TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 2 Tetor 2025, 13:14

Rama i jep 50 milionë lekë zv/ministres për kurim jashtë; mijëra familje të varfra lihen pa ndihmë

Shkruar nga Pamfleti
Rama i jep 50 milionë lekë zv/ministres për kurim jashtë;
Mira Kapisyzi- Rakacolli /

Vendimi i qeverisë për të financuar Mira Kapisyzi-Rakacollin, e pasur me biznese e klinika, nxjerr në pah cinizmin e Ramës që shpërfill qindra qytetarë në nevojë jetike për trajtime mjekësore...

Nuk është vetëm skandal qeveritar, por para së gjithash një turp dhe neveri personale ndaj kryeministrit Edi Rama, fakti që me vendim qeverie të datës 25 shtator 2025 i dha edhe 50 milionë lekë të tjera zv/ministres së Shëndetësisë, Mira Kapisyzi-Rakacolli.

Këto miliona, Rama ia dhuroi me Vendim nr. 538, datë 25 shtator 2025, për gjoja trajtim shëndetësor jashtë vendit. Ky vendim, përveç përdorimit të taksave publike në mënyrë klasore e diskriminuese për jetët njerëzore, rrëzon edhe propagandën e tij për një shëndetësi të nivelit europian.

Rama i jep 50 milionë lekë zv/ministres për kurim jashtë;

Neveria në këtë rast lidhet me faktin që në telefonin e kryeministrit, në zyrën e tij dhe në Ministrinë e Shëndetësisë, ndodhen mbi 2000 kërkesa nga familje në nevojë për mbështetje financiare për prindër, të rinj e fëmijë që kanë nevojë emergjente për trajtim mjekësor për të shmangur gjendjen tetraplegjike apo edhe vdekjen. Për këta njerëz, Rama jo vetëm që nuk garanton shërbim mjekësor efikas, por nuk jep asnjë cent ndihmë për trajtim në spitalet private brenda ose jashtë vendit. Ndërkohë, pushtetarëve me paga e pasuri milionëshe dhe me biznese e tendera të përfituara, u dhuron miliona nga taksat e shqiptarëve.

Ish-zv/ministres së Shëndetësisë, Mira Kapisyzi-Rakacolli, mund t’i nevojitet trajtim financiar, por fakti që qeveria i akordoi 50 milionë lekë kur ajo zotëron biznese, klinika e laboratorë mjekësorë, ndërkohë që njerëzit e varfër shpërfillen, është tregues i një qeverisjeje cinike e pa ndjeshmëri, madje as ndaj fëmijëve që rrezikojnë jetën.

Rama i jep 50 milionë lekë zv/ministres për kurim jashtë;

Më herët, më 19 korrik 2023, Rama i kishte dhënë të njëjtës zv/ministre edhe 30 milionë lekë të tjera për trajtim jashtë vendit (vendimi nr. 441). Çekun e dytë prej 50 milionë lekësh ia dha ditën që e shkarkoi, më 25 shtator 2025, ndërsa ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala, e nisi mandatin e saj me propozimin drejtuar Ramës për t’i dhënë këtë shumë zv/ministres Kapisyzi-Rakacolli.

Ndërkohë, mijëra familje taksapaguese me nivel jetese minimal, i përgjërohen “sulltanit” Edi Rama për ndihma financiare për të shpëtuar jetët e familjarëve, por ai i shpërfill, sepse nuk janë pushtetarë, miq apo mikesha të tij./Pamfleti

mira kapisyzi rakacolli

3 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Një biznesmene me biznes në sektorin e shëndetësisë, si mund të emërohet Zv/ministre e shëndetësisë. Që të favorizoi biznesin e saj dhe të shpurës në shëndetësi? Privatizimi i sektorit të shëndetësisë shkatërroi edhe atë publik edhe atë privat. Për përgjegjësi të'stanit politik'.

    1. K
      Kamaleoni ????

      I nderuar Feti kë të drejte kur pyet si ka mundësi që një Zv/ minster me biznes të emerohet. Gazetaret kur mashtrojnë per raste me kancer besoj e kupton se cfarë qenjesh janë.. as laboratore as klinika private .. por eshtë fakt që zhurma eshtë shtegu I ngushtë i gomerëve…????

    2. Q
      QSUZ

      Nuk i mbarojne lekët këtyre por do te marrin dhe bonuse nga Qeveria për shkak të lidhjeve dhe abuzimit qeveritar nga Edi Rama!

      Lini një Përgjigje