

Edi Rama ka urdhëruar fazën e dytë të spastrimit të njerëzve të Erion Veliajt në administratë, ngaqë duket se ndjen lëvizjen e kryebashkiakut të Tiranës.

Në UKT, njeriu i komanduar nga Edi Rama si drejtor, Skerdi Drenova, ka ndërmarrë një “fshesë të madhe”, duke larguar një numër të madh punonjësish.
Motivimi zyrtar është “shkurtimet për të ulur numrin e madh të stafit të fryrë nga administrata parardhëse”, por në realitet gjithçka është një akt politik.

Lista është hartuar me kujdes, duke hequr të gjithë personat që konsiderohen mbështetës të Erion Veliajt. Një lëvizje që duket se ka vulën e të madhit lart, i cili kërkon të pastrojë stafet e PS-së së Tiranës dhe grupet mbështetëse nga ata që i konsideron si “diversantë”.

Pas UKT-së, këto ditë pritet një “përdaf” i ri në ndërmarrjet e tjera, në Policinë Bashkiake, si dhe në selinë qendrore të Bashkisë.
Rama synon të godasë me grusht të fortë të gjitha qelizat që konsiderohen si përkrahës të “Lalit”, për të ndaluar çdo mundësi riaktivizimi në një lëvizje të mundshme të kryebashkiakut, që po i shkakton dhimbje koke.

Edhe pse në Këshillin Bashkiak ishin vetëm dy-tre zëra që u ndanë nga “tufa e madhe” që i qëndroi besnike kryeministrit, Rama e ka parë negativisht atë vatër të vogël rezistence. Ndaj ka menduar që ta shtypë me grusht të hekurt.

Në këtë periudhë, kreu i mazhorancës ka hyrë në fazën më të vështirë politike, ku nuk mund të avancojë më në përkrahje të reja. Ndaj po kërkon të ndalojë me të gjitha mjetet “hemoragjinë” brenda mazhorancës, e cila ka dëmtuar PS-në edhe në të shkuarën, por që ka ndodhur edhe në vende të tjera.

Në mënyrë identike, Rama po zbaton metodën e Erdoganit për fuqizimin e pushtetit të tij: duke spastruar partinë dhe establishmentin e tij herë pas here nga armiq të brendshëm që i sheh si kërcënim. Veliaj nuk është veçse një lëvizje e radhës. Pas tij, sipas të gjitha gjasave, do të rinisë loja e “armiqve”: fillimisht duke u dhënë pushtet, e më pas duke i goditur fort, pasi Rama ka grumbulluar në duart e tij të gjithë aparatin e dhunës së shtetit. Nga shërbimi sekret te policia dhe organet e tjera, ai ka shpërndarë “amazonat” e tij, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse “Diella” të klonuara që veprojnë sipas komandës së shefit./Pamfleti

skerdi drenova fshesa në ukt

1 Komente

  1. T
    Tironc den baba den…

    Shkruhet “bërdaf” siç e thonë tironcit e vjetër, e jo “përdaf” siç mundohen të imitojnë këta që i thonë vehtes tironc i vjeter tash 20 vjet.

    Lini një Përgjigje