
Pedagogu Lush Susaj, ka bërë thirrjet që shqiptarët të dalin masivisht në protestën kundër Ramës. Ai theksoi se kjo protestë i kthye shpresën Shqipërisë, dhe se e shpëtoi Shqipërinë nga zhdukja.
“Kjo protestë është shpëtimi i Shqipërisë. Kjo protestë e shpëtoi Shqipërinë nga zhdukja. Kjo protestë i bëri shqiptarët me reagu. Kjo është protesta e rinisë, i lutem të gjitha forcave politika të dalë nga mitra e përgjakur e partisë së punës, të qëndrojnë larg protestës. Por kush është shqiptar e bij shqiptari ti bashkangjitet protestës.
I bëj thirrje punonjësve të shkollave e universiteteve, çdo punonjës, nuk mund të cënohet. Jetojmë në mes të Europës dhe jo në mes të Afrikës…Dilni në protestë dhe largoni frikën. I bëj thirrje fermerëve të lënë jashtë çdo kujdesi, emigrantëve që vijnë për pushime të vijnë në protestë. 35 % u vjedh qeveria, sepse korrupsioni ia ka vështirësuar jetën”, tha ai.
Shqiperia ka mbaruar e kur je i mbaruar shkon drejt zhdukjes. Vete ne populli e kemi fajin se tere jeten kemi dhenen nen dore qofte edhe per nje kafe kujtdo zyrtari e kalemxhiu per punen qe ka qene i detyruar e keshtu krijuam vete mitin e superiorit per ata e te perulurit per vehte. Nuk mund te provosh ne shtetet e Europes e Amerike qe ti afrosh dicka nje zyrtari, kalemxhiu, roje, doktori e kujtdo pse kryen punen e shtetit e te kompanise. Ne se tenton therrasin policine e te prangosin brenda. Qofte nje qindarke, ta hedh fytyres shitesi ne qofte nuk e merr per kusur. Te gjithe kush te rrembeje sa te munde. Te genjejne per cmimin e mallit me dyfish e historira pa fund. A do behemi njerez ne nje dite. Ata qe na sundojne kane qene shoket e miqte tane qe u rriten me ne e bejne sikur nuk na njohin. Me duket se keshtu ka qene perhere, me sa kam degjuar edhe nga baballaret e gjysherit tane. Me e keqja eshte se po na transformohet vendi jone i shenjte, i mire e i bukur si favelat e Brazilit, ose si Gaza ne Palestine.