Santiana Maloku ka konfirmuar publikisht se historia e saj e dashurisë me Patrisin ka përfunduar, duke i dhënë fund spekulimeve që kanë qarkulluar kohët e fundit për jetën e saj private.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” foli për herë të parë për statusin e saj sentimental gjatë një interviste për Prive by Liberta Spahiu.
Teksa u pyet për planet e saj të verës, Santiana zbuloi se pushimet do t’i kalojë pa partner.
“Unë në pushime shkoj vetë, ose me nanën, se tash jam single”, u shpreh ajo.
Ajo theksoi se lajmet e publikuara më herët për lidhjen e saj kanë qenë të sakta në atë periudhë, por se marrëdhënia ka marrë fund.
“Lajmet kanë qenë të vërteta në momentin kur i keni publikuar ju, por tani nuk janë më. Po, ka përfunduar gjithçka. Tash jam single”, deklaroi Santiana.
Me këtë prononcim, ajo konfirmoi zyrtarisht ndarjen nga Patrisi dhe sqaroi njëherë e mirë statusin e saj aktual.
Sa i përket angazhimeve profesionale, Santiana bëri të ditur se do të vazhdojë të jetë pjesë e projektit “Robi plaket kur don vet”, ku prej disa sezonesh bashkëpunon me Robert Berishën.
Lini një Përgjigje