TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Korrik 2026, 22:24

Mbyllet protesta e 58-të, qytetarët përfundojnë marshimin dhe kthehen në bulevard

Shkruar nga Pamfleti
Mbyllet protesta e 58-të, qytetarët përfundojnë marshimin
Pamje nga protesta

Është mbyllur mbrëmjen e kësaj të hëne protesta e 58-të kundër qeverisë. Pas marshimit në rrugët e Tiranës, protestuesit u rikthyen në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku përmbyllën tubimin e radhës dhe paralajmëruan se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Marshimi, i cili nisi pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, u zhvillua në itinerarin e zakonshëm në rrugët e kryeqytetit, nën masa të shtuara sigurie.

Gjatë itinerarit, protestuesit ndaluan edhe përpara godinës së Kuvendit, ku hodhën akuza ndaj deputetëve dhe mazhorancës, duke brohoritur: "Parlament i krimit!" dhe "140 deputetë, që të gjithë analfabetë!".

Më herët, gjatë tubimit para Kryeministrisë, aktivistë dhe qytetarë kundërshtuan platformën "Besa" të prezantuar nga kryeministri Edi Rama, duke theksuar se kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar: dorëheqja e kreut të qeverisë dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira.

Edhe gjatë marshimit të mbrëmjes u dëgjuan vazhdimisht thirrjet "Rama ik", "Dorëheqje", "Shqipëri e re" dhe "Revolucion", ndërsa protestuesit përsëritën se nuk do ta ndalin aksionin e tyre deri në arritjen e objektivave të shpallura.

Protesta e 58-të u mbyll pa incidente, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se tubimet do të vazhdojnë çdo ditë.

protesta e 58-te radhazi

Lini një Përgjigje