TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Korrik 2026, 21:15

Protestuesi para Kryeministrisë: Vetëm dorëheqja e Ramës na largon nga ky shesh

Shkruar nga Pamfleti
Protestuesi para Kryeministrisë: Vetëm dorëheqja e Ramës na
Pamje nga protesta

Aktivisti Ilir Xhemalaj deklaroi nga protesta e zhvilluar para Kuvendit se, sipas tij, ka pasur përpjekje për të ndalur tubimin, por theksoi se qytetarët do të vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe ndryshim politik.

Në fjalën e mbajtur para protestuesve, Xhemalaj u shpreh se protesta është një reagim i qytetarëve ndaj situatës në vend.

"Sot u tentua që të shuhej protesta. Sot ka dalë populli shqiptar dhe kërkon drejtësi", u shpreh ai.

Më tej, aktivisti akuzoi qeverinë për largimin e shqiptarëve nga vendi, duke thënë se protesta zhvillohet edhe në emër të familjarëve që, sipas tij, janë detyruar të emigrojnë.

"Për ato jetë që na keni marrë, për vëllezërit dhe motrat tona që kemi larguar nga Shqipëria. Jemi këtu dhe kërkojmë vetëm një fjalë: dorëheqje", deklaroi Xhemalaj.

protesta kunder rames

Lini një Përgjigje